Federata e Karatesë e Kosovës

Call Directions Contact the business

Federata e Karatesë e Kosovës Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Federata e Karatesë e Kosovës, Sports Team, Pristina.

FTESË PËR PJESËMARRJE NË TURNEUN MEMORIAL ZAHIR PAJAZITI🇦🇱Federata e Karatesë e Kosovës, nën organizimin teknik të Klubi...
21/10/2026

FTESË PËR PJESËMARRJE NË TURNEUN MEMORIAL ZAHIR PAJAZITI🇦🇱

Federata e Karatesë e Kosovës, nën organizimin teknik të Klubit të Karatesë “Luftëtari” – Prishtinë, ka nderin t’ju ftojë të merrni pjesë në Turneun e XIV Memorial të Karatesë “Zahir Pajaziti”.

Ky aktivitet sportiv organizohet në nderim të figurës së heroit Zahir Pajaziti, duke synuar promovimin e sportit të karatesë, afirmimin e sportistëve dhe kultivimin e vlerave të disiplinës, respektit dhe garës së ndershme.

Aktiviteti:
📅Data: 25 tetor 2026
📍Vendi: Palestra Sportive “Pallati i Rinisë”, Prishtinë 🇽🇰
🧭Hapja solemne: Ora 12:00

Me këtë rast, ftohen klubet e karatesë, trajnerët dhe sportistët që të marrin pjesë në këtë ngjarje sportive, duke kontribuar në mbarëvajtjen dhe suksesin e këtij turneu memorial.

Pjesëmarrja juaj do të jetë nder dhe kontribut i çmuar në vazhdimësinë e këtij aktiviteti tradicional sportiv.

Ju mirëpresim!

17/10/2026

KAMPIONATI BOTËROR – DITA E TRETË 🇽🇰🥋

Në ditën e tretë të Kampionatit Botëror për Kadetë, Juniorë dhe U21, në tatami u paraqitën kadetët tanë, të cilët u përballën me garues nga vende të ndryshme të botës.

🥋 Dardan Jahiu – Kadetë +70 kg

Në përballjen e parë u ndesh me italianin Gennari Acanfora, ndaj të cilit pësoi humbje me rezultat 5:1.

🥋 Almir Pollomi – Kadetë -57 kg

Në përballjen e parë u takua me italianin Gustin Mahesa, ndaj të cilit pësoi humbje me rezultat 10:4.

🥋 Anuar Krasniqi – Kadetë -52 kg

Në luftën e parë mposhti garuesin nga Danimarka, William Nymark, me rezultat 10:0. Në luftën e dytë triumfoi ndaj garuesit nga Maqedonia e Veriut, Azem Azemi, me rezultat 4:0. Në luftën e tretë pësoi humbje nga ukrainasi Mark Dobrosh, me rezultat 6:1.

Në repasazh u përball me hungarezin Szabolcs Madarasz, ndaj të cilit pësoi humbje me rezultat 7:2, duke e përfunduar kampionatin në vendin e shtatë në botë.

🥋 Rea Sejdiu – Kadete +61 kg

Në luftën e parë triumfoi ndaj garueses nga Kina, Angela Cheung, me rezultat 6:0. Në luftën e dytë u përball me Amelia Ksondz, ndaj së cilës pësoi humbje me rezultat 9:5.

🥋 Alea Kelmendi – Kadete -61 kg

Në luftën e parë mposhti sllovaken Natalia Sevcikova, me rezultat 2:0. Në luftën e dytë u takua me ukrainasen Diana Popova, ndaj së cilës pësoi humbje me rezultat 4:0.

🥋 Erina Sherifi – Kadete -54 kg

Në xhiron e parë u përball me garuesen nga Taipei, You Chen, ndaj së cilës pësoi humbje me rezultat 2:1.

VLERËSIMI I FEDERATËS 🇽🇰
Federata e Karatesë e Kosovës (FKK) nuk është e kënaqur me paraqitjen e garueseve në këtë kampionat. Për këtë arsye, u bën thirrje klubeve që të angazhohen më shumë në punën me gjeneratat e reja, me qëllim të ngritjes së cilësisë së garuesve dhe arritjes së rezultateve kulmore në garat ndërkombëtare.

Vazhdojmë të punojmë për rezultate edhe më të mira! 🇽🇰🥋

Ministria e Sportit dhe Rinisë
Kosovo Olympic Committee
Baruti Group Loni Dekor DEKO Solution
Feis-Com BETON
Sporti në RTK Veriu.info
KosovaPress Sport
All Online

🇽🇰🥋 GJYQTARËT TANË NË KAMPIONATIN BOTËROR! 🌍Kosovën në Kampionatin Botëror të Karatesë në Bielsko-Biała të Polonisë po e...
17/10/2026

🇽🇰🥋 GJYQTARËT TANË NË KAMPIONATIN BOTËROR! 🌍

Kosovën në Kampionatin Botëror të Karatesë në Bielsko-Biała të Polonisë po e përfaqësojnë edhe tre gjyqtarët tanë ndërkombëtarë: Besart Vitia, Edon Xharra dhe Ali Vokshi.

