Eurogoma Racing Team

Eurogoma Racing Team

Share

A.K “Eurogoma Racing Team” është auto klub nga Prishtina që ka për qëllim krijimin dhe zhvillimin e ngjarjeve autosportive në Republikën e Kosovës.

Photos from Eurogoma Racing Team's post 05/05/2026
04/05/2026

Adrenalina, shpejtësia dhe performanca më e mirë 🏁🔥

Në Drag Race 1, Ardian Begaj shënoi kohën më të shpejtë në Divizionin AWD, si dhe kohën më të mirë të garës në përgjithësi, duke përshkuar distancën për 09.475 sekonda me shpejtësi mesatare prej 258 km/h. 💥

Ndërsa në Divizionin FWD/RWD, kohën më të mirë e realizoi Rinor Vërbovci me 11.206 sekonda dhe shpejtësi mesatare prej 219 km/h.

Si shpërblim për këtë arritje, fituesit e kohës më të mirë nga të dy divizionet u shpërblyen me nga një set gomash Cooper Tires, dhuruar nga Eurogoma Racing Team. 💪

Shpërblimet u tërhoqën në zyrat e Eurogoma Racing Team.

Urime për performancën dhe respekt për të gjithë garuesit që e bënë këtë event të paharrueshëm! 🚀

30/04/2026

Më 2 e 3 maj, destinacioni për secilin është i qartë, Drag Race 1, në Sllatinë.

29/04/2026

Aplikim rekord për Drag Race

Fundjava e parë e majit në rrafshin automobilistik sportiv pa dyshim do të jetë “e zjarrtë”.

Drag Race 1 që mbahet në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë e ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Numri i atyre që kanë aplikuar për pjesëmarrje është më i madhi në historinë e kësaj gare.

Garues të dëshmuar, veturat më atraktive, interesim i jashtëzakonshëm i dashamirëve të auto sportit dhe parashikimi i motit që i shkon për shtati këtij eventi, janë sinjale të qarta për një festë të madhe automobilistke.

Klubi organizator, Eurogoma Racing Team në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës dhe intstitucionet tjera relevante i kanë bërë përgatitjet e duhura për një garë që nuk duhet humbur.

Më 2 e 3 maj, destinacioni për secilin është i qartë, Drag Race 1, në Sllatinë.

Photos from Eurogoma Racing Team's post 14/01/2026

Bardhyl Canolli- anëtari i Eurogoma Racing Team, do të rikthehet sërish në shtigjet e garave në disiplinën malore, madje shumë fuqishëm.

Radicall SR8 2.7 cc e Gjeneratës 3 e vitit 2018 është “bisha” e re që do ta pasurojë kampionatin e sivjetmë të Kosovës, por do ta shohim edhe në gara ndërkombëtare.

Ai shprehet i kënaqur për rikthimin në gara, diçka që i ka munguar shumë.

“Për mua nuk ka qenë e lehtë që për tri vjet radhazi të jem jashtë garave, por kam dashur të rikthehem në momentin që mendoj se kam mundësi reale të arrij rezultate të mira. Ai moment tashmë ka ardhur dhe mezi po e pres fillimin e garave”, ka thënë fillimisht Canolli.

Ai është optimist se përveç në rrafshin vendor do të ketë sukses edhe në rrafshin ndërkombëtar.

“Në fakt synimi im është të marrë pjesë dhe të arrij rezultate të mira në arenën evropiane, por gjithsesi pa e anashkaluar as kampionatin vendor. Vetura i ka të gjitha predispozitat e duhura për sukses, prandaj jam optimist që sukseset nuk do të mungojnë”, është shprehur Canolli.

Vetura e tij aktualisht ndodhet në Belgjikë. Brenda pak ditësh ajo do të jetë në Kosovë dhe e gatshme për gara.

Photos from Eurogoma Racing Team's post 17/10/2025

Të dielën – Drag Race 3, gara e fundit për këtë vit!
Për shkak të motit me shi të shtunën, gara do të mbahet vetëm të dielën, më 19 tetor, në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.

Agjenda:
⏰ 07:30 – Regjistrimi & kontrollimi teknik (Shell Sllatinë)
🏎️ 09:45 – Brifingu me garues
⚡ 10:00 – Kualifikimet (dy vozitje për çdo veturë)
🔥 Pas publikimit të rezultateve nisin garat finale
🏆 Në fund – shpallja e fituesve dhe ndarja e shpërblimeve

Mos e humbni spektaklin e shpejtësisë dhe adrenalinës! 🚗💨

16/10/2025

🏁 DRAG RACE 3 – VETËM TË DIELËN!
Gara e fundit për këtë vit në disiplinën Drag Race do të mbahet vetëm të dielën, më 19 tetor, në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, pasi e shtuna pritet me shi.

Pjesëmarrja është mbyllur pasi numri maksimal i garuesve tashmë është plotësuar! 🔥
📢 Detajet e agjendës publikohen së shpejti!

AutoPortali AMCK Kosova EuroGoma Sh.p.k

06/10/2025

🏁 Kush do ta pushtojë pistën këtë herë?
Drag Race 3 - gara që ndez zemrat e shpejtësisë!🔥
📅 18–19 Tetor 2025
📍 Pista e vjetër e aeroportit, Sllatinë

23/09/2025
Rubina Krasniqi dominoi te femrat - Auto Portali 21/09/2025

Rubina Krasniqi dominoi te femrat - Auto Portali Në dy garat e para në konkurrencën e femrave në disiplinën karting sllallom ka dominuar Rubina Krasniqi. Anëtarja e Eurogoma Racing Team ishte e shkëlqyeshme në dy paraqitjet e saj dhe dukej qartë se tek ajo ka ndikuar edhe përvoja e fituar në garën e madhe ndërkombëtare në Valencia, ...

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Kosova
Pristina
10000