Football24h

Football24h

Share

Football24h

Photos from Football24h's post 01/02/2014

PARTIZANI - KUKESI 0 - 0 JAVA 17-të e Kategorisë Superiore

Partizani – Kukësi 0 – 0

Skuadra ka rregjistruar një barazim pa gola 0 – 0 në ndeshjen premiere për vitin 2014 perballe Kukësit. Një 90 minutësh në të cilin ekipi ka reaguar mjaft mirë sidomos përgjatë 45 minutave të dyta të lojës duke krijuar edhe disa mundësi të mira shënimi. Përforcimet e reja në skuadër kanë dhuruar një performancë të kënaqshme çka garanton një ecuri shumë positive në ndeshjet në vazhdim. Një falënderim i veçantë shkon për tifozerinë tonë të zjarrtë e cila mbështeti fuqishëm përgjatë gjithë takimit lojtarët. Pas këtij barazimi ekipi ruan pozitat në vendin e dytë të klasifikimit në kuotën e 27 pikëve. Javën e ardhshme Partizanin e pret derbi i madh i kryeqytetit ndaj rivales historike Tirana, sfidë e cila do të zhvillohet ditën e premte datë 7 Shkurt.

/ Football24h /

Photos 17/01/2014

Llamkosi përforcohet me Osmanin e Maxhunin

Skuadra e Llamkos Kosovës, e cila stinorin vjeshtor në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll e mbylli në pozitën e parë, me 9 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Ferizaj, ka bërë përforcimet e para për stinorin pranveror.

Pjesë e skuadrës së Ismet Munish*t, të enjten, janë bërë Shemsi Osmani dhe Daut Maxhuni. Lajmin për arritjen e marrëveshjes me këta dy futbollistë e ka bërë të ditur kryetari i klubit vushtrrias, Labinot Demi. Kjo lëvizje e Llamkosit vjen pas përforcimeve cilësore që ka bërë skuadra kampione në fuqi, Prishtina, me transferimin e Liridon Lecit, Kastriot Rexhës, Akil Makollit dhe Shkëmbim Salihut.
/ Football24h /

Photos 15/01/2014

Kampionët fillojnë stërvitjet, Rashica kthehet nga lëndimi .


Futbollistët e kampionit vjeshtor në elitën e futbollit kosovar, Llamkos Kosova, pas pushimeve të fundvitit, sot kanë filluar stërvitjet për sezonin pranveror. Shumë të motivuar me suksesin historik që arritën në stinorin vjeshtor, futbollistët paralajmërojnë vazhdim të suksesit dhe lojë të mirë për futbolldashësit e flaktë vushtrrias, që këtë vit po pretendojnë titullin ta sjellin në Vushtrri.

Kapiteni i skuadrës Bahri Kera, premton se edhe në stinorin pranveror Llamkosi do të krijoj atmosferë të mrekullueshme në stadium, që ka synim që ta shënojë historinë, duke u shpallur kampion i Kosovës. Ndërkaq lojtari më përvojë i Llamkosit, Faruk Statovci ka thënë se synimet e Llamkosit janë që të bëhet kampion por edhe ta fitoj Kupën e Kosovës.

Megjithatë drejtuesit e shtabit teknik të klubit, thonë se do të përgatiten sikur të kishin zero pikë dhe nuk do t’i nënçmojnë rivalët e tyre. “Ne do të stërvitemi sikur në pranverë të fillonim nga zeroja, që të mos i nënçmojmë rivalët tanë si dhe të vazhdojmë me sukseset”, ka thënë ndihmës trajneri Bekim Shotani, i cili për shkak të mungesës së kryetrajnerit Munishi, të cilit i ka vdekur babai, ka filluar vetë fazën përgatitore.
Ai ka bërë të ditur se përveç fazës fillestare të stërvitjeve, ata synojnë që të kenë stërvitje edhe jashtë vendit, si dhe te zhvillojnë 5 deri në 7 ndeshje miqësore para fillimit të kampionatit, raporton “Veriu.info”.