Të tre kaluan me sukses seminarin dhe provimin e organizuar nga WKF, ndërsa gjatë kampionatit po ndajnë drejtësi edhe si gjyqtarë kryesorë në arenë, duke dëshmuar profesionalizmin dhe përgatitjen e tyre në nivelin më të lartë të karatesë botërore! 🇽🇰 🥋 🌎

Ministria e Sportit dhe Rinisë
Kosovo Olympic Committee
Baruti Group DEKO Solution Feis-Com BETON Loni Dekor
KosovaPress Sport Sporti në RTK Veriu.info

16/10/2026

🇽🇰 Ceremonia hapëse e Kampionatit Botëror për Kadetë, Juniorë dhe U21 në Bielsko-Biała, Poloni.

Parakalimi i përfaqësueses së Kosovës! 🇽🇰🥋

Ministria e Sportit dhe Rinisë
Kosovo Olympic Committee
Baruti Group
Feis-Com BETON
Loni Dekor
DEKO Solution
Sporti në RTK KosovaPress Sport Veriu.info

KKF Congratulates Davor Cipek on His Appointment as WKF Secretary GeneralThe Executive Board of the World Karate Federat...
16/10/2026

KKF Congratulates Davor Cipek on His Appointment as WKF Secretary General

The Executive Board of the World Karate Federation (WKF) appointed Davor Cipek as Secretary General today 🥋

🇽🇰 KAMPIONATI BOTËROR I KARATESË PËR KADETË, JUNIORË DHE U21– DITA E DYTË🥋 Në ditën e dytë të Kampionatit Botëror për Ka...
16/10/2026

🇽🇰 KAMPIONATI BOTËROR I KARATESË PËR KADETË, JUNIORË DHE U21– DITA E DYTË

🥋 Në ditën e dytë të Kampionatit Botëror për Kadetë, Juniorë dhe U21, garat vazhduan me paraqitjet e juniorëve, meshkuj dhe femra, në disiplinat Kata dhe Kumite.

Paraqitjet e garuesve nga Kosova:

🥋 Prijam Gashi – Junior +76 kg
Në luftën e parë mposhti garuesin nga Anglia, Sammer Hasib, me rezultat 5:0, ndërsa në luftën e dytë triumfoi ndaj garuesit spanjoll Marcos Serrano me rezultat 7:0. Në përballjen e tretë ne qerekfinale pësoi humbje nga garuesi p***k Michal Przasnyski me rezultat 4:0.

🥋 Enkel Hamiti – Junior -76 kg
Në luftën e parë pësoi humbje me rezultat 8:4 ndaj garuesit nga Skocia. Në repasazh mposhti garuesin nga Moldavia me rezultat 5:1, ndërsa në përballjen e tretë u mposht nga garuesi nga Tajlanda, Patthapee Promsorn, me rezultat 2:0 dhe u rendit ne vendin e 7-të në ranglisten e pergjithshme boterore.

🥋 Nart Klaiqi – Junior -68 kg
Në përballjen e parë mposhti garuesin nga Jordania, Hatem Alharasees, me rezultat 4:1. Në luftën e dytë pësoi humbje pas vendimit të gjyqtarëve (Hantei) ndaj Thomir Nikolic.

🥋 Muhamed Sahiti – Junior -55 kg
Në luftën e parë mposhti garuesin nga Uzbekistani, Maksadbek Umrbekov, me rezultat 1:0. Në luftën e dytë u mposht nga garuesi turk Kerem Yaray me rezultat 5:0.

🥋 Blendi Salihu – Junior Kata Male
Në xhiron e parë u përball me garuesin nga Italia, Matteo Freda, ndaj të cilit pësoi humbje me rezultat 5:0.

🥋 Lijana Iseni – Juniore -66 kg
Në përballjen e parë mposhti garuesen nga Letonia, Olga Selavko, me rezultat 7:4. Në luftën e dytë pësoi humbje ndaj garueses nga SHBA-ja, Skyla Harling, me rezultat 3:0.

🥋 Suela Halimi – Juniore -53 kg
Në luftën e parë mposhti garuesen nga Arabia Saudite, Ramah Khayyat, me rezultat 7:1. Në përballjen e dytë u ndal pas vendimit të gjyqtarëve (Hantei) nga garuesja kanadeze Muthuli Rathnayake.

🥋 Emira Maqedonci – Juniore -48 kg
Në përballjen e parë u ndesh me garuesen nga Kina, Man Yu Lui ndaj së cilës pësoi humbje me rezultat 3:1.

