KB Prishtina - fans

KB Prishtina - fans

Share

KB Prishtina - fans page Lajmet, rezultatet, basketbollistët, statistikat, etj.

Emërtimi: KB Sigal Prishtina
Viti i themelimit: 1970
Palestra: Pallati i rinisë dhe sporteve
Trainer: Arben Krasniqi


Web faqja jozyrtare e KB Sigal Prishtina.

14/03/2022

Balkan League - Grupi C - 2021-22

Sigal Prishtina 74:68 Hapoel Nufar Energy Galil Eliona


🏟️ Pallati i rinisë

Photos from KB Prishtina - fans's post 08/02/2021

Kupa e Kosovës 2020/21
Finalja
Golden Eagle Ylli 76:82 Sigal Prishtina
(16:27, 19:14, 27:23, 14:18)
Palestra: "13 qershori" në Suharekë
Gjyqtarët: D. Mehmeti, D. Maxhuni dhe N. Shabani

Prishtina: - Dragan Radović.

Ylli: - Fatih Gezer

Statistikat: https://www.fibalivestats.com/u/KOS/1849371/bs.html

🏆

17/10/2020

Rosteri për vitin 2020/21

1️⃣ Atik Koshi
4️⃣ Edmond Azemi ©️
5️⃣ Altin Morina
6️⃣ A***n Memeti
7️⃣ Fisnik Rugova
1️⃣0️⃣ Mergim Jakupi
1️⃣2️⃣ Dion Haxhosaj
1️⃣5️⃣ Arber Sinani
2️⃣2️⃣ Meriton Ismaili
2️⃣3️⃣ Muhamedali Janjeva
2️⃣4️⃣ Eliot Peci
4️⃣1️⃣ Albin Rexhepi
4️⃣4️⃣ Don Polloshka
7️⃣7️⃣ A***n Qallaku
8️⃣8️⃣ Bledar Thaçi

👔 Andin Rashica

Myles dhe Alihodzic, motorët e Prishtinës në 2019/20 17/04/2020

Dy basketbollistët e Prishtinës që kanë qenë motorë të skuadrës në stinorin e anuluar 2019/20 janë Fahro Alihodzic dhe Divine Myles.

Qendra boshnjake ka shënuar më së shumti pikë për Prishtinën këtë stinor duke dhënë 403 sosh.

Ndërsa Myles me mesatare del më i miri i stinorit, pasi që në 16 përballjet e zhvilluara (u largua në pjesë të dytë të stinorit) ka shënuar 323 pikë, që e çojnë atë në shifrën e 20.18 pikëve për ndeshje.

Sa i përket të tjerëve, janë dalluar Mikaile Tmusic me Fisnik Rugova, që kanë kaluar shifrën e 200-shes këtë stinor, ndërsa basketbollistët që kanë zhvilluar më pak se 10 ndeshje këtë stinor, nuk janë futur në llogarinë e mesatares së shënuar, por vetëm janë paraqitur në tabelën e mëposhtme për kontributin e dhënë në Superligë me bardhekaltërit.

Myles dhe Alihodzic, motorët e Prishtinës në 2019/20 Dy basketbollistët e Prishtinës që kanë qenë motorë të skuadrës në stinorin e anuluar 2019/20 janë Fahro Alihodzic dhe Divine…

02/04/2020

Ka perfunduar stinori 2019/20

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) duke i parë zhvillimet e fundit me pandeminë COVID-19, në bazë të kompetencave të veta statutare, sot unanimisht ka marrë vendim që të anulojë garat në Superligën e Kosovës dhe Superligën e Femrave për edicionin 2019/20 dhe me këtë rast nuk do të shpallen kampionët e këtyre dy kompeticioneve.

Pas 24 xhirove sa janë zhvilluar, lider te meshkujt ka qenë në një garë që parashihej të ishte më interesantja në 10 vitet e fundit.

http://basketbolli.com/sq/article/vendim-i-bordit-te-fbk-se-1

ZYRTARE: DARDAN BERISHA LOJTAR I PEJËS 03/01/2020

Dardan Berisha prezentohet te KB Peja

Pas suspendimit të disa muajve me parë, Dardani perfundimisht ndahet me klubin bardhekaltër.

