Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh

Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh

Share

Klubi i Karatesë "AS-Prishtina" Bardhosh

Photos from Ministria e Sportit dhe Rinisë's post 02/09/2026

Krenar për suksesin e arritur nga kampionët tan Islam Selmani dhe Sensei Isak Curri 💪🇽🇰🥋👉💪🌏🥇🥋🥋🤝🤝✊️

02/09/2026

Krenar me suksesin e arritur Kampion Mesdhetar 2026 Islam Selmani 🔝🥇🥋🇽🇰💪👉♥️✊️

Urime dhe suksese ne vazhdimësi Kampion 💪🌏🥋🥇

Photos from Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh's post 01/09/2026

🇽🇰🥋 SOT ËSHTË DITA E MADHE! 🥋🇽🇰🔥

Pas gjithë punës, sakrificës, djersës dhe betejave të zhvilluara deri këtu, kampioni ynë Islam Selmani është në FINALE! 🥇🔥

Pas këtij suksesi qëndrojnë vite pune, përkushtim dhe sakrificë, si dhe puna e palodhshme e Kryetrajnerit të AS-Prishtinës, Sensei Isak Curri, i cili ka besuar dhe punuar pa u ndalur për ta ngritur Islamin drejt majës.

⏰ Sot, në ora 14:15, vjen beteja e fundit!

❤️🇽🇰 Islam, hyr në tatami me zemrën e një kampioni, me besimin në vete dhe me flamurin e Kosovës në zemër!

Ne të gjithë jemi me ty!
Klubi yt, trajnerët, familja sportive dhe gjithë Kosova presin edhe një sukses të madh në këtë finale! 🇽🇰🔥🏆

🥇 SHKO PËR ARTËN, ISLAM!
🇽🇰 SHKRUAJE EDHE NJË HERË HISTORINË!

Një falënderim i veçantë për Sensei Isak Currin për punën, përkushtimin dhe sakrificën në ndërtimin e këtij kampioni. 🤝🥋

Gjithashtu, Albulena Gërvalla, të urojmë shumë suksese në të ardhmen! 🤝💪🔝
Rruga e kampionëve vazhdon dhe ne besojmë se edhe më shumë momente të mëdha do të vijnë! 🇽🇰❤️

SUKSES NË FINALE, KAMPION! 🥇🇽🇰🔥

e Karatesë së Kosovës
Olimpik i Kosovës
e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
e Prishtinës

. # Federata e Karatesë e Kosovës Republika E Kosovës e Prishtinës Klubi i Karatesë "Besa-Obiliq"
🇽🇰🥋🏆

Photos from Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh's post 26/08/2026

🇽🇰🥋 Klubi i Karatës AS-Prishtina përfaqëson Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Klubi i Karatës AS-Prishtina nga Prishtina do të jetë pjesë e përfaqësueses së Republikës së Kosovës në karate, në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, që zhvillohen në Taranto, Itali.

Kosovën në karate do ta përfaqësojnë edhe dy sportistë të klubit:

🥋 Albulena Gërvalla
🥋 Islam Selmani

Ekipi do të udhëhiqet nga Isak Curri, kryetrajneri i klubit dhe njëkohësisht selektor i Përfaqësueses së Kosovës në Karate.

Pjesëmarrja në Lojërat Mesdhetare është një mundësi e rëndësishme për sportistët tanë për të garuar në nivelin më të lartë ndërkombëtar, për të fituar përvojë dhe për ta përfaqësuar me dinjitet Republikën e Kosovës në mesin e vendeve pjesëmarrëse të Mesdheut.

🇽🇰 Dy sportistë, një klub, një mision – ta përfaqësojmë Kosovën me krenari!

Klubi i Karatës AS-Prishtina u uron suksese Albulenës, Islamit dhe gjithë Përfaqësueses së Kosovës në Taranto 2026!

Për Kosovën! 🇽🇰🥋

Federata e Karatesë e Kosovës Kosovo Olympic Committee Ministria e Sportit dhe Rinisë Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës Kryeqyteti Prishtina Albulena Gervalla Islam Selmani Isak Curri

Photos from Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh's post 31/07/2026

🥋 MEDALISTËT BOTËRORË DHE EVROPIANË VAZHDOJNË RRUGËN E SUKSESIT – ME VETËFINANCIM NË KAMPIN NDËRKOMBËTAR TË KARATESË NË SLLOVAKI 🇸🇰

Klubi i Karatesë AS-Prishtina po merr pjesë në International Sparring Karate Camp 2026, i cili po zhvillohet në Moštenica-Kyslá, Sllovaki, nga 26 korriku deri më 2 gusht 2026.

