14/04/2026
🌱 Prishtina Outdoor Festival 2026 po vjen!
📆 Nga 12 deri më 14 qershor rajoni i Prishtinës do të shndërrohet në qendër të aventurës, natyrës, turizmit rural - kulturor dhe rekreacionit me edicionin e dytë të Prishtina Outdoor Festival.
Për tri ditë radhazi, Klubi Alpin Prishtina, Kryeqyteti Prishtina dhe Partnerët, nëpërmes festivalit do të sjellin 25 aktivitete të ndryshme outdoor, të shpërndara në hapësirat më atraktive të Kryeqytetit, Gollakut, Gërmisë dhe Liqenit të Badovcit.
ℹ️ Vizitorët dhe pjesëmarrësit do të kenë mundësi të provojnë ecje malore, çiklizëm, trail running, kayak, aktivitete familjare, yoga në natyrë, alpinizëm, kamping, guida kulturore, workshope edukative dhe shumë surpriza të tjera për të gjitha moshat.
🎑 Ky festival synon promovimin e turizmit aktiv, stilit të shëndetshëm të jetesës dhe pasurive natyrore që rrethojnë kryeqytetin, duke e vendosur Prishtinën në hartën e destinacioneve rajonale outdoor dhe duke theksuar diversitetin e pasur të vendit tonë.
Kryeqyteti Prishtina
Perparim Rama
Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës
Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve
Drejtoria e Kulturës
Drejtoria e Turizmit
✅️ Ruani datat dhe bëhuni pjesë e festivalit më energjik të verës!
Më shumë informata dhe programi i detajuar do të publikohen së shpejti..
09/07/2025
⛺ Camping në Kukaj – Natë nën yje në zemër të Gollakut 🌌🔥
Në kuadër të Prishtina Outdoor Festival, kampingu në Kukaj u kthye në një përvojë magjike për të gjithë dashamirësit e natyrës. Pjesëmarrësit ngritën tendat e tyre në një hapësirë me pamje fantastike me gjelbërim dhe ajër të pastër në lartësi 1000 m, duke shijuar një natë të qetë.
Aktiviteti përfshiu biseda rreth zjarrit të kampit, gatime të lehta, lojëra sociale dhe shikimin e yjeve . Atmosfera u gjallërua edhe me aktivitete shtesë si shigjetari dhe punë e detyra të vogla edukative.
✨ Një aktivitet që lidhi njerëzit me natyrën dhe krijoi kujtime të paharrueshme në qetësinë e Kukajt.
Klubi Alpin Prishtina
Kryeqyteti Prishtina
Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës
Perparim Rama
Kushtrim Mushica
08/07/2025
🪂 Paragliding mbi Kukaj
Gjatë Prishtina Outdoor Festival, aktiviteti i Paragliding që u mbajt në Kukaj solli emocione të jashtëzakonshme për të gjithë pjesëmarrësit. Fluturimet të lehta dhe trajnime, ofruan pamje panoramike spektakolare, duke kombinuar adrenalinën me qetësinë e natyrës. Instruktori profesionist udhëhoqi pjesëmarrësit dhe sigurojë një përvojë të sigurt për të gjithë.
✨ Ky aktivitet ishte një ndër më të veçantët e festivalit, që solli mbi natyrë shpirtrat aventurierë dhe dashamirësit e ajrit të hapur.
Klubi Alpin Prishtina
Kryeqyteti Prishtina
Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës
Shqiponjat e Kastriotit
07/07/2025
🚴♂️ Çiklizëm nëpër Gollak – 60 km aventurë
Çiklistët u mblodhën për një itinerar sfidues dhe magjepsës prej 60 km në kuadër të Prishtina Outdoor Festival, që kaloi përmes peizazheve të bukura të Gollakut, duke përfshirë Prishtinën, Grashticën, Kukajn dhe Liqenin e Badovcit, për t’u kthyer sërish në qytet. 🌳🚵♀️
Ky aktivitet promovoi shëndetin, qëndrueshmërinë dhe dashurinë për natyrën, ndërsa pjesëmarrësit shijuan energjinë e grupit dhe emocionin e çdo kilometri të përshkuar.
👏 Falenderim i veçantë për klubin e çiklistëve Tour De Friends, Kosovo Police dhe vullnetarët që e bënë këtë rrugëtim të paharrueshëm.
