12/08/2026
🥋 KLUBI I KARATESË “LUFTËTARI” – PRISHTINË
HAP REGJISTRIMET PËR ANËTARË TË RINJ!
Bëhu pjesë e një klubi të suksesshëm dhe zhvillo disiplinën, vetëbesimin, shëndetin dhe karakterin!
🥋 KARATE – 6+ vjeç
📍 Kodra e Trimave
📍 Pallati i Rinisë – Prishtinë
➡️ Teknikë • Kata • Kumite • Disiplinë • Respekt • Sukses
👧👦 KROSSFIT PËR FËMIJË – 3–5 vjeç
📍 Kodra e Trimave
➡️ Koordinim • Lojëra • Zhvillim motorik • Aktivitet
🤺 SKERMA ME SHPATA – 10+ vjeç
📍 Kodra e Trimave
➡️ Shpejtësi • Strategji • Përqendrim • Teknikë
⭐ Sot një brez i bardhë… nesër një brez i zi!
📞 Regjistrime & informata në Viber: 044 418 408
🥋 Kryetrajner: Valon Halimi – 4 DAN
🤝 Ju mirëpresim në Klubin e Karatesë “LUFTËTARI” – Prishtinë!
08/08/2026
🥋 KAMPI VEROR 2026 – KLUBI “LUFTËTARI” PRISHTINË 🥋
Në kuadër të planit vjetor të klubit, u realizua Kampi Veror në Ballaban, me një program intensiv të përgatitjes së garuesve.
Gjatë kampit u punua në kondicion, forcë, qëndrueshmëri, shpejtësi, teknikë, Kumite/Sparing dhe përgatitje mentale, duke synuar ngritjen e nivelit dhe rezultate të reja në garat e ardhshme. 🥋💪🏆
❤️ Faleminderit të gjithë prindërve për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
🤝 Falënderim i veçantë për sponsorin tonë gjeneral EXTRA MONTAGES për mbështetjen dhe kontributin e tij.
🙏 Gjithashtu, falënderojmë Trenerin Naser Beka për hapësirën, mikpritjen dhe kujdesin ndaj garuesve gjatë gjithë kampit.
Bashkë më të fortë, bashkë drejt sukseseve të reja! 🥋🏆
Me respekt,
Kryetrajner – Valon Halimi
Kryetar i Klubit – Nexhmi Hoxha
23/07/2026
Shkolla Verore në Xhaminë "Pavarësia"2 – mbi 100 nxënës pjesëmarrës
Në kuadër të aktiviteteve të Shkollës Verore në Xhaminë "Pavarësia", me pjesëmarrjen e mbi 100 nxënësve, Klubi i Karatesë "Luftëtari" zhvilloi një aktivitet demonstrues dhe praktik nga sporti i karatesë.
Gjatë aktivitetit, nxënësit u njohën me bazat e karatesë, disiplinën, respektin, vetëkontrollin dhe rëndësinë e aktivitetit fizik për një jetë të shëndetshme. Përmes ushtrimeve praktike dhe atmosferës së ngrohtë, ata patën mundësinë të mësojnë vlera të rëndësishme sportive dhe edukative.
Përveç mësimeve fetare, Shkolla Verore u ofron fëmijëve mundësi të zhvillojnë aftësi të reja, të forcojnë vlerat morale dhe edukative, si dhe të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme sportive e argëtuese.
Falënderojmë imamin e Xhamisë "Pavarësia" dhe njëherazi Kryetarin e Klubit të Karatesë "Luftëtari", z. Nexhmi Hoxha, për ftesën, bashkëpunimin dhe mikpritjen.
11/07/2026
KLUBI I KARATESË “LUFTËTARI” – PRISHTINË, HAP REGJISTRIMET PËR ANËTARË TË RINJ!
- Bëjmë regjistrimin e anëtarëve të rinj, duke filluar nga mosha 6 vjeç.
- Regjistrimet fillojnë nga sot deri më 01 gusht.
Sot një brez i bardhë... nesër një brez i zi.
Mes tyre fshihen vite përkushtimi, disipline, respekti dhe karakteri. Karateja nuk ndryshon vetëm ngjyrën e brezit – ajo ndërton personalitetin e fëmijës.
Investimi më i mirë për të ardhmen e fëmijës suaj fillon sot.
Regjistrojeni fëmijën tuaj në Klubin e Karatesë "LUFTËTARI" dhe le ta ndërtojmë së bashku një brez kampionësh, me vlera brenda dhe jashtë tatamit.
📞 Kontakt për regjistrim dhe informata (Viber): 044 418 408
Kryetrajner: Valon Halimi – 4 DAN
📍 Lokacionet:
🔸 Kodra e Trimave
🔸 Pallati i Rinisë – Prishtinë
🤝 Ju mirëpresim!
04/07/2026
🥋🇽🇰 Suela Halimi dhe trajneri Kushtrim Hyseni përfaqësuan Klubi i Karatesë "Luftëtari" Prishtinë dhe Federaten e karatesë e Kosovës në WKF Youth League Poreč 2026, Kroaci 🇭🇷
Me krenari njoftojmë se garuesja jonë Suela Halimi dhe trajneri Kushtrim Hyseni përfaqësuan Klibin dhe Ksoven në WKF Youth League Poreč 2026, një nga garat më të mëdha ndërkombëtare të karatesë për të rinj.
🌍 Në këtë turne morën pjesë: • 70 shtete • Mbi 2,700 garues
Suela pati një paraqitje shumë të mirë. Në rundin e parë fitoi bindshëm ndaj garueses nga Portugalia me rezultat 6:0. Në rundin e dytë u përball me garuesen nga Ukraina, ku ndeshja përfundoi 2:2. Fatkeqësisht, me vendim të gjyqtarëve, fitorja iu dha garueses ukrainase me rezultat 3:2, duke ia pamundësuar Suelës vazhdimin e garës.
Pavarësisht kësaj, jemi jashtëzakonisht krenarë me paraqitjen e saj. Në një garë kaq të fortë ndërkombëtare, këto rezultate janë dëshmi e punës, përkushtimit dhe potencialit të saj. Kjo na motivon që të punojmë edhe më shumë për të arritur rezultate edhe më të mëdha në të ardhmen.
Gjithashtu, trajneri Kushtrim Hyseni mori pjesë në seminarin zyrtar të trajnerëve dhe u akreditua si trajner i klubit tonë. Ky është një sukses i rëndësishëm për klubin, pasi tash e tutje ai do të ketë të drejtën zyrtare t'i udhëheqë garuesit tanë si trajner në të gjitha garat zyrtare ndërkombëtare të organizuara nga WKF.
🙏 Një falënderim i veçantë shkon për kryetarin e klubit, Nexhmi Hoxha, si dhe sponsorin tonë EXTRA Montages nga Zvicra, të cilët mbuluan të gjitha shpenzimet e pjesëmarrjes në këtë kampionat.
Mbështetja juaj është një motivim i madh për klubin dhe sportistët tanë.
👏 Urime Suela dhe suksese në garat e radhës!
Me respekt,
🥋 Kryetrajner: Valon Halimi
🥋 Kryetar: Nexhmi Hoxha
OSS! 🥋🇽🇰
🤝 Sponsorët e klubit tonë
▫️ EXTRA Montages
▫️ TIM Meti SH.P.K.
▫️ Breath-KS
26/06/2026
🥋 Provimi për Breza KYU – 25.06.2026 🎉
Më 25 qershor 2026 u zhvillua me sukses provimi për breza KYU për nxënësit e klubit tonë. Falë përkushtimit, disiplinës dhe punës së palodhshme gjatë gjithë periudhës stërvitore, 51 kandidatë iu nënshtruan provimit, ndërsa 39 prej tyre e kaluan me sukses dhe u certifikuan në nivelet përkatëse.
Ky sukses dëshmon për angazhimin e vazhdueshëm të nxënësve dhe përkushtimin e trajnerëve në zhvillimin e tyre sportiv dhe edukativ.
