03/10/2026
KAMPIONATI KOSOVAR F4 iRACING – SEZONA 2026 🇽🇰
Sezoni 2026 i garave në disiplinën F4 iRacing, pjesë e kampionatit të Sim Racing Kosova, përfundoi me një konkurrencë të fortë dhe plot emocione në platformën iRacing.
Pas përfundimit të të gjitha garave të sezonit, Rion Tytynxhiu shpallet Kampion i Kosovës në F4 iRacing – Sim Racing për sezonin 2026. 🏆🇽🇰
Në podiumin final të kampionatit u renditën:
🥇 Rion Tytynxhiu – Kampion i Kosovës
🥈 Enver Suhodolli – Vendi i dytë
🥉 Almat Morina – Vendi i tretë
🏆 Shpërblimet:
🥇 Vendi i parë – MOZA R5 Racing Simulator
🥈 Vendi i dytë – 100 €
🥉 Vendi i tretë – 60 €
Ky kampionat dëshmon edhe një herë zhvillimin e esports dhe sim racing në Kosovë, duke krijuar një platformë konkurruese për talentet e rinj dhe për të gjithë të apasionuarit pas motorsportit.
Urime kampionit Rion Tytynxhiu, si dhe Enver Suhodollit dhe Almat Morinës për rezultatet e arritura! 👏🏁
Sim Race Kosova – Racing Beyond Reality. 🇽🇰