Klubi Alpin Prishtina
Kryeqyteti Prishtina
Perparim Rama
Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës
06/07/2025
🏹 Shigjetari në Kukaj – Një përvojë unike në natyrë
Pjesëmarrësit në kampingun e Kukajt patën mundësinë të provojnë shigjetarinë në një ambient të qetë dhe natyror. Aktiviteti ishte i hapur për të gjithë, si për kampistët ashtu edhe për vizitorët e tjerë që u bashkuan për të mësuar teknikat bazë të këtij sporti antik. 🎯🌿
Atmosfera ishte relaksuese dhe edukative, duke ofruar një kombinim të argëtimit me zhvillimin e fokusit dhe koordinimit.
👏 Faleminderit të gjithëve që morën pjesë dhe e bënë këtë aktivitet të veçantë!
Klubi Alpin Prishtina
Raiffeisen Bank
Kryeqyteti Prishtina
Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës
06/07/2025
🧘♀️ Yoga në Parkun e Gërmisë
Në një ambient të qetë dhe frymëzues mes gjelbërimit të Gërmisë, pjesëmarrësit shijuan një orë relaksuese Yoga, duke harmonizuar trupin dhe mendjen. 🌿☀️
Aktiviteti solli energji pozitive, frymëmarrje të thellë dhe qetësi shpirtërore për të gjithë, duke e bërë një moment të përsosur për të nisur ditën me mirëqenie.
🙏 Falenderojmë instruktoren për udhëheqjen profesionale dhe të gjithë pjesëmarrësit për energjinë e bukur që sollën.
Klubi Alpin Prishtina
Raiffeisen Bank
Kryeqyteti Prishtina
Perparim Rama
Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës
BlueMoon Yoga Studio
06/07/2025
🧗♂️ Climbing & Rappelling tek Muri Alpin
Në kuadër të Prishtina Outdoor Festival, adrenalina dhe guximi u bashkuan në aktivitetin e ngjitjes dhe zbritjes me litar në Murin Alpin në Gërmi.
Pjesëmarrësit e të gjitha niveleve patën mundësinë të sfidojnë veten, të mësojnë teknika bazike të alpinistëve dhe të shijojnë emocionin e këtij sporti në natyrë. 🌿💪
🙏 Një falënderim i madh për instruktorët profesionistë dhe vullnetarët që e bënë këtë përvojë të sigurt dhe të paharrueshme!
Klubi Alpin Prishtina
Raiffeisen Bank
Kryeqyteti Prishtina
Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës
06/07/2025
🏃♂️ Park Run Germia & Ecje Nordike
Në kuadër të Prishtina Outdoor Festival, në Parkun e Gërmisë u organizua aktiviteti frymëzues ku pjesëmarrës të të gjitha moshave, përfshirë edhe persona me aftësi të kufizuara vizuale, vrapuan dhe ecën së bashku për të promovuar një jetë aktive dhe të shëndetshme. 🌳✨
Solidariteti dhe energjia pozitive e bënë këtë ditë të paharrueshme!
🙏 Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe vullnetarët që kontribuan në suksesin e këtij aktiviteti.
Klubi Alpin Prishtina
Raiffeisen Bank
W ParkRun Germia
Kryeqyteti Prishtina
Perparim Rama
06/07/2025
🥾 Hiking në Majën e Sukës – Gollak
Maja e Sukës u bë destinacioni i radhës për dashamirësit e natyrës! 🌿
Një grup i mrekullueshëm pjesëmarrësish u bashkuan për të eksploruar këtë majë ikonike me lartësi 1145 m, duke shijuar ajrin e pastër, peizazhet panoramike dhe energjinë pozitive të natyrës së Gollakut. Aktiviteti u shoqërua me guida profesionale dhe ndalesa për të mësuar më shumë rreth florës dhe faunës vendase.
🙏 Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe vullnetarët që e bënë këtë ecje një përvojë të paharrueshme!
Klubi Alpin Prishtina
Raiffeisen Bank
Kryeqyteti Prishtina
06/07/2025
🚣♂️ Kayak & Pastrimi i Liqenit të Badovcit
Në kuadër të Prishtina Outdoor Festival, aktiviteti i Kayak në Liqenin e Badovcit solli emocion dhe relaksim mbi ujë, duke shijuar bukuritë natyrore të kësaj zone. Përveç sportit, pjesëmarrësit treguan përkushtimin e tyre për ambientin duke marrë pjesë në aksionin e pastrimit të mbeturinave rreth liqenit. 💧🗑️
Falënderojmë nga zemra të gjithë pjesëmarrësit dhe vullnetarët që kontribuuan për ta bërë këtë hapësirë më të pastër dhe më të bukur për të gjithë. 🌎💚
Klubi Alpin Prishtina
Raiffeisen Bank
Kryeqyteti Prishtina
Perparim Rama
Superxplorers