07/06/2026
Telegram ngushëllimi familjes Bunjaku
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike, të futbollistit Fatjon Bunjaku, pas një aksidenti të rëndë.
Në këto momente të vështira, KF Ramiz Sadiku shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku, miqve, bashkëlojtarëve dhe gjithë komunitetit sportiv që e njohu dhe e vlerësoi Fatjonin.
U prehtë në paqe!
04/06/2026
🏆🎖️ 𝘾𝙚𝙧𝙚𝙢𝙤𝙣𝙞𝙖 𝙚 𝙣𝙙𝙖𝙧𝙟𝙚𝙨 𝙨ë 𝙆𝙪𝙥𝙖𝙫𝙚 𝙙𝙝𝙚 𝙈𝙚𝙙𝙖𝙡𝙟𝙚𝙫𝙚 🎖️🏆
Në ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimeve, ekipet U15 A dhe U17 A të KF Ramiz Sadiku pranuan kupat dhe medaljet si kampionë të kategorive të tyre, duke kurorëzuar me sukses një sezon të mbushur me punë, përkushtim dhe rezultate të shkëlqyera.
Merita të veçanta për trajnerët Qendrim Musliu dhe Taulant Balaja, të cilët me profesionalizëm dhe përkushtim udhëhoqën ekipet drejt këtij suksesi të merituar.
Urime të gjithë futbollistëve, stafit të klubit dhe prindërve për mbështetjen e vazhdueshme.
🏆 U15 A – Kampionë 🏆 U17 A – Kampionë
Një sukses që na bën krenarë dhe na motivon për sfidat e ardhshme!
🖤💛⚽️
03/06/2026
𝐏𝐋𝐀𝐘 𝐎𝐅𝐅
𝐅𝐂 𝐍𝐄𝐖 𝐒𝐓𝐀𝐑 1-2 𝐊𝐅 𝐑𝐀𝐌𝐈𝐙 𝐒𝐀𝐃𝐈𝐊𝐔
02/06/2026
𝐏𝐥𝐚𝐲 𝐎𝐟𝐟 𝐔-15
𝐀𝐅 𝐍𝐞𝐰 𝐒𝐭𝐚𝐫 𝐯𝐬 𝐊𝐅 𝐑𝐚𝐦𝐢𝐳 𝐒𝐚𝐝𝐢𝐤𝐮
02/06/2026
🎉 𝙐𝙧𝙞𝙢𝙚 𝘿𝙞𝙩ë𝙡𝙞𝙣𝙙𝙟𝙚𝙣, 𝙏𝙧𝙖𝙟𝙣𝙚𝙧 𝙏𝙖𝙪𝙡𝙖𝙣𝙩 𝘽𝙖𝙡𝙖𝙟! 🎉
Në këtë ditë të veçantë, familja e madhe e KF Ramiz Sadiku🖤💛 ju uron shëndet, lumturi dhe suksese të pafundme në jetë dhe në karrierën tuaj sportive.
Faleminderit për përkushtimin, profesionalizmin dhe pasionin që tregoni çdo ditë në punën me ekipin dhe futbollistët tanë. Kontributi juaj është një frymëzim për të gjithë ne dhe një shtyllë e rëndësishme në arritjet e klubit.
Ju dëshirojmë që kjo ditëlindje t’ju sjellë gëzim, energji pozitive dhe shumë momente të bukura pranë familjes, miqve dhe klubit që e doni.
Me respekt dhe mirënjohje,
KF Ramiz Sadiku⚫🟡
31/05/2026
⚽️𝐒𝐔𝐏𝐄𝐑𝐋𝐈𝐆𝐀 𝐔-17⚫🟡
𝐅𝐂 𝐊𝐄𝐊𝐔 0-5 𝐊𝐅 𝐑𝐀𝐌𝐈𝐙 𝐒𝐀𝐃𝐈𝐊𝐔
31/05/2026
🎉🎂 𝐔𝐑𝐈𝐌𝐄 𝐃𝐈𝐓Ë𝐋𝐈𝐍𝐃𝐉𝐄𝐍 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐍 𝐋𝐄𝐂𝐈! 🎂🎉
Sot, familja e KF Ramiz Sadiku💛🖤 i uron ditëlindjen trajnerit tonë, Euron Leci!
Të urojmë shëndet, lumturi dhe suksese të vazhdueshme si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale. Faleminderit për përkushtimin, punën dhe energjinë që jep çdo ditë për zhvillimin e futbollistëve tanë dhe për sukseset e klubit.
Urojmë që kjo ditë e veçantë të jetë e mbushur me gëzim, buzëqeshje dhe momente të paharrueshme pranë më të dashurve.
Gëzuar ditëlindjen dhe suksese të pafundme në rrugëtimin tënd! 🎂🎁⚽
Me respekt,
💛🖤KF Ramiz Sadiku 🖤💛
🎉⚽🎂
30/05/2026
🏆𝙉𝙟ë 𝙨𝙚𝙯𝙤𝙣 𝙞 𝙟𝙖𝙨𝙝𝙩ë𝙯𝙖𝙠𝙤𝙣𝙨𝙝ë𝙢, 𝙐-13 𝘼 𝙚 𝙢𝙗𝙮𝙡𝙡 𝙠𝙖𝙢𝙥𝙞𝙤𝙣𝙖𝙩𝙞𝙣 𝙥𝙖 𝙖𝙨𝙣𝙟ë 𝙝𝙪𝙢𝙗𝙟𝙚.🏆
Edhe ekipi U-13 A e mbyll kampionatin pa asnjë humbje, duke kurorëzuar një sezon fantastik me paraqitje të shkëlqyera dhe rezultate mbresëlënëse.
Merita të mëdha për futbollistët tanë të rinj që me përkushtim, disiplinë dhe punë të vazhdueshme treguan potencialin e tyre gjatë gjithë kampionatit. Një falënderim i veçantë shkon edhe për trajnerin Flakron Hasani, i cili me angazhimin dhe udhëheqjen e tij ka qenë një faktor i rëndësishëm në këtë rrugëtim të suksesshëm.
Urime të gjithë ekipit për këtë arritje të veçantë! E ardhmja duket premtuese. 🖤💛⚽👏
30/05/2026
🏆𝐅𝐄𝐒𝐓𝐀 𝐄 𝐊𝐀𝐌𝐏𝐈𝐎𝐍Ē𝐕𝐄 𝐔-17🖤💛