🟡 10 KYU
Dielli Halimi
Daen Halimi
Kaon Rush*ti
Jonart Rush*ti
Loris Rush*ti
Ajn Shala
Loar Gashi
Martin Mehmeti
🟡 8 KYU
Sara Sejdiu
Enxhell Shabanaj
🟡 7 KYU
Alina Berisha
Ajon Berisha
Akil Mehmeti
Mal Gerbeshi
Ajan Deliu
Alman Deliu
Herdi Deliu
Enur Krasniqi
Enes Gashi
Omer Gashi
Teo Pllana
Loran Bajrami
Blina Maqani
🟡 6 KYU
Bora Jashari
Arijon Musliu
Ajan Mustafa
Rron Islami
Erisa Zogaj
Elvis Zogaj
Riga Cakolli
Anik Murtezi
Ajana Murtezi
Erdi Krasniqi
🟠 5 KYU
Ezan Hyseni
Amla Halimi
Anuar Hyseni
Perla Demaj
🔵 2 KYU
Noar Hajdini
Rita Alija
🌟 Nxënësit më të dalluar të provimit
Alman Deliu
Blina Maqani
Bora Jashari
Elvis Zogaj
Amla Halimi
Ezan Hyseni
Perla Demaj
Noar Hajdini
Këta nxënës u vlerësuan si më të dalluarit në nivelet përkatëse KYU, duke demonstruar teknikë të shkëlqyer në Kihon dhe Kata, si dhe nivel të lartë disipline, përkushtimi dhe performance gjatë provimit.
🏅 Komisioni i provimit
Kryetar: Nezir Rama
Anëtar: Fehmi Mala
Anëtar: Naser Beka
👥 Të pranishëm në provim
Kryetari i Klubit: Nexhmi Hoxha
🙏 Falënderim i veçantë për sponsorët tanë, të cilët janë gjithmonë pranë klubit dhe mbështesin aktivitetet tona:
EXTRA Montages – Sponsor Gjeneral
Tim Meti SH.P.K
Breathe
Po ashtu, falënderojmë trajnerët, prindërit dhe të gjithë mbështetësit që kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin sportiv dhe edukativ të fëmijëve tanë.
👏 Urime të përzemërta për të gjithë nxënësit për suksesin e arritur! Ky është vetëm një hap në rrugën drejt rezultateve edhe më të mëdha.
🥇 Ju urojmë pushime të mbara gjatë muajit korrik. Rikthehemi në muajin gusht me energji, motivim dhe aktivitete fizike në natyrë, për të rritur qëndrueshmërinë, forcën dhe përgatitjen për sezonin e dytë.
Me respekt,
Kryetrajner: Valon Halimi
Kryetari i Klubit: Nexhmi Hoxha
21/06/2026
🇽🇰 Suela Halimi e 5-ta në Kampionatin Mesdhetar në Egjipt 🇪🇬🥋
Karatesja jonë Suela Halimi nga Klubi i Karatesë Luftetari përfaqësoi Kosovën në Kampionatin Mesdhetar në Egjipt, në kategorinë Juniore -53 kg, ku u rendit në vendin e 5-të.
Edhe pse shumë pranë medaljes së bronztë, në luftën për vendin e tretë, pas rezultatit 0:0, referët vendosën në favor të garueses nga Egjipti.
Suela do ta përfaqësojë Kosovën edhe në Kampionatin Youth League që do të mbahet në Poreç të Kroacisë në fillim të korrikut.
🙏 Falënderim i veçantë për sponsorin tonë gjeneral, ESTRA Montages nga Zvicra, për mbështetjen e dhënë.
👏 Urime Suela dhe suksese në garat e radhës!
Me respekt,
🥋 Kryetrajner: Valon Halimi
🥋 Kryetar: Nexhmi Hoxha
OSS! 🥋🇽🇰
🤝 Sponsorët e klubit tonë
▫️ EXTRA Montages
▫️ TIM Meti SH.P.K.
▫️ Breath-KS
13/06/2026
🏆 Turneu Ndërkombëtar “KUMANOVA OPEN” 2026 – Kumanovë
📅 13 Qershor 2026
📍 Palestra e Sportit „Kumanovo“
Nën organizimin e Klubit të Karatesë "Bashkimi Kumanovë", u mbajt turneu ndërkombëtar “KUMANOVA OPEN” 2026.
🥋 Klubi i Karatesë LUFTËTARI mori pjesë me 8 garues dhe arriti të fitojë gjithsej 9 medalje. 👊🔥
🥇 5 medalje të arta
🥈 2 medalje të argjendta
🥉 2 medalje të bronzta
🏅 Medaljet e fituara
🥇 Medalje të arta
• Amla Halimi – Kata
• Amla Halimi – Kumite
• Anuar Hyseni – Kata
• Omer Hyseni – Kata
• Omer Hyseni – Kumite
🥈 Medalje të argjendta
• Isra Berisha – Kumite
• Anuar Hyseni – Kumite
🥉 Medalje të bronzta
• Bora Jashari – Kumite
• Suela Halimi – Kumite Open
👏 Garuesit Anik Murtezi dhe Ensar Beka patën paraqitje shumë të mirë, por kësaj radhe mbetën pa medalje.
