Kosovo Olympic Committee

Directions Website Contact the business

Kosovo Olympic Committee Official Page of the Kosovo Olympic Committee. You can find us also on Instagram, Twitter, Linkedin, TikTok, Youtube

14/10/2026

BRAVO DJEMA 🇽🇰 👏 👏 👏

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), nënpresidenti Milaim Kelmendi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti...
10/10/2026

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), nënpresidenti Milaim Kelmendi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, morën pjesë në seminarin e 46-të të Komiteteve Olimpike Evropiane (EOC) dhe Forumin për Solidaritetin Olimpik, që u mbajt në Split të Kroacisë.

Gjatë seminarit u prezantua progresi i deritanishëm i përgatitjeve për ngjarjet e rëndësishme shumësportëshe të vitit të ardhshëm, përfshirë Lojërat Evropiane Stamboll 2027, Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të Rinj (EYOF) Brasov 2027 dhe EYOF-in veror Lignano Sabbiadoro 2027.

Progresin e përgatitjeve për EYOF Lignano Sabbiadoro 2027 e prezantoi sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Koordinues të EOC-ut për organizimin e kësaj ngjarjeje.

Në kuadër të seminarit u prezantuan edhe informacione të rëndësishme lidhur me përgatitjet për Lojërat Olimpike Los Angeles 2028, ku përfaqësuesit e Komitetit Organizativ shpalosën detaje rreth transportit, akomodimit, Fshatit Olimpik dhe aspekteve të tjera organizative.

Ndërkohë, në ceremoninë gala u nda edhe çmimi për sportistin më të mirë të ri evropian për vitin 2026, i cili iu dha snowboardistit ukrainas, Dmytro Luchkin.

Gjatë qëndrimit në Split, drejtuesit e KOK-ut patën mundësinë të zhvillojnë takime dhe bashkëbisedime me përfaqësues të shumtë të Lëvizjes Olimpike, duke shkëmbyer përvoja dhe diskutuar mundësi të mëtejshme bashkëpunimi.

Migjen Shala ka fituar medaljen e bronztë, ndërsa Kosova në ekipore u stolis me medaljen e argjendtë. Është ky bilanci i...
09/10/2026

Migjen Shala ka fituar medaljen e bronztë, ndërsa Kosova në ekipore u stolis me medaljen e argjendtë. Është ky bilanci i suksesit të ekipit tonë të aeronautikës në Kampionatin Evropian të paragllajdizmit në saktësi.

Më poshtë gjeni shkrimin e Federatës Botërore të Sportit Ajror (FAI).

Urime garuesve dhe Federatës Aeronautike🇽🇰

Besim Aliti prezantoi raportin e progresit për EYOF Lignano Sabbiadoro 2027Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik ...
09/10/2026

Besim Aliti prezantoi raportin e progresit për EYOF Lignano Sabbiadoro 2027

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti, njëherësh kryesues i komisionit për organizimin e Festivalit Evropian Olimpik për të Rinj (EYOF) Lignano Sabbiadoro 2027, ka prezantuar raportin e progresit të përgatitjeve gjatë seminarit të 46-të të Komiteteve Olimpike Evropiane (EOC) dhe Forumit për Solidaritetin Olimpik, që po mbahet në Split të Kroacisë.

Para drejtuesve dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të EOC-ut, si dhe përfaqësuesve të Komiteteve Olimpike Kombëtare, Aliti paraqiti ecurinë e punëve dhe progresin e deritanishëm në përgatitjen e kësaj ngjarje. Prezantimi pasqyroi punën e bërë deri më tani dhe rëndësinë e koordinimit për organizimin e suksesshëm të një prej ngjarjeve kryesore evropiane për sportistët e rinj.

Aliti u emërua në fillim të këtij viti kryesues i komisionit për EYOF Lignano Sabbiadoro 2027, duke u bërë zyrtari i parë nga Kosova që merr një përgjegjësi të tillë në organizimin e një ngjarjeje ndërkombëtare shumësportëshe.

Ky rol dëshmon besimin ndaj profesionalizmit dhe përvojës së kuadrove të sportit të Kosovës, duke kontribuar njëkohësisht në forcimin e pranisë së vendit tonë në Lëvizjen Olimpike Evropiane.

EYOF Lignano Sabbiadoro 2027 do të mbahet nga 24 korriku deri më 1 gusht 2027, me pjesëmarrjen e sportistëve të rinj nga 48 shtete, të cilët do të garojnë në 14 sporte.

