21/12/2021
📢 U mbajt seminari i frytshëm dhe i mirëseardhur për trajnerët kosovarë të volejbollit, nën ligjërimin dhe drejtimin e trajnerit të mirënjohur që jeton dhe vepron në Zvicër, Bujar Dervishaj.
Seminari zuri vend në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sporteve me fillim nga ora 18:00, teksa u përcoll me një pjesmarrje masive të mbi 60 trajnerëve të interesuar. 👏
Para fillimit të seminarit, presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci në një drekë të përbashkët falënderoi nga afër Dervishajn për kontributin dhe vullnetin për të ndarë eksperiencat e tij me trajnerët kosovarë. Në prezencën e të pranishmëve, pastaj në fillim të eventit, mori fjalën sekretari i përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi i cili gjithashtu falënderoi Dervishajn dhe të pranishmit duke potencuar se Federata e Volejbollit të Kosovës do të vazhdojë me përkushtim të fokusohet në ngritjen e nivelit të trajnerëve kosovarë, si me organizimin e seminareve të tilla, ashtu edhe me gatishmërinë për të qenë katalizator në zhvillimin e mëtutjeshëm të volejbollit kosovar. 🏐
📌Tema kryesore e seminarit ishte 'pasimi, teknika dhe menaxhimi'. Fillimisht u diskutua në teori, para se të kalohej në palestër ku vazhdoi diskutimi rreth pasimit të topit dhe punës që duhet të bëhet në lojtarin pasues.
🗣Dervishaj shfrytëzoi rastin që në këtë seminar të ndante rekuizita (fanella dhe tuta), të siguruara në bashkëpunim të ngushtë me regjionin e Aargaut nga Federata Zvicërane e Volejbollit, për gjashtë klube të reja kosovare.
15/12/2021
📌Të marten me datë 21 Dhjetor, Fedarata e Volejbollit e Kosovës, organizon seminarin në bashkëpunim me trajnerin Bujar Dervishaj, drejtor i qendrës nacionale te volejbollit në Zvicër.
📣Tema e ligjërimit do të jetë teknika e pasimit, ndërsa gjatë seminarit do të shtjellohen edhe këto pika: parimet e pasimit,çelësat(key points), dhe menaxhimi i pasimit.
🚩Seminari mbahet në FEFS(fakultetin e edukimit fizik dhe sporteve) me fillim në orën 18:00.
✉ Ftohen të gjithë trajnerët, sportdashësit dhe të interesuarit, që të marrin pjesë.
11/01/2021
Nje Faleminderim të veqantë për bashkëpunim i shkon Dekanitë Te Fakultetit Musa Selimi dhe Profesorit Bahri Gjinovci👍
Fakulteti i Shkencave Sportive - Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit
Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit
11/01/2021
👏 Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit Coaching and Mentoring by Bujar
Fakulteti i Shkencave Sportive - Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit
Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit
22/12/2020
Nësër, nga ora 10 e 15, në Fakultetin e Shkencave Sportive në Prishtinë, do të mbahet trajnimi me temën: Përgatitja e sulmit për ndërrimin e anës dhe përgaditja e sulmit nga tranzicioni i mbrojtjes.
Trajnimin do ta udhëheq Bujar Dervishaj, i cili vepron në Zvicër, njëherësh edhe drejtor i Qendrës Nacionale të Talentëve të Zvicrës në volejbollin e sallës dhe rërës.
Praktikues të trajnimit do të jenë studentët e FSHS-së, ndërsa të gjithë trajnerët dhe mësuesit e volejbollit do të kenë mundësi t'a ndjekin praktikën nga afër.
Një falemnderim i veçantë shkon për ideatorin e këtij bashkëpunimi Dr.asc. Bahri Gjinovcin, dhe dekanin Prof.Dr. Musa Selimin me interisimin e tyre të pashoq, për të ndihmuar në rritjen e njohurive të trajnimit në volejboll dhe sportet e tjera në përgjithësi.
