07/09/2026
Pse është e rëndësishme matja e kushteve mikroklimatike në vendin e punës?
Kushtet joadekuate të ajrit të brendshëm shkaktojnë lodhje, rënie të përqendrimit dhe probleme shëndetësore te punonjësit, ndërsa lagështia e patrajtuar nxit zhvillimin e mykut dhe baktereve.
Për më tepër, vlerësimi i këtyre parametrave është një obligim ligjor për sigurinë dhe shëndetin në punë. 📋
Për të garantuar një ambient të sigurt dhe konform standardeve, HSK ofron shërbimin e testimit profesional me personel të kualifikuar dhe pajisje të avancuara teknologjike. 🛠️✨
03/09/2026
Pse është i rëndësishëm angazhimi i Ekspertit për Menaxhimin e Mjedisit?
Në aktivitete ndërtimore apo industriale, parandalimi i ndikimeve negative në mjedis dhe përmbushja e standardeve mjedisore kërkon mbikëqyrje dhe planifikim të vazhdueshëm.
🌱 Eksperti për Menaxhimin e Mjedisit kujdeset për:
Mbikëqyrjen e zbatimit të masave për mbrojtjen e mjedisit;
Identifikimin e rreziqeve mjedisore dhe vlerësimin e ndikimit në mjedis;
Menaxhimin e mbetjeve dhe parandalimin e ndotjes së ajrit, ujit e tokës;
Bashkëpunimin ndërmjet Investitorit, Punëkryesit dhe Organeve Kompetente Mjedisore.
Këto kërkesa bazohen në Legjislacionin për Mbrojtjen e Mjedisit dhe standardet ndërkombëtare (si ISO 14001) për menaxhimin mjedisor.
👷♂️ HSK LLC ofron shërbime profesionale të Menaxhimit të Mjedisit për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm, minimizim të rreziqeve mjedisore dhe përputhshmëri të plotë me kërkesat ligjore.
HSK - Siguria dhe Shëndeti në Punë
+383 (0) 44 170 670 | Prishtinë
01/09/2026
Pse është i rëndësishëm angazhimi i Bashkëpunëtorit Profesional për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë në ndërtimtari?
Në vendpunishtet e përkohshme apo mobile, zbatimi i masave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (SSHP) kërkon mbikëqyrje të vazhdueshëm.
🦺 Bashkëpunëtori Profesional kujdeset për:
-Mbikëqyrjen e vazhdueshme të masave të SSHP-së;
- Evidentimin e vërejtjeve dhe rreziqeve në vendpunishte;
- Takime dhe koordinim të rregullt me palët përgjegjëse;
- Bashkëpunimin ndërmjet Investitorit, Punëkryesit dhe Ekspertit të SSHP-së.
Këto kërkesa janë të përcaktuara në Rregulloren (MPMS) Nr. 06/2017 PËR KRITERET MINIMALE TË SIGURISË DHE SHËNDETIT NË VENDNDËRTIMET TË PËRKOHSHME APO MOBILE (MPMS).
👷 HSK LLC ofron shërbime profesionale të SSHP-së për të kontribuar në një vendpunishte më të sigurt, më të organizuar dhe në përputhje të plotë me kërkesat ligjore.
HSK - Siguria dhe Shëndeti në Punë
+383 (0) 44 170 670 | Prishtinë
31/08/2026
👷♂️Në punë, çdo hap ka rëndësi! 👷♂️
HSK - Siguria dhe Shëndeti në Punë
+383 44 170 670 | Prishtinë
29/08/2026
Ekspertiza gjyqësore në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë është një mendim i specializuar profesional që shërben si provë kyçe për vendimmarrjen e drejtë në gjykatë.
HSK numëron në radhët e veta personel të kualifikuar, me përvojë të gjatë dhe licencime zyrtare, të gatshëm për të ofruar ekspertizë profesionale, të saktë dhe me integritet të lartë ligjor.
HSK - Siguria dhe Shëndeti në Punë
+383 (0) 44 170 670 | Prishtinë
26/08/2026
⚠️ Në vendin e punës, asnjë rrezik nuk duhet të neglizhohet!⚠️
Sidomos gjatë punës në lartësi, planifikimi dhe vlerësimi i rrezikut janë hapa thelbësorë për parandalimin e aksidenteve. Zbatimi i masave mbrojtëse, përdorimi i pajisjeve adekuate dhe trajnimi i punëtorëve krijojnë një ambient pune më të sigurt për të gjithë.
HSK - Siguria dhe Shëndeti në Punë
+383 44 170 670 | Prishtinë
21/08/2026
⚠️ Në vendin e punës, asnjë rrezik nuk duhet të neglizhohet! ⚠️
HSK - Siguria dhe Shëndeti në Punë
+383 44 170 670 | Prishtinë
18/08/2026
👷♂️ Siguria në punë fillon prej teje! 👷♂️
HSK - Siguria dhe Shëndeti në Punë
+383 44 170 670 | Prishtinë
17/08/2026
Krenarë që po e përmbyllim me sukses projektin e ndërtimit të parkut me erë në Zatriq! 🏗️⚡
Për javë me radhë, ekipi i HSK ka qenë në terren për të ofruar shërbimet e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë për kompanitë ndërkombëtare ZagrebTrans dhe Totalwind. 👷
Gjatë të gjithë procesit, jemi kujdesur që çdo hap të jetë në përputhshmëri të plotë me legjislacionin e aplikueshem.
Profesionalizmi dhe serioziteti ynë u vërtetuan si në auditimet e jashtme, ashtu edhe gjatë kontrolleve nga inspektimet shtetërore, ku dolëm të parët pa asnjë vërejtje. 📈
Falënderojmë partnerët që na besojnë prej më shumë se një dekade!