Garat e Kampionatit Botëror vazhdojnë me paraqitjet e garuesve në kategoritë e Kadetëve.

🥋 Kampionati Botëror i Karatesë për Kadetë, Juniorë dhe U21 – Dita e parë e garaveDita e parë e Kampionatit Botëror të K...
15/10/2026

🥋 Kampionati Botëror i Karatesë për Kadetë, Juniorë dhe U21 – Dita e parë e garave

Dita e parë e Kampionatit Botëror të Karatesë për Kadetë, Juniorë dhe U21, që po mbahet në Bielsko-Biała të Polonisë, nisi me paraqitjet e garuesve të Kosovës në grupmoshën U21, në konkurrencën e meshkujve dhe femrave, në disiplinat Kata dhe Kumite.

Përfaqësuesit e Kosovës u përballën me garues nga vende të ndryshme të botës, duke zhvilluar duele të forta në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

🔹 Korab Gashi – U21, -84 kg
Korab Gashi pati një paraqitje shumë të mirë. Në luftën e parë, ai mposhti garuesin nga Afrika e Jugut, Godfrey Jjohan, me rezultat 8:0. Në luftën e dytë, triumfoi ndaj garuesit nga Lituania me rezultat 7:0. Në luftën e tretë, u ndal nga garuesi estonez Savel, i cili fitoi me rezultat 5:1.

🔹 Artiol Shaqiri – U21, -75 kg
Në luftën e parë, Artiol Shaqiri u përball me garuesin nga Luksemburgu, Jordan Sibille, ndaj të cilit pësoi humbje me rezultat 8:0.

🔹 Dren Gashi – U21, -67 kg
Në luftën e parë, Dren Gashi mposhti garuesin nga Kanadaja, Abdesalam, me rezultat 3:1. Në luftën e dytë, u përball me garuesin nga Hungaria, Toth Zsombor, ndaj të cilit pësoi humbje të ngushtë me rezultat 3:2.

🔹 Kemajl Kashtanjeva – U21, -60 kg
Në luftën e parë, Kemajl Kashtanjeva u ndesh me garuesin nga Uzbekistani, Sadullayev Suxrob, ndaj të cilit pësoi humbje me rezultat 4:0.

🔹 Anil Vokshi – U21, Kata Male
Anil Vokshi u përball në xhiron e parë me garuesin nga Turqia, Kaynar Furkan, ndaj të cilit pësoi humbje me rezultat 5:0. Më pas, në repesazh, u ndesh me garuesin nga Kanadaja, Noel Manic, ndaj të cilit pësoi humbje me rezultat 5:0.
Anil Vokshi u rendit i 9-ti në kategorinë e tij.

🔹 Diellza Mahalla – U21, +68 kg
Në xhiron e parë, Diellza Mahalla u përball me garuesen Kalmar Matea, ndaj së cilës pësoi humbje me rezultat 6:1.

🔹 Valeza Gashi – U21, -68 kg
Në xhiron e parë, Valeza Gashi u ndesh me garuesen nga Kazakistani, Sagynbek Laura, ndaj së cilës pësoi humbje të ngushtë me rezultat 3:2.

🔹 Suela Arifi – U21, -61 kg
Në xhiron e parë, Suela Arifi u përball me garuesen nga Kazakistani, Temirkhan Aidyn, ndaj së cilës pësoi humbje me rezultat 2:0.

🔹 Qendresa Ibrahimi – U21, -55 kg
Në përballjen e parë, Qendresa Ibrahimi u ndesh me garuesen nga Polonia, Lewandowska Katarzyna, ndaj së cilës pësoi humbje me rezultat 4:0.

🇽🇰 Kosova vazhdon garimin në Kampionatin Botëror në kategoritë Juniorë dhe Kadetë, me synimin për të përfaqësuar denjësisht vendin dhe për të fituar përvojë të vlefshme në arenën ndërkombëtare.

FKK përfaqësohet në Kongresin e WKF-së në Bielsko-Biała 2026Në kuadër të Kampionatit Botëror të Karatesë për kadetë, jun...
13/10/2026

FKK përfaqësohet në Kongresin e WKF-së në Bielsko-Biała 2026

Në kuadër të Kampionatit Botëror të Karatesë për kadetë, juniorë dhe U21, në Bielsko-Biała të Polonisë, po mbahet Kongresi i Federatës Botërore të Karatesë (WKF), i cili përfshin edhe procesin zgjedhor për anëtarët e Bordit Ekzekutiv të WKF-së.

FKK përfaqësohet nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Nazmi Gashi.

