Federata e Boulingut e Kosoves

Federata e Boulingut e Kosoves

Share

Kjo është faqja zyrtare e Federatës së Boulingut të Kosovës. Mirë se vini në faqen zyrtare të Federatës së Boulingit në Kosëovë.

Kjo faqe ka për qëllim informimin dhe afrimin për të gjithë të apasionuarit e këtij sporti.

Photos from Federata e Boulingut e Kosoves's post 02/05/2026

🥇🇽🇰 KAULA HAZIRI E ARTË NË MBC2026 🇽🇰🥇

Sot është një ditë historike, një ditë krenarie dhe emocionesh të papërshkrueshme për sportin e boullingut dhe për gjithë Kosovën! ❤️🎳

Me gëzim të jashtëzakonshëm ju njoftojmë se garuesja jonë Kaula HAZIRI është shpallur KAMPIONE dhe fituese e Medaljes së ARTË në MBC2026! 🏆🥇

Për herë të parë në histori, flamuri i Republikës së Kosovës u ngrit në vendin më të lartë në një kampionat ndërkombëtar të boullingut — e këtë flamur Kaula Haziri e bëri edhe më të ARTË me paraqitjen, suksesin dhe shpirtin e saj kampion. 🇽🇰✨

Pas këtij suksesi madhështor qëndron edhe puna e palodhshme dhe përkushtimi i trajnerit Nysret Haziri, i cili me profesionalizëm dhe mbështetje të vazhdueshme kontribuoi në këtë arritje historike. 👏🎳

Zemrat tona u mbushën me krenari, emocion dhe lot gëzimi, sepse sot Kosova nuk feston vetëm një medalje të artë — feston historinë e shkruar nga një kampione e madhe dhe një ekip që besoi deri në fund. 💙💛

Urime Kaula Haziri për këtë sukses madhështor! Urime trajnerit Nysret Haziri! Urime boullingut të Kosovës! Urime gjithë Kosovës për këtë krenari historike! 🇽🇰❤️

Falënderim i veçant për Ministria për Rini dhe Sport .

Falënderim i veçant për Kosovo Olympic Committee

Pa përkrahjen tuaj, nuk do ishim këtu
Faleminderit shumë

Photos from Federata e Boulingut e Kosoves's post 28/04/2026

Një fillim shumë i mirë për Kosovën në garat Mesdhetare MBC2026 në Zagreb! 🇽🇰🎳

Garuesja jonë Kaula Haziri, pas ditës së parë të garave individuale, është renditur në vendin e 6-të, duke treguar paraqitje shumë të mirë dhe konkurrencë të fortë ndaj garueseve më të mira të rajonit.

Jemi në rrugë të mirë drejt medaljes dhe besojmë fuqishëm se ditët në vazhdim do të sjellin rezultate edhe më të mëdha për ekipin tonë.

Suksese Kaulës dhe gjithë përfaqësuesve tanë! 💙💛

Photos from Federata e Boulingut e Kosoves's post 27/04/2026

🏆 Në Zagreb kanë filluar Garat Mesdhetare MBC 2026!

Ky është një nga evenimentet më të rëndësishme të boulingut në rajonin Mesdhetar, ku sportistë nga shumë shtete po garojnë për rezultate sa më të mira dhe përfaqësim dinjitoz të vendeve të tyre.

Kosova po përfaqësohet me krenari nga:
🎳 Gani Pajaziti
🎳 Albin Osmani
🎳 Kaula Haziri
🎳 Adelina Neziri

👨‍🏫 Trajner: Nysret Haziri

Ekipi ynë ka zhvilluar përgatitje serioze për këtë garë dhe hyn me përkushtim maksimal për të arritur rezultate të mira dhe për ta ngritur sa më lart emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare 🇽🇰

✨ Ceremonia hapëse u zhvillua në një atmosferë madhështore dhe shumë festive, ku delegacionet e vendeve pjesëmarrëse parakaluan para publikut. Edhe ekipi i Kosovës u paraqit me krenari, duke reflektuar shpirtin sportiv dhe përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë.

📸 Momente nga ceremonia hapëse dhe pjesëmarrja e ekipit tonë i gjeni në fotot përcjellëse.

08/04/2026

Federata e Boulingut e Kosovës ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Ministrinë e Rinisë dhe Sportit, në kuadër të mbështetjes financiare për federatat sportive.

Në emër të Federatës së Boulingut të Kosovës, memorandumi u nënshkrua nga kryetari Blerim Berila, së bashku me ministrin e Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani.

Ky memorandum konfirmon vazhdimin e mbështetjes institucionale për zhvillimin e boulingut në Kosovë, duke mundësuar rritjen e cilësisë së garave, zhvillimin e gjeneratave të reja dhe përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare.

Federata e Boulingut e Kosovës shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për Ministrinë e Rinisë dhe Sportit për përkrahjen e vazhdueshme ndaj sportit të boulingut.
🎳 🇽🇰

Photos from Federata e Boulingut e Kosoves's post 05/04/2026

Pak histori, për këtë rezultat të madh në EYC2026

Boulingu në Kosovë ka një histori të re, por me zhvillim të vazhdueshëm.
Me themelimin e Federatës së Boulingut të Kosovës në vitin 2012, ky sport filloi të organizohet më seriozisht dhe të përfaqësohet në garat ndërkombëtare.
Megjithatë, rrugëtimi nuk ka qenë i lehtë. Sfida të shumta kanë shoqëruar zhvillimin e boulingut, si mungesa e një qendre nacionale (stadiumi nacional) për stërvitje dhe gara, si dhe mungesa e fondeve që shpesh ka kufizuar përgatitjet dhe pjesëmarrjen në aktivitete ndërkombëtare.
Në këtë drejtim, është shumë e rëndësishme të theksohet përkrahja e vazhdueshme financiare nga Ministria për Sport e Kosovës, përmes memorandumeve, për të cilën ne shprehim mirënjohje dhe falënderim të sinqertë.

Përkundër këtyre vështirësive, falë përkushtimit të sportistëve, trajnerit Nysret Ceti Haziri , dhe punës së Federata e Boulingut e Kosoves , boulingu në Kosovë ka shënuar progres të dukshëm.

Një dëshmi e kësaj është suksesi i Kaula Hazirit, e cila arriti të renditet në mesin e 8-të më të mirave në Kampionatin Europian të të rinjve EYC2026 Berlin - Gjermani.

Njëkohësisht, në këtë kampionat morën pjesë edhe Bind Dauti, dhe Andi Dërvishi, të cilët, ndonëse nuk arritën të renditen më lart, përfaqësuan me dinjitet Kosovën dhe fituan përvojë të vlefshme ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e tyre është një hap i rëndësishëm drejt sukseseve të ardhshme dhe një dëshmi e potencialit që ka brezi i ri.
Ky rezultat përbën një arritje të madhe për sportin e boullingut në vend dhe një motivim të fuqishëm për të rinjtë që synojnë të ndjekin këtë disiplinë.

Urime Kaula Haziri 🎖
Arritja jote është frymëzim për gjithë vendin dhe dëshmi se me punë, përkushtim dhe besim, ëndrrat bëhen realitet. Urojmë që ky sukses të jetë vetëm fillimi i një rruge të gjatë plot fitore, rekorde dhe krenari për ty e për Kosovën! 🇽🇰💪

Ndërsa për Bind Dautin dhe Andi Dërvishin – vazhdoni me të njëjtin përkushtim dhe besim në vete! Çdo garë është një mësim dhe çdo hap ju afron më shumë drejt suksesit që e meritoni. E ardhmja është e juaja, e brezit të ri 💪🔥

Jemi krenar me ju

Photos from Federata e Boulingut e Kosoves's post 04/04/2026

🎳 LAJME TË SHKËLQYESHME NGA EYC 2026 – BERLIN 🇩🇪

Federata e Boulingut e Kosovës ka kënaqësinë të ndajë me ju një sukses të jashtëzakonshëm nga skena ndërkombëtare!

Garuesja jonë, Kaula Haziri, ka arritur të sigurojë një vend në finale në Kampionatin Evropian për të Rinj "EYC 2026", duke treguar nivel të lartë profesionalizmi, përkushtimi dhe talenti.

Në një konkurrencë të fortë 57 garues, Kaula arriti të depërtojë në Top 16, duke u renditur në vendin e 12-të, një rezultat që na bën krenarë të gjithëve!

Ky sukses është dëshmi e punës së palodhur, disiplinës dhe shpirtit garues që përfaqëson më së miri Kosovën në arenën ndërkombëtare. Kaula po shkruan histori dhe po vendos standarde të reja për brezat që vijnë.

I urojmë shumë suksese në finale – jemi me ty dhe besojmë fuqishëm në arritje edhe më të mëdha!

👏 Urime Kaula – krenaria jonë!
🇽🇰 Forca Kosova!

fans

29/03/2026
Photos from Federata e Boulingut e Kosoves's post 29/03/2026

Ceremonia e hapjes european champions 2026

29/03/2026

Kampionati evropian per te rinjë Berlin 2026

Photos from Federata e Boulingut e Kosoves's post 25/03/2026

Federata e Boullingut e Kosovës mbajti me sukses garat kualifikuese për MBC2026 në Kroaci 🎳

Pas dy ditësh garimi intensiv dhe një konkurrence të fortë mes lojtarëve, u përcaktuan fituesit në të dy kategoritë:

🔹 Kategoria Meshkujt
🥇 Vendi i parë: Albin Osmani
🥈 Vendi i dytë: Gani Pajaziti

🔹 Kategoria Femrat
🥇 Vendi i parë: Kaula Haziri
🥈 Vendi i dytë: Adelina Neziri

Përgëzime të gjithë garuesve për paraqitjen dhe angazhimin e treguar!

Suksese fituesve në përfaqësimin e Kosovës në garat mesdhetare të cilat do mbahen në prill 2026 në Kroaci

20/03/2026

Federata e Boullingut e Kosovës ju uron të gjithë besimtarëve myslimanë Fitër Bajramin!

Urojmë që kjo festë e shenjtë t’ju gjejë me shëndet, paqe dhe harmoni në familjet tuaja.

Gëzuar Bajramin! 🌙

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Rruga Agim Ramadani , Shtepia E Sporteve , Kati I II Zyrja 19
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00