28/08/2024
Fillojnë regjistrimet për sezonin 2024/25.
Skuadra jonë në sezonin e ri do të garojë me dy skuadra në garat zyrtare të FBK-së, dhe atë me grupmoshat U16 dhe U18 që do të jenë pjesë e superligave pas sukseseve të sezonit të kaluar, si dhe në ndeshje miqësore dhe në formë të turneve me mosha më të reja, nga ato 6-17 vjeçare.
Andaj ftojmë të gjithë të rinjtë e interesuar që ti bashkohen klubit me një traditë dhe me trajner të dëshmuar!
Stërvitjet rifillojnë nga data 02 Shtator 2024.
09/06/2024
Kampi veror "ULQINI 2024"
18/06/2023
KAMPI VEROR “ULQINI 2023”
(05 – 10 KORRIK 2022)
Kampi tradicional Veror do të mbahet në Ulqin të Malit të Zi. Të gjithë fëmijët e interesuar të moshës 7-18 vjeçare (djem dhe vajza) mund të marrin pjesë në këtë kamp.
Aranzhmani 6 ditor përfshinë:
Akomodimi në Hotel "Edita" me 2, 3 dhe 4 shtretër me wi-fi, frigorifer, TV, dhe klimë.
Pansion i plotë me ushqim sipas dëshirës (mëngjesi me tavolinë suedeze, si dhe dreka dhe darka me porosi sipas dëshirës);
Udhëtimi me autobus komod;
Instruktor të notit për njohuri themelore,
Stërvitje në plazh ose fushë/palestër
Ndeshje miqësore me klubet tjera dhe gara të ndryshme të organizuara gjatë kampit si dhe
Tax-at ditore.
Dokumenti i nevojshëm për udhëtim:
Pasaporta ose letërnjoftimi, si dhe
Autorizimin nga të dy prindërit e vërtetuar në komunë ose tek noteri. Autorizimi bëhet në emër të IBRAHIM KARABEG, i lindur më 30.05.1957, Prishtinë me numër personal: 1019987899
Qëllimi i kampit:
Socializimi i fëmijëve, krijimi i miqësive të reja, ambientimi me rregullat dhe përgjegjësitë e kampit, ngritja e aftësive të tyre etj.
Gjatë kampit do të organizohet udhëtim (shëtitje) me anije sipas dëshirës, gara të ndryshme në plazh, vrapimi i mëngjesit në plazh etj.
Konfirmimi të bëhet deri me datën 20 qershor. Në kamp mund të bashkëngjiten edhe të interesuarit tjerë si: vëlla/motër, të afërm, shokë/shoqe etj. Kushtet dhe çmimet janë të njëjta.
Çmimi i kampit është: 250€.
*Rreth nisjes do ju njoftojmë me kohë.
Çfarë duhet të marrim me vete:
Mjetet higjienike, peshqir dhe shtroja për plazh, aparat për insekte për dhomë, krem/sprej kundër mushkonjave, krem për rrezitje me faktor mbrojtës, mbathje për plazh, veshmbathje sportive për stërvitje, kapelë/kaçketë, medikamentet mjekësore nëse dikush përdor ndonjë terapi të veçantë (të njoftoni trajnerët) etj.
Udhëheqës të kampit janë:
Albert Sylejmani +383 45 529 999
Ibrahim Karabeg +383 44 691 641
Në kamp do ketë edhe trajner tjerë nga Kosova.
E-mail: [email protected]
*Kampi zhvillohet në bashkëpunim edhe me klube tjera nga Prizreni dhe Rahoveci e me të cilët do të zhvillojmë edhe ndeshje miqësore.
Hoteli ka në dispozicion edhe dy pishina të cilat janë në dispozicion nga ora 08:00 e deri në 22:00.
Në vazhdim do të keni të bashkangjitura fotot e kompleksit të hotelit të cilat janë marrë në faqen e hotelit dhe të tjerat që i kam bërë personalisht.
Për çdo info shtesë mund të na kontaktoni.
30/05/2023
E ardhmja pritet të jetë e ndritshme!
19/03/2023
Në përkrahje të vajzave!
Një iniciativë që kërkon përkrahjen tonë - Prointegra
Basketbolli është një sport i popullarizuar që ofron shumë avantazhe për shëndetin fizik dhe mendor. Por jo të gjithë basketbollistet kanë të njëjtat mundësi dhe kushte për të arritur potencialin e tyre. Nga Florije Avdiu, Zürich Në këtë postim do të flas për një grup vajzash t...
12/10/2022
Vazhdon regjistrimi i vajzave të interesuara!
Grupi i parë (7-12 vjeçare) ora 18:00 - 19:00;
Grupi i dytë (13-17 vjeçare) ora 19:00 - 20:00.
Për detaje më të hollësishme mund të na kontaktoni.
29/09/2022
KB. "Prishtina e Re" ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur shumëvjeçar z. Ismet Ferati!
Trajnerit i dëshirojmë mirëseardhje dhe shumë suksese në detyrën e re!
Jemi të bindur që me aftësinë dhe profesionalizmin e tij lojtarët tanë do të përfitojnë jashtëzakonisht shumë në avancimin e tyre.
KB. PRISHTINA E RE