Në profilin e tij në Facebook ai ka shkruar:

Nga sot, une do të jem lojtar në Klubin e vendlindjes sime, KB Peja. Ju falenderoj nga zemra për mirëpritjen dhe dashurinë që më keni dhuruar!🙏🏻

Prishtinë, falemnderit për përkrahjen e vazhdushme. Falenderoj Klubin e Prishtinës dhe tifozve të saj Plisat për këto vite gjatë të cilave shënuam histori në gara Evropiane!🙏🏻

Suksese të gjithë Klubeve të basketbollit në Kosovë. Qofshim shembulli më i mirë për të gjithë vendet në Rajon.

Fansa, ju falemnderit që gjithmonë jeni lojtari ynë i 6të!

Dardani i Dardaneve ! DB11

ZYRTARE: DARDAN BERISHA LOJTAR I PEJËS Prishtinë(AsistiOnline) - Skuadra e Pejës e ka prezantuar edhe përforcimin e tretë në skuadër në afatin kalimtar dimëror.Pejanët para pak çastesh, kanë njoftuar se kanë nënshkruajtur me lojtarin më të mirë kosovar, Dardan Berisha.“Dardan Berisha ësht

05/09/2019

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) sot ka marrë vendim që Superkupa e Kosovës në të dyja konkurrencat të organizohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec më 24 Shtator.

KB Prishtina vs KB Rahoveci

ERJON KASTRATI KONFIRMOI BISEDIMET ME KËTË SKUADËR TË MADHE KOSOVARE 16/07/2019

Erjon Kastrati ishte mysafir në episodin 389 të Asist-it dhe në pytjen rreth të ardhmën së tij, ai fillimisht tha se ka kontratë me Olimpinë edhe për një vit, por konfirmoi që është në bisedime me zyrtarët e Z Mobile Prishtinës.

ERJON KASTRATI KONFIRMOI BISEDIMET ME KËTË SKUADËR TË MADHE KOSOVARE Ylli kosovar, Erjon Kastrati, nuk ka pasur një sezonë për mbamendje te skuadra sllovene Olimpija pasi për një përiudhë kohore ishte i lënduar dhe më pas trajneri kampionëve të shumëfishtë të Sllovenisë nuk i dha hapësirë në ekip, shkruan Asistionline

24/06/2019

https://www.facebook.com/394191700713675/posts/1617836911682475/

Të dua Prishtinë,
Ju dua shokë e Plisa,
Ju pafsha gjithmonë kështu, të buzëqeshur e të lumtur me fitoret dhe sukseset e klubit tonë të zemrës,
por ne kemi obligim ta respektojmë Ligjin si qytetarë të ndershëm e të përgjegjshëm të vendit tonë.
I njëjti Ligj që dikur ma mundësonte mbajtjen e pozitës së Kryetarit të klubit, sot ma pamundëson si rezultat i ndryshimeve që kanë pësuar dispozitat ligjore.
Prandaj, sot, ofrova dorëheqjen nga ky post, me keqardhje të madhe e krenari të jashtëzakonshme njëkohësisht.
Jam i bindur që Prishtina jonë do të vazhdojë edhe më fuqishëm edhe më suksesshëm!

Në vazhdim gjeni tekstin e dorëheqjes sime drejtuar anëtarëve të Bordit Drejtues dhe të Kuvendit të Klubit të Basketbollit Prishtina:

Të nderuar anëtarë të Bordit Drejtues,
Të nderuar anëtarë të Kuvendit të Klubit të Basketbollit Prishtina,
Të dashur kolegë,


Me keqardhje ju njoftoj se duhet të dorëhiqem nga pozita e Kryetarit të KB Prishtina, për shkak të Ligjit të ri për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, i hyrë në fuqi kohë më parë, më saktësisht siç e precizon Neni 14 Paragrafi i Parë, i cili shfuqizoi Ligjin e vjetër, më saktësisht Nenin 11 Paragrafi i Parë, i cili asokohe ma mundësonte që të mbaja edhe pozitën e zyrtarit të lartë publik edhe atë të Kryetarit të Klubit si Organizatë Joqeveritare.