Gjatë kongresit u miratua edhe kalendari i garave për vitin e ardhshëm, sipas të cilit Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Mesdhetar të Karatesë! 🇽🇰🥋

Një mundësi e rëndësishme për promovimin e Kosovës dhe zhvillimin e karatesë në arenën ndërkombëtare!


Ministria e Sportit dhe Rinisë
Kosovo Olympic Committee
Baruti Group
DEKO Solution
Loni Dekor
Feis-Com BETON
Sporti në RTK
KosovaPress Sport
Veriu.info

🇽🇰🥋Kosova në Kampionatin Botëror të Karatesë (WKF) – Bielsko-Biała, Poloni, 14–18 tetor 2026 🇵🇱Federata e Karatesë e Kos...
12/10/2026

🇽🇰🥋Kosova në Kampionatin Botëror të Karatesë (WKF) – Bielsko-Biała, Poloni, 14–18 tetor 2026 🇵🇱

Federata e Karatesë e Kosovës njofton opinionin sportiv dhe publikun e gjerë se Kosova do të marr pjesë në Kampionatin Botëror të Karatesë për kadetë, juniorë dhe U21, i cili do të mbahet nga data 14 deri më 18 tetor 2026 në Bielsko-Biała të Polonisë.

Kosova do të marrë pjesë me sportistë të rinj, të cilët do të garojnë në disiplinat e Kata dhe Kumite, në kategoritë përkatëse.

Lista e sportistëve pjesëmarrës🥋🇽🇰

Suela Arifi – U21 Kumite, -61 kg
Dren Gashi – U21 Kumite, -67 kg
Korab Gashi – U21 Kumite, -84 kg
Prijam Gashi – Junior Kumite, +76 kg
Valeza Gashi – U21 Kumite, -68 kg
Suela Halimi – Junior Kumite, -53 kg
Enkel Hamiti – Junior Kumite, -76 kg
Qëndresa Ibrahimi – U21 Kumite, -55 kg
Lijana Iseni – Junior Kumite, -66 kg
Dardan Jahiu – Kadet Kumite, +70 kg
Kemajl Kashtanjeva – U21 Kumite, -60 kg
Alea Kelmendi – Kadet Kumite, -61 kg
Nart Klaiqi – Junior Kumite, -68 kg
Anuar Krasniqi – Kadet Kumite, -52 kg
Diellza Mahalla – U21 Kumite, +68 kg
Emira Maqedonci – Junior Kumite, -48 kg
Almir Pollomi – Kadet Kumite, -57 kg
Muhamed Sahiti – Junior Kumite, -55 kg
Blendi Salihu – Junior Kata,
Rea Sejdiu – Kadet Kumite, +61 kg
Artiol Shaqiri – U21 Kumite, -75 kg
Erina Sherifi – Kadet Kumite, -54 kg
Anil Vokshi – U21 Kata,

Federata e Karatesë e Kosovës u uron suksese të gjithë sportistëve dhe selektoreve të Kosoves z. Isak Curri dhe z. Leutrim Pepaj, duke shprehur besimin se ata do ta përfaqësojnë Kosovën me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim në këtë garë të nivelit më të lartë botëror.

Forca Kosova🇽🇰🥋

Ministria e Sportit dhe Rinisë
Kosovo Olympic Committee
Feis-Com BETON
Baruti Group
DEKO Solution
Loni Dekor
KosovaPress Sport
Sporti në RTK
Veriu.info

🥋 FKK organizon stërvitje të përbashkëta në prag të Kampionatit Botëror për të Rinj! 🇽🇰❤️Me ftesë të selektorëve të FKK-...
09/10/2026

🥋 FKK organizon stërvitje të përbashkëta në prag të Kampionatit Botëror për të Rinj! 🇽🇰❤️

Me ftesë të selektorëve të FKK-së, Isak Curri dhe Leutrim Pepaj, sonte dhe nesër po zhvillohen stërvitje të përbashkëta me garuesit që do ta përfaqësojnë vendin tonë në Kampionatin Botëror për të Rinj, në Bielsko-Biała të Polonisë. 🇵🇱

Qëllimi i këtyre stërvitjeve është vlerësimi nga afër i përgatitjes tekniko-taktike të garuesve, si dhe koordinimi dhe harmonizimi i ekipit para këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar.

FKK u uron shumë suksese të gjithë garuesve dhe ekipit përfaqësues në Kampionatin Botëror! 💪🥋

Me përkushtim dhe krenari drejt sukseseve të reja! 🇽🇰❤️

🥋

Ministria e Sportit dhe Rinisë
Kosovo Olympic Committee
Feis-Com BETON
Baruti Group
Loni Dekor
DEKO Solution
KosovaPress Sport
Sporti në RTK
Veriu.info

Address

Pristina

Telephone

+38344656408

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Federata e Karatesë e Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Federata e Karatesë e Kosovës:

Shortcuts

Share

Category