06/04/2026
Kampionati Shtetëror për të Rinj 2026🇽🇰
Klubi ynë arriti rezultate të shkëlqyera duke siguruar 2 vende të para:
🥇 Omer Uka
🥇 Arnis Krasniqi (pas tri luftave të forta)
Po ashtu, u kurorëzuam me 2 medalje të bronzta:
🥉 Lis Brahimi
🥉 Deon Durmishi
Krenarë për përkushtimin, disiplinën dhe shpirtin luftarak të sportistëve tanë. Ky është vetëm fillimi – rruga drejt suksesit vazhdon! 🔥💪
18/01/2026
Sot u mbajt ceremonia e Sportistit të Vitit 2025 nga Federata e Kick Box-it të Kosovës, ku pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme ishte edhe klubi ynë Kickbox Prishtina me trajnerin dhe garuesit tanë.
Me krenari u nderuam dhe vlersuam me këto çmime:
•Qendrim Makolli – Trajneri më i Mirë i Vitit 2025
•Kickbox Prishtina – Klubi më i Mirë i Vitit 2025
•Gëzim Morina – Sportisti më i Mirë i Vitit 2025 (Çmimi Kryesor)
•Omar Thaqi – Sportist i Vitit në kategorinë-63.5kg
• Denis Halimi – Sportist i Vitit në kategorinë+91kg
Falënderojmë Federatën e Kick Box-it të Kosovës për vlerësimin, bashkëpunimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm në zhvillimin e këtij sporti. Krenarë për ekipin tonë dhe të motivuar për suksese edhe më të mëdha!🇽🇰
04/01/2026
💢Orari i Ushtrimeve me Grup💢
♦️Meshkuj | Femra | Miks | Fëmijë♦️
26/10/2025
🥊 Nga 1 Nëntori hapim grupet e reja të Kickboxing!
Bëhu pjesë e një ambienti ku disiplina, forca dhe qëndrueshmëria bashkohen.
Rezervo vendin tënd dhe nis rrugëtimin drejt formës më të mirë fizike e mendore! 💥