Stërvitjet bashkë me shokët e tyre nuk i kanë filluar Labinot Osmani, Bashkim Shala, Valdrin Rashica, Fatlum Ramadani dhe Faton Zejnullahu. Në fakt sipas Shotanit për shkak të lëndimeve që kishin, ata po bëjnë stërvitje të veçanta dhe shumë shpejtë pritet ti bashkohen stërvitjeve në terren të hapur.

Po ashtu një lajm i mirë për kampionët është se pas qëndrimit disamujor për rehabilitim në Gjermani, stërvitjeve tashmë i është kthyer edhe talenti vushtrrias Milot Rashica. “Rashica ka filluar stërvitjet me lojtarët tjerë, por për rikthimin e tij të plotë në fushë, deri në fillim të kampionatit vlerësimin duhet ta japin mjekët”, ka thënë Shotani.

/ Football24h /

Photos from Football24h's post 15/01/2014

Kastriot Rexha përforcon Prishtinën

Sulmuesi prishtinas Rexha ka në supet e tij disa trofe, ndërsa sot edhe zyrtarisht iu bashkua kampionëve bardh e kaltër për gjashtë muajt e ardhshëm

Prishtinë, 15 janar – Prishtina vazhdon përforcimet në radhët e saj drejt luftës për mbrojtjen e titullit të kampionit. Pas ardhjeve të sulmuesit Shkëmbim Salihut nga Ferizaj, mbrojtësve Liridon Leci nga Landskrona e Suedisë e të rikthyerit Akil Makollit të Hajvalisë, sot edhe zyrtarisht përforcimi i radhës është sulmuesi i spikatur, prishtinasi i cili asnjëherë deri tani s’ka luajtur për Prishtinën, Kastriot Rexha....

Lexo më shumë në uebfaqe:

http://www.prishtinafc.com/fcp/site/index.php?p=1&lng=1&id=591

Photos 15/01/2014

“Zbarkojnë” përforcimet te Tirona

Tirana vjen me tjetër fytyrë në 2014, ku spikasin ndryshime të rëndësishme në organikë që imponohen nga pozicioni në vendin e fundit në tabelën e renditjes. Në seancën e parë stërvitore që u zhvillua në Skënder Halili ra në sy prania e katër futbollistë të huaj që mendohet se do të jenë disa nga përforcimet kryesore të merkatos së janarit, pa harruar portierin Ilion Lika që është afrimi i parë zyrtar i merkatos. Ndërsa të paktën 8 futbollistë nga grupi që mbylli 2013 janë larguar përfundimisht nga skuadra. Mbetet në dorë të trajnerit Gugash Magani nëse brazilianët Lenadro Mathias Moris e Gilberto Fortunato apo Amik Ciani e Amadou Sidibe që vijnë nga futbolli francez, do të nënshkruajnë me 24 herë kampionët e Shqipërisë. Gjithsesi përshtypja e parë, të paktën për dy brazilianët, është mjaft pozitive, edhe pse fjala e fundit i përket taknikut peqinas.

Drejtuesit bardheblu presin edhe dy përforcime shumë cilësore nga kategoria superiore, por Magani shfaqet i rezervuar kur pytet për emra konkretë.

I pyetur për mundësitë që kanë bardheblutë për të qëndruar në Superiore, Magani tha se ka gjithmonë shpresa për të mbijetuar.

Tirona do t’i vijojë përgatitijet edhe për disa ditë në kryeqytet, ndërsa faza përgatitore do të zhvillohet në Turqi ose në kompleksin Tropikal në Durrës, në varësi të përforcimeve. / Football24h /

Photos 15/01/2014

Messi në stol kundër Getafes

Lionel Messi hedh pas krahëve ceremoninë e Topit të Artë duke menduar për vitin e ri ku Barcelona është në garë për tre tituj. Këtë mesjavë dhe saktësisht të Enjten në mbremje, katalanasit do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit kundër Getafes për llogari të Kupës së Mbretit dhe argjentinasi do të udhëtojë me skuadrën edhe pse nuk është ende në 100 % të formës së tij për shkak të dëmtimit që e la jashtë fushëve rreth dy muaj. Sipas mediave spanjolle, numri 10 do ta nisë ndeshjen nga pankina, kjo edhe për faktin se transferta madrilene do të shërbejë thjesht për statistika pas fitores së parë 4-0.

Tata Martino i ka rezervuar vetëm disa minuta në fund të takimit, duke kërkuar që të rrisë sa më shumë minutazhin në këmbët e tij. Kjo lëvizje vjen e kushtëzuar edhe nga fakti se ditën e Dielë Barcelona do të luajë kundër Levantes dhe kalendari i ngjeshur nuk e lejon argjentinasin të aktivizohet në çdo takim me intensitet të plotë. Kundër Levantes, Messi pritet të luajë që nga minuta e parë ku gjithashtu pritet të zbresë në fushë titullar edhe braziliani Neymar, i cili i ka kaluar problemet me stomakun që kanë ndikuar në aktivizimin e tij gjatë javëve të fundit. / Football24h /

Photos 14/01/2014

Bunjaku: Nuk do të ngutemi me Adnanin, Xherdanin

Selektori i Kombëtares së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku ka përshëndetur vendimin e FIFA-s për miqësoret. Ai ka thënë se do të nisë menjëherë punën për të mbledhur futbollistë kosovarë, kryesisht nga Evropa. Bunjaku tha se do të kërkojë inkuadrimin edhe të lojtarëve të Superligës. Sipas tij, është ende shumë herë të kërkohet inkuadrimi i yjeve si Januzaj, Shaqiri e Behrami. “Mendoj se duhet të jemi më të kujdesshëm se është fjala për lojë miqësore dhe interesi i lojtarëve gjithmonë është që të kenë sa më shumë lojë për kualifikime evropiane e botërore. Përderisa nuk jemi të pranuar me kushte të plota të UEFA-s e FIFA-s, mendoj se zhvillimi shumë ma i madh për ta është ku janë, sesa t’i bashkohen Kosovës në këtë moment. Duhet ta dimë se me pranimin e plotë të Kosovës, gjithë këta lojtarë do të kenë mundësi ta zgjedhin Kosovën, prandaj nuk kemi nevojë të ngutemi në këtë fazë”, ka thënë Bunjaku në Interaktiv të KTV-së.
/ Football24h /

Photos 14/01/2014

KF.Shkëndija prezanton 4 përforcimet

yrtarisht Shkëndija ka firmosur kontratë me katër futbollistë të ri, të cilët vijnë si përforcime të radhës për skuadrën ‘kuqezi’. Muhamed Useini, Demir Imeri, Bojan Vruçina dhe i riu Denis Simjonoviç janë aktivizimet e reja të Shkëndijës. Në mungesë të presidentit të klubit Jetmir Bexheti, i cili nuk ka mundur të udhëtojë drejt Maqedonisë shkaku i anulimit të fluturimeve si pasojë e mjegullave, firmosja dhe prezantimi i futbollistëve të ri u bë nga ana e drejtorit sportiv Mathias ëalther. Me këtë kryesia e klubit ka plotësuar shpraztirat e krijuara pas largimit të 6-të futbollistëve që mbajtën fanellën e Shkëndijës në gjysmësezonin vjeshtor.

Muhamed Useini është fëmijë i Shkëndijës, futbollist që ka kaluar gjithë kategoritë në klubin amë, ishte ndër më të mirët në sezonin kur Shkëndija doli kampione, ndërsa sezonin e fundit ishte kapiten i ekipit. Ai verën që lëmë pas firmosi për 1,5 vite me Rabotniçkin, mirëpo me insistim të kryesisë ‘kuqezi’ rrikthehet në klubin amë vetëm pas gjashtë muajve të kaluara në Shkup. Useini me Shkëndijën ka firmosur kontratë 18-të mujore, ndërsa pritet të sjellë siguri të madhe në mesfushë. 18-të vjeçari Demir Imeri gjithashtu vjen nga rradhët e Rabotniçkit, si talent i madh i cili pritet që te Shkëndija të nxjerë në pah gjithë potencialin e tij të padiskutueshëm. Imeri rrjedh nga shkolla e futbollit të Vllaznimit të Kërçovës, ndërsa progres të madh përjetoi te ekipi i Rabotniçkit. Është pjesë e kombëtares U-19 të Maqedonisë, ndërsa mund të luaj në disa pozita të mesfushës, gjithnjë me tipare sulmuese dhe problematik për mbrojtjet kundërshtare. Imeri me Shkëndijën ka firmosur kontratë për 3,5 vite.

