Zona e Kampionëve

Directions

Zona e Kampionëve NDESHJE SHUM TE SIGURTA PER BAST

🔴 Gjilani rikthehet te fitorja, mposht bindshëm Drenicën!Pas humbjes befasuese nga Vushtrria, Gjilani është rikthyer te ...
13/10/2026

🔴 Gjilani rikthehet te fitorja, mposht bindshëm Drenicën!

Pas humbjes befasuese nga Vushtrria, Gjilani është rikthyer te fitoret në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur Drenicën me rezultat të pastër 3-0. ⚽

Në kuadër të javës së nëntë, “Skifterat” kanë treguar forcën e tyre, duke arkëtuar tri pikë të rëndësishme në garën kampionale.

Me këtë fitore, Gjilani shkon në kuotën e 14 pikëve dhe renditet në vendin e tretë në tabelë. 🔝

Në anën tjetër, Drenica mbetet me 10 pikë, duke zënë vendin e nëntë. 📊

⚽ Drita fiton derbin ndaj Ballkanit, triumfon në udhëtim!🔵⚪️Drita ka fituar derbin ndaj Ballkanit, duke e mposhtur skuad...
13/10/2026

⚽ Drita fiton derbin ndaj Ballkanit, triumfon në udhëtim!

🔵⚪️Drita ka fituar derbin ndaj Ballkanit, duke e mposhtur skuadrën suharekase me rezultat 0-1, në ndeshjen e javës së nëntë të Superligës së Kosovës. 🔥

Me këtë fitore, gjilanasit shkojnë në kuotën e 14 pikëve pas tetë ndeshjeve të zhvilluara.

🟠⚫️Në anën tjetër, Ballkani mbetet me 13 pikë pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara. ⚽

🚨 Trajneri Liridon Leci mohon se e ka sulmuar ish-futbollisten Edonisa Aliu, pas emisionit “Dueli Sportiv”Trajneri Lirid...
12/10/2026

🚨 Trajneri Liridon Leci mohon se e ka sulmuar ish-futbollisten Edonisa Aliu, pas emisionit “Dueli Sportiv”

Trajneri Liridon Leci ka reaguar pas incidentit të raportuar pas përfundimit të emisionit sportiv “Dueli Sportiv”, duke mohuar se e ka sulmuar fizikisht ish-futbollisten Edonisa Aliu.

Përmes një reagimi publik, Leci ka deklaruar se bashkëpunimin me Televizionin Dukagjini e ka ndërprerë vetë, mbrëmjen e së dielës, drejtpërdrejt në emision, duke mohuar pretendimin se televizioni ia ka ndërprerë kontratën.

“Dua të theksoj se nuk kam sulmuar askënd dhe as nuk kam pasur për qëllim të fyej apo të denigroj ndonjë person, e aq më pak ndonjë femër”, ka shkruar Leci.

Ai ka kërkuar që fjalët e tij të mos shtrembërohen dhe të mos përhapen informacione që i konsideron të pavërteta.

“Besoj se faktet duhet të flasin vetë dhe se secili duhet të mbajë përgjegjësi për atë që thotë dhe për mënyrën se si i interpreton fjalët e të tjerëve”, ka theksuar ai.

Ndërkohë, TV Dukagjini kishte njoftuar më herët se kishte vendosur ta ndërpriste bashkëpunimin me Lecin pas incidentit të ndodhur më 11 tetor, duke bërë të ditur se me rastin po merren organet e rendit dhe të drejtësisë.

🚨Liridon Leci dyshohet se sulmoi fizikisht ish-futbollisten Edonisa Aliu, TV Dukagjini ndërpret bashkëpunimin me tëTelev...
12/10/2026

🚨Liridon Leci dyshohet se sulmoi fizikisht ish-futbollisten Edonisa Aliu, TV Dukagjini ndërpret bashkëpunimin me të

Televizioni Dukagjini ka ndërprerë menjëherë bashkëpunimin me Liridon Lecin, pas incidentit të raportuar mbrëmjen e 11 tetorit, pas përfundimit të emisionit sportiv “Dueli Sportiv”.❌

Sipas reagimit zyrtar të televizionit, incidenti ka ndodhur mes Liridon Lecit, panelist i rregullt i emisionit, dhe Edonisa Aliut, ish-futbolliste dhe mysafire në emision.

Pas analizimit të rrethanave të ngjarjes, TV Dukagjini ka vendosur të shkëpusë menjëherë bashkëpunimin me Lecin, duke theksuar se situata të tilla janë të papranueshme për televizionin dhe emisionin “Dueli Sportiv”.

Ndërkohë, televizioni ka bërë të ditur se me rastin po merren organet e rendit dhe të drejtësisë, të cilat pritet t’i sqarojnë të gjitha rrethanat e ngjarjes.

