08/01/2014
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se në ndeshjen ndaj Osasunas, anësori Angel Di Maria do të jetë në pankinë por jo si dënim për gjestin gjatë ndeshjes ndaj Celta Vigos.
Di Maria mohoi se ai bëri një gjest kontravers duke thënë se ishte gjest normal që e bën secili mashkull dhe Ancelotti duket se i beson lojtarit.
“Duhet t’i besojmë Di Marias. Nëse dikush mendon se ishte gjest i keq, ai tashmë ka kërkuar falje. Kështu që kjo punë mbaron këtu”.
“Nuk mendoj se Di Maria do të ketë ndonjë problem me tifozët në ndeshjen e ardhshme. Tifozët janë shumë kërkues, por ata janë edhe pranë lojtarëve të tjerë”.
“Di maria nuk do të startojë ndaj Osasunas, por jo për këtë arsye. Është për shkak se Bale nuk startoi ndaj Celtas. Di Maria ka ende besimin tonë, nuk ka ndonjë problem”, ka thënë Ancelotti.
08/01/2014
Mesut Ozil është shpallur lojtari më i mirë gjerman i vitit 2013, pas votave të miliona fansave gjermanë.
Ozil ka qenë një prej lojtarëve më të mirë në kualifikime për Botëror për Gjermaninë dhe viti që ai kaloi me Real Madridin e tani edhe me Arsenalin ka qenë mjaft impresiv.
Kjo ka mjaftuar që fansat gjermanë të binden për të votuar për të si lojtarin më të mirë gjerman të vitit.
Ngazëllimin e tij me këtë e ka shprehur vet Ozil në Facebook, ku ka falënderuar të gjithë fansat që e kanë votuar.
“Falënderoj të gjithë fansat që kanë votuar për mua. Jam shpallur lojtari gjerman i vitit”, u shpreh Ozil në Facebook.
03/01/2014
Deshironi qe te postojm prap disa informacione lidhur me transferimet e lojtareve. Kush deshiron le te konfirmon me like .
28/11/2013
Jemiii rikthyer prappp , qe te ju informojm me lajmet me te reja të sportit shqiptar dhe atë nderkombetar , faleminderit per mirkuptim .
30/07/2013
Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Chelseat, David Luiz.
30/07/2013
Barcelona është e vendosur të vazhdojë përpara dhe të fitojë gjithçka që mund të fitohet nën drejtimin e trajnerit Gerardo Martino – ka deklaruar Alex Song.
30/07/2013
Iker Casillas thotë se ai i është falënderues ish-trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinho, për kontributin e tij në suksesin e klubit.
29/07/2013
Barcelona do të luaj nesër ndeshjen e radhës miqësore. Skuadra katalonase udhëton në Poloni për tu ndeshur me skuadrën polake, Lechia Gdansk.
Kjo ndeshje pritet të jetë debutuese për Tata Martinon. Jo vetëm kaq, Barcelona ka vendosur që me vete të marrë edhe transferin e ri, brazilianin Neymar.
29/07/2013
Thomas Mueller konsideron se Bayern Munichu nuk ishte i mirë sa duhej në humbjen prej 2-4 nga Borussia Dortmundi në kuadër të Superkupës gjermane.
29/07/2013
Mesfushori i Fiorentinas, Borja Valero, mendon se Juventusi do ta fitojë përsëri Kampionatin italian.
29/07/2013
Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, ka kërkuar nga ekipi që përgatitjet e mëdha t’i reflektojnë në fushë në fillim të sezonit të ri.
29/07/2013
Napoli është përsëri në kërkim të një futbollisti nga La Liga. Bëhet fjalë për sulmuesin e Barcelonës, Alexis Sanchez.
Klubi italian tashmë ka siguruar shërbimet e treshes së Real Madridit, Jose Callejon, Raul Albiol dhe Gonzalo Higuain, ndërsa tash është në kërkim të futbollistit kilian.
Milionat e shumtë të përfituar nga sh*tja e Edinson Cavanit te Paris Saint-Germaini (64.5 milionë euro) e kanë bërë shumë dorëlirë presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis.