Federata e Triathlonit e Kosovës

Federata e Triathlonit e Kosovës

Share

Faqja zyrtare e Federates se Triathlonit e KOSOVES

Photos from Federata e Triathlonit e Kosovës's post 24/05/2026

🏊‍♂️ Vazhdojnë përgatitjet intensive në Kampin Elitar në Erzurum🏃
Reprezentacioni i Kosovës në Triathlon po vazhdon me përkushtim maksimal programin stërvitor në Kampin Elitar në Erzurum të Turqisë.
Seanca e radhës e treningut është zhvilluar në disiplinën e notit 🏊‍♂️, ku sportistët po punojnë intensivisht në ngritjen e kapaciteteve fizike dhe përmirësimin e performancës sportive.
Stërvitjet janë duke u realizuar sipas plan-programit të paraparë, nën mbikëqyrjen e Selektorit Rejhan Krasniqi dhe udhëheqësit të kampit Labinot Gashi, me fokus maksimal drejt përgatitjeve për garat ndërkombëtare që e presin Kosovën në vazhdim të sezonit. 🇽🇰

Photos from Federata e Triathlonit e Kosovës's post 22/05/2026

Sot në orët e mëngjesit, ekipa ka vazhduar programin stërvitor me seancën e notit 🏊‍♂️, ndërsa pasdite është realizuar stërvitja e vrapimit 🏃‍♂️ në kuadër të përgatitjeve intensive në lartësi mbidetare prej 2100 metrash.
Të gjitha stërvitjet janë duke u zhvilluar sipas plan-programit të paraparë, nën mbikëqyrjen e Selektorit të reprezentacionit, Rejhan Krasniqi, si dhe udhëheqësit të kampit, Labinot Gashi.

Photos from Federata e Triathlonit e Kosovës's post 21/05/2026

Sportistët kanë filluar me sukses përgatitjet në Kampin Elitar në Erzurum të Turqisë, në një lartësi mbidetare prej 2100 metrash, ku po zhvillojnë stërvitje intensive sipas plan-programit të hartuar nga stafi profesional.
🏊‍♂️🚴‍♂️🏃‍♂️

20/05/2026

Sot, më datë 20.05.2026, disa nga anëtarët e Reprezentacionit të Kosovës në Triathlon udhëtuan drejt Erzurumit të Turqisë , në lartësi mbidetare prej 2100 metrash, për të marrë pjesë në kampin elitar përgatitor, i cili është pjesë e Planit Vjetor të Federatës së Triathlonit të Kosovës. 🏊🚴🏃

Ky kamp do t’u shërbejë sportistëve tanë për ngritjen e performancës fizike dhe përgatitjen sa më të mirë për Kampionatin Ballkanik në Sprint Triathlon, i cili do të mbahet muajin e ardhshëm, si dhe për Kampionatin Europian në Triathlon.

Federata e Triathlonit e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe çdoherë në shërbim të sportistit, duke krijuar kushte dhe mundësi sa më profesionale për zhvillimin e triathlonit në Kosovë.

Photos from Federata e Triathlonit e Kosovës's post 12/05/2026

Federata e Triathlonit e Kosovës ju fton të bëheni pjesë e garës ndërkombëtare “Kosova Sprint Triathlon”, e cila do të mbahet në Liqenin e Batllavës! 🏊‍♀️🚴‍♂️🏃‍♂️

Data: 26 korrik 2026
Ora e fillimit: 09:00
Vendndodhja: Liqeni i Batllavës

Kjo garë përfshin disiplinat:

🏊 Not: 750 m
🚴 Çiklizëm: 20 km
🏃 Vrapim: 5 km

Regjistrimet për Kosova Sprint Triathlon janë të hapura për të gjithë të interesuarit përmes linkut të mëposhtëm.

Ndërsa regjistrimet për Kampionatin e Kosovës në Sprint Triathlon janë të hapura vetëm për sportistët e klubeve të triathlonit të Kosovës, të cilët duhet të regjistrohen përmes Federatës së Triathlonit të Kosovës.

KOSOVA SPRINT TRIATHLON 2025 12/05/2026

Federata e Triathlonit e Kosovës ju fton të bëheni pjesë e garës ndërkombëtare “Kosova Sprint Triathlon”, e cila do të mbahet në Liqenin e Batllavës! 🏊‍♀️🚴‍♂️🏃‍♂️

Data: 26 korrik 2026
Ora e fillimit: 09:00
Vendndodhja: Liqeni i Batllavës

Kjo garë përfshin disiplinat:

🏊 Not: 750 m
🚴 Çiklizëm: 20 km
🏃 Vrapim: 5 km

Regjistrimet për Kosova Sprint Triathlon janë të hapura për të gjithë të interesuarit përmes linkut të mëposhtëm.

Ndërsa regjistrimet për Kampionatin e Kosovës në Sprint Triathlon janë të hapura vetëm për sportistët e klubeve të triathlonit të Kosovës, të cilët duhet të regjistrohen përmes Federatës së Triathlonit të Kosovës.

KOSOVA SPRINT TRIATHLON 2025 Aktiviteti mbahet me daten 27.07.2025, me fillim në ora 09:00 për ballë Restaurant Liqeni në Batllavë The event will take place on July 27, 2025, starting at 09:00 AM in front of Restaurant Liqeni in Batllava.