09/10/2026

Momente nga Festivali i Filmit Sportiv Prishtina 2026

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, priti sot ekipin e kick-boksit të Kosovës, të kryesuar nga kr...
07/10/2026

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, priti sot ekipin e kick-boksit të Kosovës, të kryesuar nga kryetari i Federatës, Fatmir Makolli, pas suksesit të arritur në Kampionatin Botëror për të Rinj.

Garuesit Art Dulaj dhe Arbër Shala fituan medalje të bronzta, duke shënuar një nga sukseset më të mëdha të kick-boksit kosovar këtë vit.

Presidenti Krasniqi përgëzoi medalistët dhe Federatën për këtë arritje, duke u uruar suksese të mëtejshme në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Dardan Cena ka shënuar dy fitore në Kampionatin Botëror në Baku, duke u renditur mes 16 xhudistëve më të mirë në botë në...
06/10/2026

Dardan Cena ka shënuar dy fitore në Kampionatin Botëror në Baku, duke u renditur mes 16 xhudistëve më të mirë në botë në kategorinë -73 kg.

Në luftën e parë, Dardani mposhti Joshua Green të Irlandës, ndërsa në të dytën triumfoi ndaj kampionit olimpik, Lasha Shavdatuashvili të Gjeorgjisë.

Në xhiron e tretë, Dardani nuk arriti të vazhdojë tutje, por zhvilloi një paraqitje të mirë dhe nga ky Kampionat Botëror fiton 320 pikë olimpike. 🇽🇰🥋

Komiteti Olimpik i Kosovës e përgëzon për sukseset e arritura!

Behije Mustafa, e bronztë 🥉 në Karate 1 Series A👏👏Karateistja Behije Mustafa ka fituar medaljen e bronztë në njërën prej...
05/10/2026

Behije Mustafa, e bronztë 🥉 në Karate 1 Series A👏👏

Karateistja Behije Mustafa ka fituar medaljen e bronztë në njërën prej garave më të rëndësishme të karatesë “Karate 1 - Series A”, të mbajtur në Salzburg të Austrisë.

Garuesit tjerë, me përjashtim të Vlera Qerimit që doli e shtata, kryesisht u ndalën në raundin e parë ose të dytë.

Urime Behijes dhe FKK-së për suksesin e radhës.

Komiteti Olimpik i Kosovës,  në kuadër të iniciativës së TAFISA-s, ka shënuar Ditën Botërore të Ecjes, përmes një aktivi...
05/10/2026

Komiteti Olimpik i Kosovës, në kuadër të iniciativës së TAFISA-s, ka shënuar Ditën Botërore të Ecjes, përmes një aktiviteti hiking në natyrë.

Ecjes iu bashkuan presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, anëtarë të Bordit Ekzekutiv, përfaqësues të federatave sportive, stafi i KOK-ut si dhe studentë të fushës së sportit.

Këtë vit, aktiviteti u zhvillua me fokus në kujdesin për shëndetin mendor, duke promovuar aktivitetin fizik dhe qëndrimin në natyrë si pjesë e një jete më të shëndetshme.

🥈🥉 Shtatë medalje për Kosovën në Kampionatin Ballkanik të Mundjes 🇽🇰Mundësit kosovarë kanë shënuar rezultate të mira në ...
05/10/2026

🥈🥉 Shtatë medalje për Kosovën në Kampionatin Ballkanik të Mundjes 🇽🇰

Mundësit kosovarë kanë shënuar rezultate të mira në Kampionatin Ballkanik, që u zhvillua në Koprivnicë të Kroacisë, duke fituar gjithsej shtatë medalje në kategoritë U20, U17 dhe U15.

U20 – femra
🥈 Lonisa Reka
🥈 Dorentina Nezaj
🥈 Lorena Duraj

U17
🥈 Harun Shipkovica
🥉 Flutura Zeneli

U15
🥉 Adis Berisha
🥉 Jahja Shipkovica

Komiteti Olimpik i Kosovës i përgëzon sportistët dhe Federatën e Mundjes së Kosovës për këto rezultate. 🇽🇰

Address

Str. "Agim Ramadani" Nr 253, House Of Sport, 3rd Floor, Nr. 10
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kosovo Olympic Committee posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Kosovo Olympic Committee:

Shortcuts

Share

Category