Klubi ynë përfaqësohet nga dy prej sportistëve më të suksesshëm të Kosovës: 🥈 Islam Selmani – medalist i argjendtë në Kampionatin Botëror. 🥉 Albulena Gërvalla – medaliste evropiane dhe një nga sportistet më të dalluara të karatesë kosovare.

Së bashku me sportistët, në kamp po marrin pjesë edhe: 🥋 Sensei Isak Curri – trajner. 🤝 Isak Pllana – kryetar i Klubit të Karatesë AS-Prishtina.

Në këtë kamp marrin pjesë karateistë nga: 🇸🇰 Sllovakia, 🇵🇱 Polonia, 🇧🇦 Bosnja dhe Hercegovina, 🇧🇬 Bullgaria, 🇭🇺 Hungaria, 🇲🇪 Mali i Zi, dhe 🇽🇰 Kosova.

Ky kamp është një etapë shumë e rëndësishme e përgatitjeve për garat ndërkombëtare që fillojnë në muajin shtator, ku sportistët tanë do ta përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Megjithatë, pas çdo medaljeje dhe suksesi fshihet një sakrificë e madhe.

Është për të ardhur keq që edhe medalistët botërorë dhe evropianë, të cilët kanë ngritur lart flamurin e Kosovës, vazhdojnë të detyrohen t'i mbulojnë me vetëfinancim shpenzimet për përgatitjet e tyre. Mungesa e mbështetjes nga sponsorët nuk i ka ndalur, por i ka bërë edhe më të vendosur për të vazhduar rrugën drejt sukseseve të reja.

Ne besojmë se kampionët meritojnë përkrahje jo vetëm kur ngjiten në podium, por edhe gjatë rrugëtimit të tyre drejt medaljeve.

Klubi i Karatesë AS-Prishtina do të vazhdojë të punojë me përkushtim për zhvillimin e sportistëve dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Urojmë që ky kamp të jetë një tjetër hap drejt medaljeve të reja për Islam Selmanin dhe Albulena Gërvallën, si dhe një thirrje që kampionët tanë të marrin mbështetjen që e meritojnë.

🇽🇰🥋 Suksese ekipit tonë!

14/07/2026

Privilegjuar me Soke Osman Ejupi 9 Dan dhe Gani Pacolli 2 Dan 👉💪💪🥋🇽🇰🇦🇱🇪🇺🔝♥️🫶

Photos from Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh's post 14/07/2026

AS-PRISHTINA VAZHDON RRUGËTIMIN E SUKSESIT! 🥋

Më 11.07.2026, sportistët e Klubit të Karatës AS-Prishtina morën pjesë në Provimin për Breza Kyu, të organizuar nga Klubi i Karatës Fushë-Kosova, ku edhe një herë dëshmuan përkushtimin, disiplinën dhe nivelin e lartë të përgatitjes.

Komisioni i provimit:
• Osmon Ejupi – 9 Dan
• Isak Curri – 4 Dan
• Gani Pacolli – 2 Dan

Me krenari njoftojmë se AS-Prishtina u pasurua edhe me dy gjysmëmjeshtre të reja të karatesë (1 Kyu – Brezi i Kaftë):
🥋 Olta Bicaj – 1 Kyu
🥋 Aulona Statovci – 1 Kyu

Gjithashtu u graduan:
2 Kyu
• Hira Ruhani
• Nila Ruhani

10/9 Kyu
• Asajra Dobratiqi
• Dorela Canolli

Këto gradime janë dëshmi e punës sistematike që zhvillohet çdo ditë në klub. Sportistët tanë vazhdojnë të avancojnë nga brezat fillestarë deri te nivelet më të larta të Kyu, duke ndërtuar bazën e fortë për sukseset e ardhshme në arenën vendore dhe ndërkombëtare.

Urime të gjitha sportisteve për gradimet e merituara! Ju dëshirojmë shëndet, disiplinë dhe suksese të reja në rrugëtimin tuaj sportiv.

Një falënderim i sinqertë për prindërit dhe të gjithë ata që mbështesin vazhdimisht punën e klubit tonë.

Klubi i Karatës AS-Prishtina
Rruga drejt suksesit vazhdon! 🥋🏆

Me respekt K.k As-Prishtina!



Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh Klubi i Karatesë "Fushë Kosova" Klubi i Karatesë "Besa-Obiliq" Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës

Photos from Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh's post 05/07/2026

Klubi i Karatesë "As-Prishtina" u përfaqësua me sportisten Emira Maqedonci në Ligën Botërore të të Rinjve të WKF-së.

Emira zhvilloi paraqitje shumë të mira, duke regjistruar 2 fitore dhe 1 humbje në një konkurrencë të fortë ndërkombëtare. Edhe pse kësaj radhe fati nuk ishte në anën e saj për të arritur medaljen, ajo tregoi cilësi, karakter dhe potencial të madh.

Jemi krenarë për përfaqësimin dinjitoz të klubit dhe i urojmë Emirës shumë suksese në garat e ardhshme. Besojmë se medaljet do të vijnë me punën dhe përkushtimin që e karakterizon.

Një falënderim i veçantë për Federatën e Karatesë së Kosovës për transportin e siguruar, si dhe për familjen e sportistes për mbështetjen e vazhdueshme.

Me respekt,
Klubi i Karatesë "As-Prishtina" 🥋🏆

Photos from Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh's post 27/06/2026

Një falënderim i veçantë për BEST SPORT dhe përfaqësuesin e saj për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, Zhivko Dragulovski, për mbështetjen e dhënë ndaj sportistes sonë Albulena Gervalla.

Albulena, sportiste e Klubit të Karatesë AS-Prishtina dhe anëtare e Reprezentacionit të Kosovës, është fituese e medaljeve ballkanike, mesdhetare, evropiane dhe medaliste e bronztë e Kampionatit Botëror në garën ekipore, duke përfaqësuar me dinjitet klubin dhe shtetin tonë në arenën ndërkombëtare.

Dhurimi i kompletit të pajisjeve WKF Approved nga BEST SPORT është një vlerësim për punën, sakrificën dhe rezultatet e saj sportive, si dhe një motivim i madh për të vazhduar drejt sukseseve të reja.

Faleminderit BEST SPORT dhe z. Zhivko Dragulovski për besimin dhe përkrahjen e sportistëve elitarë. Sporti ka nevojë për partnerë që vlerësojnë suksesin dhe investojnë në të ardhmen e kampionëve.

Kryeqyteti Prishtina Federata e Karatesë e Kosovës Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh Albulena Gervalla Islam Selmani Isak Curri Njomza Ibrahimi Zhivko Drakulovski

Photos from Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh's post 13/06/2026

🥋🏆 Paraqitje e shkëlqyer e Klubit të Karatesë AS-Prishtina në Turneun Ndërkombëtar “KUMANOVA OPEN 2026” 🏆🥋

📅 13 Qershor 2026
📍 Kumanovë, Maqedonia e Veriut

Klubi i Karatesë AS-Prishtina nga Bardhoshi u paraqit me sukses në turneun ndërkombëtar “KUMANOVA OPEN 2026”, duke arritur rezultate të jashtëzakonshme dhe duke dëshmuar nivel të lartë teknik, disiplinë dhe përkushtim në arenën ndërkombëtare.

🏅 Rezultatet e sportistëve tanë:

🥇 Medalje të Arta

• Hira Ruhani (13 vjeç) – Katare -54 kg
• Albulena Gervalla – Seniore Open
• Islam Selmani – Senior Open

💰🏆 Shpërblime në para për fituesit e kategorive Open:

🥇 Islam Selmani – Kampion në Senior Open dhe fitues i 300 eurove.
🥇 Albulena Gervalla – Kampione në Seniore Open dhe fituese e 200 eurove.

👏 Këto rezultate janë dëshmi e punës së palodhshme të sportistëve, trajnerëve dhe përkushtimit të vazhdueshëm të klubit në zhvillimin dhe avancimin e sportit të karatesë.

Urime të gjithë garuesve për paraqitjen dinjitoze dhe sukseset e arritura, duke përfaqësuar me krenari klubin, Bardhoshin dhe Komunën e Prishtinës.

🇽🇰🥋 Suksese edhe më të mëdha në garat e ardhshme! 🏆

Klubi i Karatesë AS-Prishtina Bardhosh

🤝 Mbështetur nga: ▫️ Komuna e Prishtinës
▫️ Drejtoria e Sportit e Prishtinës

🥋🏆🔥

Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës Kryeqyteti Prishtina Federata e Karatesë e Kosovës Isak Curri Albulena Gervalla Islam Selmani Rejane Islami Njomza Ibrahimi Ruhani

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


Bardhosh
Pristina