14/10/2026
REGJISTRIMET PËR NËNTOR JANË HAPUR!📣
Për të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen Instruktor/e të Pilates, në Nëntor do vazhdojmë me ciklin e rradhës të Trajnimit Profesional – Pilates Reformer Level 1. Ky trajnim është dizajnuar për të ndërtuar njohuri të thella teorike dhe aftësi praktike në metodën e Pilates, për të gjithë ata që dëshirojnë të hapin studion e tyre apo të punësohen në këtë lëmi.
Programi përfshin:
• Analizën posturale dhe parimet kryesore muskulore–anatomike
• Sigurinë dhe komponentët kryesorë të pajisjes Reformer
• Hartimin e programit dhe renditjen inteligjente të ushtrimeve
• Teknikat e lëvizjes dhe korrigjimet gjatë ushtrimeve
(stabilitet, mobilitet, sekuencim, balancë, qëndrueshmëri muskulare, rezistencë dhe koordinim)
• Modifikimet e ushtrimeve për persona me lëndime paraprake ose kufizime në lëvizje
Formati i grupit:
Vetëm 6 pjesëmarrës, për të siguruar mentorim maksimal dhe fokus të plotë gjatë trajnimit.
Komponentet e programit 50 orë:
• Mentorim direkt(Obligative)
• Observim të klasave profesionale(Obligative)
• Mësimi i materialeve edukative profesionale(Obligative)
• Mësimdhënie praktike mes pjesëmarrësve(Opcionale)
Workshopi udhëhiqet nga themeluesi i industrisë së Pilates në Kosovë, me mbi 20 vite përvojë, z. Erlet Muçolli.
Për regjistrime apo më shumë informata, na kontaktoni në 049 994 585 apo na shkruani.