22/12/2020
Arena Sport Focus në bashkëpunim me autorin e librit „MËSO DHE SHPJEGO THJESHT LOJËN E VOLEJBOLLIT“ Bujar Dervisaj, ndanë donacionin në shumë prej 2.000 €, të mbledhura nga sh*tja e librit. Sh*tja e librit vazhdon, mund ta bleni Online dhe në shumicën e librarive. .
🙏🍀
03/06/2020
👏Gazeta 'Tribuna'
Bujar Dervishaj, zbulon kombëtaren që dëshiron ta drejtoj – Gazeta Tribuna
Bujar Dervishaj, zbulon kombëtaren që dëshiron ta drejtoj Nga A.C 17:03 / 2 Qershorë 2020 | arena Trajneri i mirënjohur shqiptar i volejbollit, Bujar Dervishaj, merr frerët e volejbollit zviceran Këtë e bën të ditur faqja zyrtare në Fejsbuk, Arena Sport Fokus. Me këtë arritje Dervish...
02/06/2020
👏GazetaSheshi
Bujar Dervishaj, zbulon kombëtaren që dëshiron ta drejtoj | Gazeta Sheshi
Bujar Dervishaj, zbulon kombëtaren që dëshiron ta drejtoj 2 Qershor, 2020 Trajneri i mirënjohur shqiptar i volejbollit, Bujar Dervishaj, merr frerët e volejbollit zviceran Këtë e bën të ditur faqja zyrtare në Fejsbuk, Arena Sport Fokus, përcjell Kosova Sport. Me këtë arritje Dervishaj, ...
31/05/2020
Trajneri më I mirë ndërkombëtarë shqiptar I volejbollit, realizon vizionin e tij.
Bujar Dervishaj, realizon vizion e tij pas 12 viteve si trajner në elitën e volejbollit Zviceran, shkruajnë mediet e sportit në Zvicër. Dervishaj, trajneri me I suksesshem ndërkombëtarë shqiptar, pas sukseseve të shumta në volejbollin e sallës dhe te rërës, ngarkohet nga komiteti olimpik dhe federate zvicerane e volejbollit, si udheheqës I qendrës nacionale të talentëve te Zvicrës , ku do të mblidhen më të mirët e këtij sporti. Trajneri Dervishaj,gjithashtu do të angazhohet edhe si përpilues dhe mbikëqyrës I filozofise së trajnimit dhe aftësimit. Ndërsa krejt në fund zbulon edhe dëshirën e tij personale dhe nuk nguron ta thot: Dëshira e radhës ështe të jem trajner I kombëtares së Shqipërise!
12/05/2020
Gabimi - Analiza dhe Korrektura e gabimeve në teknikat e volejbollit do të jetë tema nga bashkëpunimi i radhës, ndërmjet dy profesionistëve, Bujar Dërvishaj dhe Enver
Tahiraj, njëri trajner dhe mentor i volejbollit, ndërsa tjetri doktorr i shkencave sportive.
Në pjesën e parë të librit trajneri Dervishaj shpjegon se cka do të thotë gabimi, si analizohet, dhe si korigjohet gabimi në trajnimin me top.
Ndërsa profesori Tahiraj do të shpjegon mënyrat e përgaditjes fizike të cilat nevojiten për korigjimin e gabimeve.
Dy autorët janë angazhuar për të sjellur librin e radhës për trajnerët dhe gjithë sportdashësit.
19/04/2020
Bujar Dervishaj, autori i librit "MËSO DHE SHPJEGO THJESHT LOJËN E VOLEJBOLLIT" , i cili bën pjesë në Iniciativën ARENA SPORT FOCUS, shpalos idenë e tij interesante për sportin, në këtë artikull.
Dervishaj: Sporti ka nevojë për një vizion të ri - Bota Sot
Trajneri i mirënjohur, Bujar Dervishaj, ka një porosi domethënëse për volejbollistët e volejbollistet në përgjithësi sportistët, në këtë kohë të...