Nuk qenka aspak e lehtë të Ju drejtohem në këtë mënyrë, sepse deri më tani pothuajse gjithmonë Ju jam drejtuar për t'Ju komunikuar lajme të mira dhe vendime të mëdha strategjike lidhur me të ardhmen e klubit tonë, për të cilin kemi investuar shumë.

Klubi Im dhe i Juaji i Zemrës në gjithë këto vite është bërë një brend i njohur dhe i respektuar ndërkombëtarisht, duke na bërë krenarë si në Kosovë ashtu dhe në Europë. Jemi bërë sinonim i fitoreve dhe sukseseve. Vetëm në këto 6 vjetët e fundit ne kemi arritur të fitojmë plot 56 trofe. Vlera e tyre ishte po aq e madhe sa edhe ndjenja e të bërit krenarë me mijëra e mijëra shqiptarë anekënd botës.

Sidoqoftë, gjatë kryerjes së funksioneve publike, përveç përgjegjësive dhe detyrave primare që kemi lidhur me fushëveprimtarinë e klubit, mbi të gjitha, duhet t'i respektojmë ligjet e shtetit tonë, mbase edhe për të dhënë shembull se si duhet të funksionojmë. Së pari Ligji, respektimi i tij, dhe pastaj vinë të tjerat.

Dua të besoj fuqishëm që Klubi jonë do ta vazhdojë rrugëtimin e suksesit. Unë, si gjithmonë, do të jem përkrahësi më i madh i tij.


Siç e thonë tifozët tanë më të mirë, Plisat:
Një Jetë, Një Prishtinë!

Duke Ju falënderuar të gjithëve për mbështetjen dhe bashkëpunimin,
Do të mbetem përjetësisht i Juaji,
Përjetësisht Bardhekaltër!

23/06/2019

Edhe këtë vit kampionja e Kosovës KB Prishtina do të marr pjesë në Basketball Champions League

Në shortin që do të hidhet më 4 korrik do të mësohet kundërshtari i raundit të parë kualifikues, ku bëjnë pjesë: Bakken Bears (DEN), Balkan Botevgrad (BUL), CSM CSU Oradea (ROU), Donar Groningen (NED), Falco Szombathely (HUN), Fribourg Olympic (SUI), Inter Bratislava (SVK), Kapfenberg Bulls (AUT), Karhu Basket Kauhajoki (FIN), Keravnos (CYP), Kyiv-Basket (UKR), Legia Warszawa (POL), Mornar Bar (MNE), Södertälje Kings (SWE), Tsmoki-Minsk (BLR)

http://www.championsleague.basketball/18-19/news/strongest-lineup-ever-ahead-of-season-4

PRISHTINA DIREKT NË FAZËN E GRUPEVE TË CHAMPIONS LEAGUE? 14/05/2019

KB Prishtina ekipi kryeqytetas po beson se në stinorin e ri do të luajnë direkt në fazën e grupeve dhe jo sikurse stinorin që po e lëmë pas, ku u eleminuan në fazë kualifikuese qysh në raundin e parë.

Njëri nga anëtarët e bordit të skuadrës së Prishtinës, Shkëlzen Fetiu po beson se, bordi i Champions League do t'ju bëjë ftesë zyrtare që në stinorin e ardhshëm të luajnë direkt në fazën e grupeve dhe që shancet e tyre për të luajtur sa më lartë në këtë kompeticion prestigjioz të rriten.

Prishtina në stinorin që po lëmë pas, luajti në kualifikimet e Champions League, por u eleminua qysh në xhironë e parë nga skuadra holandeze, Donar Groningen.

PRISHTINA DIREKT NË FAZËN E GRUPEVE TË CHAMPIONS LEAGUE? Prishtinë (AsistiOnline) - Në stinorin e ardhshëm, ekipi i Prishtinës do të marrë pjesë në njërën ndër garat më të forta të basketbollit në Evropë, Champions League.Por, ekipi kryeqytetas po beson se në stinorin e ri do të luajnë direkt në fazën e gr

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Pristina