Kombëtarja e Kosovës e Futbollit për të Verbër

Kombëtarja e Kosovës e Futbollit për të Verbër

Share

Kosovo National Blind Football Team ��

08/01/2026

KOSOVA NGJITET NË RENDITJEN BOTËRORE 🇽🇰⚽️

Komiteti i Sportit të Futbollit pranë Federatës Ndërkombëtare të Sporteve për Personat me Aftësi të Kufizuara (IBSA) ka publikuar Renditjen Botërore të Futbollit për të Verbër për meshkuj për vitin 2026.

Pas pjesëmarrjes historike në Kampionatin Evropian, Divizioni i Dytë, të mbajtur në Poloni, Kombëtarja e Kosovës është ngritur në vendin e 40-të në botë, nga vendi i 64-të sa ishte vitin e kaluar. 💪

“Dardanët” kanë lënë pas kombëtare si Belgjika, Rusia, Sllovenia, Shqipëria dhe shumë të tjera me emër.

Renditja botërore e kombëtareve të Futbollit për të Verbër 👇
https://is.gd/3ILZQa

Vazhdojmë rrugën drejt avancimit! 🇽🇰⚽️💪



24/07/2025

Disa nga pritjet fantastike të portierit të Kombëtares së Kosovës në futboll për të verbër, Vilson Hajdari në ndeshjen kundër Kazakistanit! ⭐️

14/07/2025

Disa nga pritjet fantastike të portierit të Kombëtares së Kosovës në futboll për të verbër, Vilson Hajdari në ndeshjen kundër Polonisë! ⭐️

Photos from Kombëtarja e Kosovës e Futbollit për të Verbër's post 09/07/2025

Kampionati Evropian i Futbollit për të Verbër ishte një përjetim i paharrueshëm dhe moment historik për ne! Për herë të parë morëm pjesë në një kompeticion kaq madhor, ku përtej sfidave në fushë, fituam përvoja të vlefshme, emocione të forta dhe krijuam lidhje të reja me përfaqësues të shteteve të tjera.
Ishte nder të përfaqësojmë Kosovën në këtë nivel, me zemër, pasion dhe besim se ky është vetëm fillimi!

Faleminderit Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Federatës së Futbollit të Kosovës që na mundësuan përgatitjet dhe pjesëmarrjen në këtë turne të rëndësishëm.
Mirënjohje të veçantë për bashkëlojtarët dhe stafin për angazhimin, përkushtimin dhe shpirtin luftarak.
Faleminderit gjithashtu të gjithë atyre që na përkrahën dhe i ndoqën ndeshjet tona përmes YouTube!

UNË, BIRI YT, KOSOVË 🇽🇰

06/07/2025

Pamje nga përfundimi i ceremonisë përmbyllëse të Kampionatit Evropian, Divizioni i Dytë në Poloni 2025!

Photos from Kombëtarja e Kosovës e Futbollit për të Verbër's post 06/07/2025

Fotografi nga ndeshja 🇪🇦 Spanjë - Kosovë 🇽🇰

Photos from Kombëtarja e Kosovës e Futbollit për të Verbër's post 04/07/2025

Fotografi nga ndeshja 🇷🇴 Rumani - Kosovë 🇽🇰

04/07/2025

DITA E NDESHJES!

Photos from Kombëtarja e Kosovës e Futbollit për të Verbër's post 03/07/2025

Fotografi nga ndeshja 🇰🇿 Kazakistan - Kosovë 🇽🇰

Photos from Kombëtarja e Kosovës e Futbollit për të Verbër's post 02/07/2025

Fotografi nga ndeshja 🇵🇱 Poloni - Kosovë 🇽🇰

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address

Pristina