23/05/2025
Shënohet 20-vjetori i Shkollës së Futbollit "Kurda"
Sot, në një atmosferë festive dhe plot emocion, u shënua 20-vjetori i themelimit të Shkollës së Futbollit "Kurda". Me këtë rast, në ambientet e kompleksit sportiv "Herta", ku edhe zhvillohen stërvitjet tona të përditshme, patëm nderin të presim Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, si dhe Kryetarin e Lidhjes Rajonale të Prishtinës, z. Ismajl Ajeti së bashku me disa nga bashkëpunëtorët e tij, Burim Murseli, Ardian Llumncia dhe Bekim Limani.
Pjesë e kësaj dite të veçantë ishin edhe bashkëpunëtorë të rëndësishëm që kanë qenë pjesë e pandashme e rrugëtimit tonë
20-vjeçar, duke dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e klubit dhe në edukimin sportiv të gjeneratave të reja.
Falënderojmë nga zemra secilën familje që na ka besuar fëmijën e tyre ndër vite. Jemi thellësisht të nderuar që edhe pas dy dekadash, besimi juaj në Shkollën e Futbollit "Kurda" vazhdon të jetë i palëkundur.
Ky jubile është një dëshmi e përkushtimit, punës dhe dashurisë për futbollin – dhe ne premtojmë se rrugëtimi ynë nuk ndalet këtu!