TV Dukagjini ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me organet ligjzbatuese.

⚽ Rezultatet dhe tabela e Albi Mall Superligës pas xhiros së 8️⃣-të
11/10/2026

⚽ Rezultatet dhe tabela e Albi Mall Superligës pas xhiros së 8️⃣-të

⚽ Prishtina ndalet pas gjashtë fitoreve radhazi, Dukagjini i merr një pikë!⚪️🔵Prishtina është ndalur me barazim 0-0 nga ...
11/10/2026

⚽ Prishtina ndalet pas gjashtë fitoreve radhazi, Dukagjini i merr një pikë!

⚪️🔵Prishtina është ndalur me barazim 0-0 nga Dukagjini, në ndeshjen e javës së tetë të Superligës së Kosovës.

Pas gjashtë fitoreve radhazi, bardhekaltërit nuk kanë arritur të vazhdojnë serinë e fitoreve, por mbeten të pamposhtur në kampionat.

Me këtë barazim, Prishtina shkon në kuotën e 19 pikëve dhe renditet në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Malishevën, e cila ka një ndeshje më pak.

⚪️🟢Në anën tjetër, Dukagjini arrin në kuotën e 13 pikëve dhe renditet në pozitën e tretë në tabelën e Superligës. 🏆🇽🇰

Zyrtare: Gjilani ndan rrugët me Debatik Currin ❌🔴⚪️ Gjilani ka njoftuar zyrtarisht për ndërprerjen e bashkëpunimit me kr...
11/10/2026

Zyrtare: Gjilani ndan rrugët me Debatik Currin ❌

🔴⚪️ Gjilani ka njoftuar zyrtarisht për ndërprerjen e bashkëpunimit me kryetrajnerin Debatik Curri, një ditë pas humbjes ndaj Vushtrrisë.

Përmes një komunikate, klubi gjilanas ka bërë të ditur se ky bashkëpunim ka përfunduar, duke e falënderuar Currin për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës në krye të skuadrës.

Gjilani ka theksuar se ndarja është bërë me respekt të ndërsjellë, ndërsa trajnerit i ka uruar suksese të mëtejshme në karrierën e tij profesionale.

Ndërkohë, klubi ka bërë të ditur se për zhvillimet e ardhshme lidhur me organizimin e shtabit teknik, opinioni publik do të informohet me kohë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

⚽ Rezultatet dhe tabela e Raiffeisen Ligës së parë pas xhiros së 9️⃣-të
11/10/2026

⚽ Rezultatet dhe tabela e Raiffeisen Ligës së parë pas xhiros së 9️⃣-të

🗣 Ismet Munishi: Arbër Prekazit i ka vdekur babai, por ai ka pranuar të luaj sot. Nëse sakrifikojmë kështu, me shpirt e ...
11/10/2026

🗣 Ismet Munishi: Arbër Prekazit i ka vdekur babai, por ai ka pranuar të luaj sot. Nëse sakrifikojmë kështu, me shpirt e zemër, do të dalim fitimtarë!

🚨 Zbulohet biseda mes gjyqtarit kryesor dhe VAR-it lidhur me përjashtimin e Viniciusit:📺 Dhoma e VAR-it: “Isidro, të rek...
11/10/2026

🚨 Zbulohet biseda mes gjyqtarit kryesor dhe VAR-it lidhur me përjashtimin e Viniciusit:

📺 Dhoma e VAR-it: “Isidro, të rekomandoj ta rishikosh pamjen për të vlerësuar nëse ka pasur ndonjë sjellje të dhunshme gjatë aksionit që çoi te goli.”

🎙️ Gjyqtari kryesor: “Dakord.”

📺 Dhoma e VAR-it: “Isidro, prit derisa të ulen dhe
na njofto kur të jesh para ekranit.”

🎙️ Gjyqtari kryesor: “Jam para ekranit.”

📺 Dhoma e VAR-it: “Dakord. Sipas pamjeve, Vinicius ia tërheq flokët lojtarit të Villarrealit.”

🎙️ Gjyqtari kryesor: “Shumë mirë, e kam parë tashmë këtë sekuencë. Ajo është pjesë e së njëjtës fazë sulmuese që përfundoi me gol.”

🎙️ Gjyqtari kryesor: “Ma shfaqni një pamje më të gjerë, dua ta shoh incidentin.”

📺 Dhoma e VAR-it: “Dakord.”

🎙️ Gjyqtari kryesor: “Për mua, aksioni nis me një faull dhe karton të kuq për numrin 7 të ekipit pritës, apo jo?”

📺 Dhoma e VAR-it: “U kuptua, faleminderit.”

Address

Pristina

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zona e Kampionëve posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share