🙏 Falënderojmë organizatorët për mikpritjen dhe respektin e treguar ndaj klubit tonë, në veçanti: •
I nderuar Nuredin Misini
Trajnerin Mursel Misini
🙏 Falënderim i veçantë për prindërit, të cilët gjithmonë janë pranë fëmijëve dhe i mbështesin pa kursim.
👏 Faleminderit trajnerit për përkushtimin dhe punën e palodhshme në arritjen e këtyre rezultateve: 🥋 Trajner: Naser Beka
🤝 Falënderim i veçantë për sponsorin tonë gjeneral, EXTRA Montages, për mbështetjen e vazhdueshme.
🤝 Faleminderit sponsorit tonë TIM METI SH.P.K. për transportin dhe mbështetjen e dhënë gjatë kësaj gare.
Me respekt,
🥋 Kryetrajner: Valon Halimi
🥋 Kryetar: Nexhmi Hoxha
OSS! 🥋🇽🇰
🤝 Sponsorët e klubit tonë
▫️ EXTRA Montages
▫️ TIM Meti SH.P.K.
▫️ Breath-KS
08/06/2026
Me kënaqësi morëm pjesë në kampin edukativo-sportiv “Shkolla në Natyrë”, ku Kryetrajneri i klubit, së bashku me disa nxënës të Klubit të Karatesë "Luftëtari", zhvilluan ushtrime dhe prezantime nga artet marciale, duke i njohur pjesëmarrësit me vlerat dhe teknikat bazë të karatesë.
Gjatë këtij kampi, si përfaqësues të arteve marciale – karate, ndamë me pjesëmarrësit njohuri dhe përvoja nga sporti ynë, duke promovuar disiplinën, respektin, vetëkontrollin dhe rëndësinë e aktivitetit fizik në jetën e përditshme.
Falënderojmë organizatorët për ftesën dhe mikpritjen, si dhe të gjithë pjesëmarrësit për energjinë dhe angazhimin e treguar. Jemi krenarë që ishim pjesë e kësaj eksperience të bukur edukative dhe sportive.
🥋🏕️ Së bashku mësojmë, stërvitemi dhe ndërtojmë vlera për jetën.
Faleminderit për bashkëpunimin:
@ Federata e Sportit Shkollor e Kosovës
Breath-KS
Klubi i Karatesë "Luftëtari" Prishtinë
08/06/2026
Një ditë e bukur me nxënësit e klubit tonë!
Më 07.06.2026 kaluam një ditë të mrekullueshme së bashku në një piknik me nxënësit e klubit. Përveç argëtimit dhe kohës së kaluar në natyrë, përgatitëm edhe grill dhe shijuam momente të paharrueshme me njëri-tjetrin.
Këto aktivitete na ndihmojnë të forcojmë jo vetëm aftësitë sportive, por edhe shoqërinë, respektin dhe frymën ekipore mes nxënësve tanë.
Faleminderit të gjithë nxënësve dhe prindërve për besimin dhe mbështetjen.
Një falënderim i veçantë për trajnerin Naser Beka për mikpritjen dhe vendin e mrekullueshëm ku qëndruam gjatë gjithë ditës.
Falënderojmë sponsorin gjeneral nga Zvicra, EXTRA Montages me krye Hysni Hoxha me ekipin e tij, për mbështetjen dhe mbulimin e shpenzimeve të këtij aktiviteti.
Gjithashtu, falënderojmë prindin Hakif Hajdini për kontributin e tij dhe për mbulimin e një pjese të shpenzimeve të këtij aktiviteti.
Faleminderit Kryetarit të Klubit, Nexhmi Hoxha, për mbështetjen e vazhdueshme.
Faleminderit Breath-KS me krye Besart Ejupi per mbulimin e shpenzimeve të transportit me kombi Bus.
Vazhdojmë tutje me aktivitete të tjera, suksese dhe momente të bukura së bashku!
🥋❤️