Sulmuesi kroat Bojan Vruçina ditë më parë u zyrtarizua si blerje e re e Shkëndijës. Ai të martën zyrtarisht vendosi firmën në kontratën e tij me ‘kuqezinjtë’ ku duhet të qëndrojë deri në fund të sezonit, me hapsirë që bashkëpunimi të vazhdojë nëse të dyja palët mbesin të kënaqura. Kualitetet e 29-të vjeçarit janë të njohura dhe pritet adaptim i shpejtë i tij në taborin ‘kuqezi’. Pikërisht Vruçina pritet të jetë udhëheqës i sulmit të Shkëndijës në sezonin pranveror. Kryesia e klubit ka bërë lëvizje të jashtëzakonshme duke angazhuar talentin e madh Denis Simijonoviç. Bëhet fjalë për futbollist zviceran me prejardhje serbe. 21 vjeçari Denis Simijonoviç është mbrojtës qëndror, ndërsa mund të luajë edhe në repartin e mesfushës. Simijonoviç në Tetovë vjen nga rradhët e ëinterthurës së Zvicrës, vetëm falë miqësisë së madhe të kryesive të dy skuadrave dhe lidhjeve të Shkëndijës në tregun zviceran. Drejtuesit ‘kuqezi’ kanë arritur të bëjnë thuajse të pamundurën, duke huazuar për 6-të muaj Simijonoviçin. Mbrojtësi i ri që në moshën 18-të vjeçare ka luajtur në Ligën e Parë të Zvicrës, ndërsa pritet që të jetë përforcim i madh për repartin defanziv të skuadrës ‘kuqezi’. / Football24h /

Photos 14/01/2014

Fiorentina merr Matrin, Juve shumë pranë Cercit

Mesa duket do të përfundojë më shpejt se sa pritej aventura e Alessandro Matrit me fanellën e Milanit. Sulmuesi 29-vjecar është shumë pranë transferimit te Fiorentina. Pavarsisht mardhënieve jo shumë të mira midis drejtuesve të Milanit dhe atyre vjollcë pas çështjes Ljajic verën e kaluar, Drejtori Sportiv I Fiorentinës, Daniele Prade ka zgjidhur gjithcka me Adriano Gallianin. Për kalimin e Matrit në Firence mungon vetëm zyrtarizimi. Ish sulmuesi I Juventusit do të tranferohet në “Artemio Franchi” në formën e huazimit pa të drejtë blerje nga ana e ekipit vjollcë në fund të sezonit. Matri në skuadrën e drejtuar nga presidenti Andrea Della Valle do të zerë vendin e të dëmtuarit Giuseppe Rossi.

Ndërkohë që edhe Juventusi është shumë pranë blerjes së Alessio Cerci-t. Klubi bardhezi është ai që I ka bërë ofertën më të mirë Torinos për sulmuesin e saj. Gjysma e kartonit të Immobile-s, I gjithë kartoni I Giovincos dhe 4 deri në 5 milon Euro është oferta e drejtuesve juventinë dhe duke parë që edhe kontrata e Cercit me Torinon skadon në verën e vitit 2015, presidenti I klubit Granata Urbano Cairo nuk mund të bëjë gjë tjetër vecse të dorëzohet. Por me shumë mundësi 26-vjecari italian do të transferohet në anën tjetër të qytetit vetëm verën e ardhshme. / Football24h /

Photos 14/01/2014

Ribery iku nga ceremonia, se kapën as kamerat

Frank Ribery ka qenë shumë i zhgënjyer me rezultatin e votimeve për Topin e Artë. Ylli francez ka synuar që të jetë fitues i Topit të Artë për vitin 2013, por që në fund u rëndit në vendin e tretë.
Menjëherë pasi u mësua emri i Cristiano Ronaldos si fitues i këtij çmimi, Ribery ka braktisur me vrull ceremoninë duke iu shmangur zonës së intervistave.
As kamerat nuk arritën të kapin reagimin e Messit, por që u mësua më pas se Ribery kishte shkuar në hotelin ku ishte rehatuar në Zurich. / Football24h /

