14/10/2026
Samadrexha mposht Prishtinën në ndeshjen e mbetur
Samadrexha ka mposhtur Prishtinën në ndeshjen e mbetur të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Të mërkurën mbrëma në palestrën "Afrim Bunjaku", Samadrexha fitoi me rezultat 44:25.
Arona Krasniqi dhe Yasmin Ferreira i realizuan nga 12 gola për kampionen aktuale.
Te Prishtina, Eduarta Kurteshi i realizoi 8 gola, derisa 5 i kishte Elda Hergaja.
Ndeshja i takoi xhiros së dytë kampionale. Samadrexha ka dy fitore. Prishtina pësoi humbjen e parë.