07/09/2026
Urime ditëlindjen, Ermal! 🎉
Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova
www.instagram.com/FFK_KOS
www.twitter.com/FFK_KS
07/09/2026
Urime ditëlindjen, Ermal! 🎉
07/09/2026
🇽🇰 FFK uron Policinë e Kosovës për 27-vjetorin e themelimit
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, i ka përcjellë urimet më të përzemërta Drejtorit të Përgjithshëm, Gazmend Hoxha, si dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Në letrën e urimit, Presidenti Ademi ka vlerësuar lart kontributin dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës, si dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me FFK-në në garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e ndeshjeve vendore e ndërkombëtare.
Po ashtu, është përgëzuar edhe përfshirja e Policisë së Kosovës në sport dhe suksesi i ekipit të saj të futsallit, i cili në edicionin e parë të garimit siguroi inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futsall.
Letra e plotë ➡️
06/09/2026
⚽ Rezultatet dhe tabela e Raiffeisen Ligës së parë pas xhiros së 4️⃣-të
06/09/2026
⚽ Rezultatet dhe tabela e Albi Mall Superligës pas xhiros së 4️⃣-të
06/09/2026
🟠 BALLKANI 2️⃣-0️⃣ FERONIKELI 74 🟢
🔵 MALISHEVA 3️⃣-1️⃣ GJILANI 🔴
06/09/2026
⚽️ Albi Mall Superliga – Xhiro 4️⃣
Sot na presin këto duele ⬇️
⏰ 16:00
🟠 BALLKANI 🆚 FERONIKELI 74 🟢
🔵 MALISHEVA 🆚 GJILANI 🔴
05/09/2026
🔵 DRITA 0️⃣-0️⃣ DRENICA 🔴
05/09/2026
⏰ NË KËTË ORË, 10 VITE MË PARË... NISI HISTORIA ⚽🇽🇰
📌 5 shtator 2016, ora 20:45 – Veritas Stadion, Turku. Këtu nisi një kapitull i ri dhe historik i futbollit kosovar. Në këtë datë dhe në këtë orë, për herë të parë, jehoi himni shtetëror dhe u valvit me krenari flamuri i Kosovës në një ndeshje kualifikuese të UEFA-s dhe FIFA-s.
Pikërisht në këtë orë, 10 vite më parë, Kombëtarja e Kosovës nisi rrugëtimin e saj historik në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2018, përballë Finlandës.
Ajo mbrëmje nuk ishte thjesht një ndeshje futbolli. Ishte kurorëzimi i një sakrifice shumëvjeçare të gjeneratave të tëra të futbollistëve, punëtorëve sportivë, drejtuesve të FFK-së dhe tifozëve që mbajtën gjallë ëndrrën tonë.
⚡ Finlanda 1–1 Kosova
🇽🇰 Përmes golit historik të Valon Berishës nga pika e bardhë, emri i Kosovës u shkrua përgjithmonë në hartën e futbollit botëror.
Sot, një dekadë më vonë, shikojmë pas me krenari për rrugëtimin e bërë dhe me besim të plotë në të ardhmen që po ndërtojmë së bashku!
🙌Faleminderit të gjithë atyre që kontribuan për këtë ditë dhe tifozëve tanë dardanë, që janë zemra e këtij rrugëtimi! 💛💙 🇽🇰
05/09/2026
🔵 LLAPI 1️⃣-2️⃣ DUKAGJINI 🟢
05/09/2026
⚽️ Albi Mall Superliga – Xhiro 4️⃣
Sot na presin këto duele ⬇️
⏰ 16:00
🔵 LLAPI 🆚 DUKAGJINI 🟢
⏰19:00
🔵 DRITA 🆚 DRENICA 🔴