11/05/2026

Prezentimi i triatletëve femra para fillimit të Kampionatit të Kosovës në Super Sprint Duathlon

11/05/2026

Prezentimi i triatletëve meshkuj para fillimit të Kampionatit të Kosovës në Super Sprint Duathlon

Photos from Federata e Triathlonit e Kosovës's post 10/05/2026

Sot, më datë 10.05.2026, Federata e Triathlonit e Kosovës organizoi me sukses Kampionatin e Kosovës për Pionier-e në disiplinën Super Sprint Duathlon (1.25 km vrapim 🏃– 4km biçikletë 🚴– 600mvrapim🏃).
Në këtë kampionat morën pjesë gjithsej 7 klube dhe 34 sportistë/e, të cilët treguan përgatitje të mirë fizike, disiplinë dhe nivel të lartë garues.

Rezultatet:
🔹 Kategoria Femra:
Nerënxa Kuçi – vendi i parë, Klubi Triathlon Suhareka (18:05)🥇🏆
Amara Maxhuni – vendi i dytë, Klubi Triathlon Vushtrria (20:45)🥈
Erisa Zeqiri – vendi i tretë, Klubi Triathlon Dardania(23:15)🥉

🔹 Kategoria Meshkuj:
Andi Kastrati– vendi i parë, Klubi Triathlon Llapi (17:33)🥇🏆
Eris Kabashi– vendi i dytë, Klubi Triathlon Suhareka (18:01)🥈
Eldion Shala – vendi i tretë, Klubi Triathlon Suhareka (18:15)🥉

Federata e Triathlonit e Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë sportistët, trajnerët dhe klubet pjesëmarrëse për angazhimin dhe kontributin e tyre në zhvillimin e këtij kampionati.
Në fund, falënderojmë sinqerisht Policinë e Kosovës për mbështetjen në mbarëvajtjen dhe sigurinë e garës, si dhe ekipin mjekësor nga Vushtrria, të cilët ishin të pranishëm dhe ofruan asistencë të menjëhershme gjatë gjithë aktivitetit.
Me respekt,
Federata e Triathlonit e Kosovës

Photos from Federata e Triathlonit e Kosovës's post 03/05/2026

Sot, më datë 03.05.2026, Federata e Triathlonit e Kosovës organizoi me sukses Kampionatin e Kosovës për Kadet-e në disiplinën Sprint Duathlon (2.5 km vrapim 🏃– 9 km biçikletë 🚴– 1.25 km vrapim🏃).
Në këtë kampionat morën pjesë gjithsej 7 klube dhe 39 sportistë/e, të cilët treguan përgatitje të mirë fizike, disiplinë dhe nivel të lartë garues.

Rezultatet:
🔹 Kategoria Femra:
Nerënxa Kuçi – vendi i parë, Klubi Triathlon Suhareka (37:29)🥇🏆
Amara Maxhuni – vendi i dytë, Klubi Triathlon Vushtrria (45:19)🥈
Erisa Zeqiri – vendi i tretë, Klubi Triathlon Dardania(48:11)🥉

🔹 Kategoria Meshkuj:
Siar Peci – vendi i parë, Klubi Triathlon Dardania (34:10)🥇🏆
Bleard Gashi – vendi i dytë, Klubi Triathlon Suhareka (34:51)🥈
Eris Kabashi – vendi i tretë, Klubi Triathlon Suhareka (39:45)🥉

Federata e Triathlonit e Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë sportistët, trajnerët dhe klubet pjesëmarrëse për angazhimin dhe kontributin e tyre në zhvillimin e këtij kampionati.
Në fund, falënderojmë sinqerisht Policinë e Kosovës për mbështetjen në mbarëvajtjen dhe sigurinë e garës, si dhe ekipin mjekësor nga Vushtrria, të cilët ishin të pranishëm dhe ofruan asistencë të menjëhershme gjatë gjithë aktivitetit.
Me respekt,
Federata e Triathlonit e Kosovës

Photos from Federata e Triathlonit e Kosovës's post 26/04/2026

Më 26 prill 2026, në garën ndërkombëtare Sprint Duathlon – Memorial Gjoko Kuzmanovski në Shkup, triatletët e Kosovës u paraqitën me performancë shumë të mirë, duke arritur rezultate të shkëlqyera në disa kategori.
🔹 Kategoria Elite:
🥈 Genc Isufi – vendi i dytë (58:25)
Fuad Bajrami – vendi i pestë (1:02:51)

🔹 Kategoria Juniore:
🥇 Enilda Zeqiri (Triathlon Dardania) – vendi i parë (1:10:39)
🥈 Selina Gashi – vendi i dytë (1:11:15)

🔹 Kategoria Kadete:
🥈 Nerënxa Kuqi – vendi i dytë (34:42)
🥉 Amara Maxhuni – vendi i tretë (39:43)
🥉 Bleard Gashi – vendi i tretë (32:28)
Andi Kastrati-vendi i gjashtë (35:31)

🔹 Kategoria Masters:
🥇 Arbër Xhemjali – vendi i parë, Master 1 (1:03:03)
🥈 Aguron Hoda – vendi i dytë, Master 1 (1:08:25)
🥉 Ismet Ferati – vendi i tretë, Master 3 (1:28:12)

Këto rezultate dëshmojnë nivelin në rritje të triathlonit në Kosovë dhe përkushtimin e sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare.
Urime të gjithë sportistëve dhe stafit për përfaqësimin dinjitoz!

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


House Of Sports, Street Agim Ramadani
Pristina
10000