14/03/2015
Cili është ekipi i Juaj i zemres
All Fans Of Sport
14/03/2015
02/02/2015
ZYRTARE :
Juan Cuadrado lojtari më i ri i Chelseas.
02/02/2015
Chelsea: Shkon Schurrle, pritet transferimi i Cuadrados
Andre Schurrle është larguar nga Chelsea për t’iu bashkuar klubit gjerman Wolfsburg.
Pas arritjes së marrëveshjes personale me lojtarin, dy klubet kanë finalizuar marrëveshjen për transferimin e 24-vjeçarit te klubi gjerman.
Transferimi ka ndodhur në momentet e fundit para mbylljes së afatit kalimtar në Gjermani dhe ka kushtuar rreth 22 milionë funte.
Largimi i Schurrles krijon hapësirë për transferimin e anësori të Fiorentinas, Juan Cuadrado, në Stamford Bridge.
26-vjeçari do t’i kushtojë Chelseat rreth 23.3 milionë funte.
R.K
02/02/2015
Ibrahimovic e bën “hor” gazetarin
Zlatan Ibrahimovic nuk është një person me të cilin mund të shtyheni – kështu tregon një video e postuar së fundi.
Viktima e radhës e sulmuesit të Paris Saint-Germain ishte një gazetar dhe vjen një javë pasi ai nënvlerësoi në fushë një lojtar kundërshtar duke shikuar se cili ishte emri i tij.
Siç mund ta shihni nga videoja poshtë, Zlatan nuk e pëlqeu pyetjen që ia bëri reporteri, pas fitores 1-0 të PSG ndaj Rennes gjatë vikendit, pasi ai dëshironte të nxjerrë më shumë rreth raporteve të tij me Edinson Cavanin.
“Ti mendon kështu apo shumë njerëz? Nga e din ti çka [mendojnë të tjerët]? Ti e din futbollin më mirë se unë? A je gazetar ti apo kameraman?”, ishin disa nga pyetjen me të cilat Ibra e bombardoi reporterin.
R.K
Zlatan Ibrahimovic rip a poor journalist to pieces! PSG striker has made fun of a local journalist during a post-match interview following the team's 1-0 win over Rennes at the Parc des Princes
02/02/2015
Numri i futbollistëve shqiptarë që luajnë në Seria A vazhdimisht vetëm po rritet.
Chievo e transferon Vajushin
Ashtu siç ishte paralajmëruar se futbollisti shqiptar Armando Vajushi do të transferohet në Seria A edhe ndodhi.
Sulmuesi kuqezi e ka përforcuar skuadrën e Chievo Verona, në të cilën luanë edhe shqiptari tjetër Përparim Hetemaj. Deri tash Vajushi ka luajtur për skuadrën e Litex Lovech, kurse në të kaluarën ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës.
23-vjeçari është paraqitur gjashtë herë për kombëtaren shqiptare, kurse ka shënuar një gol, transmeton “KosovaPress”.
R.K
02/02/2015
Milani u rikthehet fitoreve
Skuadra e Filippo Inzaghit ka shënuar fitore bindëse ndaj Parmas me rezultat 3-1, pasi kishte pesë ndeshje pa fituar në Serie A.
Rossonerët e filluan ndeshjen me një formacion sulmues, teksa sytë ishin kthyer edhe nga përforcimi i ri, Mattia Destro, që i kishte zënë menjëherë vendin Giampaolo Pazzinit si startues.
Ishte minuta e 17-të kur Milani përfitoi një penallti, pasi që mbrojtësi Rodriguez e kishte prekur topin me dorë. Nga pika e bardhë, Jeremy Menez nuk fali dhe i dha epërsinë skuadrës së tij.
Gjërat po shkonin mirë për Milanin, derisa ish-lojtari i tyre, Antonio Nocerino (24’), përfitoi nga një tollovi në zonë dhe shënoi nga afërsia për ta barazuar rezultatit në 1-1.
Deri në fund të pjesës së parë rezultati nuk ndryshoi, edhe pse Alex dhe Destro patën raste të mira shënimi.
Pjesa e dytë i takoi krejtësisht Milanit, të cilët e gjetën golin edhe dy herë tjera.Alessio Cerci asistoi bukur te Menez(57’) i cili shënoi edhe më bukur për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij, ndërsa 20 minuta më vonë Menez asistoi te Zaccardo i cili shënoi golin e tretë për Rossonerët.
Gjërat nuk ndryshuan deri në fund, gjersa Milani rrëmbeu tre pikë të rëndësishme për t’u ngritur në pozitën e tetë me 29 pikë, që është 10 pikë larg pozitës së tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve.
02/02/2015
Zyrtare: Çani kalon te Leeds United
Edgar Çani është sulmuesi më i ri i Leeds United. Lajmi konfirmohet nga mediat italiane (tuttomercatoweb), si dhe ato angleze, sipas të cilave, shqiptari ka udhëtuar që dje pasdite në Angli për të firmosur kontratën e tij të re.
Sot pritet që ai të paraqitet para mediave për të bërë prezantimin e parë si lojtar i kësaj skuadre.
Gjithashtu do të mësohet edhe kohëzgjatja e kontratës që shqiptari ka firmosur me klubin anglez, i cili arriti ta bëjë të vetin pasditen e djeshme pas një lufte me Barin, transmeton panorama sport.
Në fakt, dje në mëngjes Çani ka qenë një hap larg rikthimit te Bari, klub tek i cili luajti vjet gjatë pjesës së dytë të sezonit. Por, në orët e pasdites, erdhi edhe katapultimi i situatës.
R.K
Cili ekip mendoni qe ka qenë me se shumti aktiv ne kete merkato?
kush dershiron te behet administrator let dergon ne inbox!
Nje Futbollist gjatë nje ndeshje vrapon mesatarisht 7 Kilometra.
Zyrtare : Franck Ribery, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo 3 kandidatet per trofeun e Lojtarit me te mire ne Europe.
shprehuni ne komente se cili e meriton?
Flitet se trajneri i Dortmundit Jurgen Klopp e ka ne listen e tij te transferimeve lojtarin e Milanit K.P.Boateng.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Pristina