Photos 14/01/2014

Leja e FIFA-s për Kosovën, “lajm i keq” për Anglinë

Vendimi i FIFA-s për t’ia lejuar përfaqësueses së Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore i ka alarmuar mediat angleze, të cilat raportojnë se në këtë mënyrë janë minimizuar gjasat që Adnan Januzaj të luajë për Anglinë.
Tre Luanët e kanë shqyrtuar mundësinë që ta ‘rrëmbejnë’ supertalentin 18-vjeçar pasi t’i kalojë pesë vite në Angli (me ç’rast do të fitonte të drejtën ligjore për ta përfaqësuar këtë shtet), por besohet se Kosova është preferenca e tij – shkruan Daily Mail, ndërsa transmeton Telegrafi.

Deri më tani FIFA ka hezituar ta pranojë Kosovën në garat ndërkombëtare, por Sepp Blatter tashmë ka konfirmuar se përfaqësuesja kosovare mund të zhvillojë ndeshjet miqësore.

Januzaj, i cili ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë të David Moyes këtë sezon, ka thënë se është i vendosur “që ta bëjë Kosovën krenare”, ndërkohë që babai i tij ka hedhur poshtë mundësitë se ai mund të luajë për Belgjikën, Shqipërinë apo Turqinë, vazhdon Daily Mail.

Sido që të jetë, pritet të shohim se kë do të zgjedhë futbollisti shqiptar, i cili ka lindur në Belgjikë. / Football24h /

Photos 13/01/2014

CR7 mbret i botës

Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2013 duke fituar çmimin ‘FIFA Topi i Artë’ – njofton Telegrafi.
Viti 2013 ishte fantastik për CR7, i cili individualisht ishte padyshim lojtari më i mirë. Megjithatë, portugezi nuk arriti të fitojë asnjë trofe me klubin e tij, Real Madrid, prandaj kjo ia zbehte paksa gjasat për ta fituar çmimin. Ai ishte fantastik edhe me kombëtaren e Portugalisë, të cilën e kualifikoi vet në Kampionatin Botëror që zhvillohet në Brazil. Të mos harrojmë se gjatë sezonit të ri (2013/2014), CR7 ka thyer një sërë rekordesh.Dalja e Cristianos për të marrë çmimin u shoqërua me lot dhe kjo dëshmoi rëndësinë që kishte ky çmim për të.

“Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë moment... Para së gjithash dua t’i falënderoj bashkëlojtarët te klubi dhe te kombëtarja. Pa ndihmën e tyre kjo nuk do të ishte e mundur. Jam shumë i lumtur, është shumë vështirë ta fitosh këtë çmim”, tha ai mes tjerash.

Kjo është hera e dytë që 28-vjeçari e fiton Topin e Artë. Për herë të pari ai e fitoi këtë trofe në vitin 2008 kur ishte futbollist i Manchester Unitedit.

Krahas portugezit, Lionel Messi dhe Franck Ribery ishin në listën e ngushtë të kandidatëve për ta fituar çmimin prestigjioz individual.Për Leo Messin, viti që kaloi nuk ishte edhe aq i mirë, veçanërisht për shkak të lëndimeve që pësoi disa herë, por kurdo që ka luajtur është treguar vendimtar për skuadrën. Ai fitoi titullin e La Ligas me Barcelonën ndërsa fitoi edhe Superkupën e Spanjës. Messi ishte edhe golashënuesi më i mirë i sezonit 2012/13 në La Liga dhe njëherësh më i miri në Evropë dhe e ka fituar ‘Këpucën e Artë’.

Ndryshe nga dy rivalët e tij, Franck Ribery ndoshta nuk ka shënuar shumë gola dhe ndoshta nuk është individualisht futbollisti më i mirë në botë, por ai e ndihmoi Bayern Munichun të fitojë tripletën sezonin e kaluar, ndërsa ka vazhduar të shkëlqejë me fanellën bavareze edhe në sezonin e ri. Francezi u shpall futbollisti më i mirë në Evropë sipas UEFA-s.

Messi është fituesi rekorder i Topit të Artë, të cilin e ka fituar katër herë radhazi. / Football24h /

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Pristina