19/04/2024
Të Dashur Miq, Libri “Gërmia, botë e egër”
Tani mund ta keni edhe në shtëpit tuaja
Çmimi 10€ .
Posta në kosovë 2€.
Posta Shqipëri-Maqedoni 5€
Porosin mund ta bëni në whatsapp +3834931554, dhe në Ibox FB
Në këtë liber janë përmbledhje e të gjitha informacioneve të gjetura prej
pesë vitesh, në kërkimin e botës së egër brenda parkut Gërmia. Qëllimi i këtij libri synon aspektin edukativ dhe atë informues.
Librin mund ta gjeni edhe brenda Parkut tek villa Germia.
Në Libër janë 103 lloje të shpendëve, 15
lloje të kafshëve, 8 lloje të zvarranikëve, disa shtigje të Gërmisë si dhe disa lloje, insektesh, lulesh etj.
17/07/2022
NJOFTIM
Ankesë drejtuar Kryetarit të Prishtinës z.Rama dhe Drejtorisë së Parqeve dhe Hortikultures: Pëlqimi për lejimin e mbajtjes së festivalit Sunny Hill në Peizazhin e Mbrojtur të Gërmise
Të nderuar,
Ne si OJQ, dhe si aktivistë për mbrojtjen e natyrës, jemi tejet të shqetësuar me vendimin per mbajtejen e Sunny Hill festival në Peizazhin e mbrojtur të Parkut Gërmisë per faktin që ne besojmë qe ka shkelje ligjore gjithastu demi dhe pasojat per Floren dhe faunen janë tejet të medha.
Ndikimi në Flor dhe Faunë
Së pari duhet të kemi parasysh që në zonën ku mbahet festivali është zonë e mbushur me shpendë dhe kafeshë te cilët varen tërsisht prej shqisave për mbijetes, zhurma e madhe, muzika e lartë dhe prezenca prej mijrësa vetësh, ndikon në menyrë të drejtpërdrejt në jetën dhe mbijetesën e tyre.
Duke marr parasysh që një përqindje e madhe e shpendëve dhe kafshëve nuk mbijetojnë në vitin e parë pas folenizimit (që tashmë jemi në kohën e mbarimit të folenizimit të shpendëve dhe kafshëve) me gjasë këtë vit, nuk do të mijetojnë të vegjëlit e tyre, në pamundësi për gjetjen e ushqim, dhe shqatesimin e tyre.
Ndikim direkt do të kenë të gjitha kafshet dhe shpendët e ne veçanti shpendet e natës si Bufi veshgjatë, kukuvajke e pyjeve, bufi gjoni, gerri i madh etj..te cilët aktiviteti i tyre është vetëm gjatë natës. Ne besojmë që si pasoj do të kemi ngordhjen ose migrimin e tyre.
Nga vitet e kaluara gjatë mbajtje së festivalit kemi hasur në dëmtime edhe në drunjët pasi rrjetat kan qenë të ngulitura me gozhda në drunje, germime te dheut në Park, mbeturina në pyll, dhe bllokimi i tre burimeve të ujit që janë jetike për shpendët dhe kafshët etj.
Ne kërkpojmë që të shqyrtohet dhe te anulohet mbajtja e Sunny Hill festival në Pejsazhin e mbrojtur të Gërmisë dhe të mirret parasysh rregullorja për rendin e brendshme në Parkun e Gërmisë siç e parashe ligji në bazë të dispozitave të nenit:
Në bazë të dispozitave të nenit 12, paragrafi 12.2, pika c, të nenit 17, pika p dhe nenit 40,
paragrafi 40.2, pika a të Ligjit nr. 03/L – 040, për vetëqeverisje lokale, të nenit 13 të Ligjit
nr. 03/L – 233, për mbrojtjen e natyrës dhe të nenit 34, paragrafi 34.1, pika c të Statutit të
Komunës së Prishtinës, 01. nr. 110 – 391, të dt. 25.2.2010, Kuvendi i Komunës së
Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur më 29.09.2014, miratoi këtë
Me posht kemi shkëputur vetëm disa nene që ne menyr direkte shkelen gjat këti festivali.
Neni 11.
3.5. ndalohet përdorimi i makinerisë së rëndë;
3.6. ndalohet shfrytëzimi i drurëve në afërsi 50 m nga rrjedha e ujit;
3.7. ndalohet lëvizja e automjeteve bartëse jashtë rrugëve pa leje të veçantë;
3.8. ndalohet prerja, thyerja ose dëmtimi i drurëve;
3.9. ndalohet dëmtimi i mjedisit, shkatërrimi i florës dhe rezikimi apo shqetësimi i
faunës.
1.2. Mbrojtja e botës shtazore
Neni13/4.1. Në territorin e Parkut të Gërmisë ndalohet ndjekja, shqetësimi, kapja, lëndimi dhe
vrasja e botës shtazore.
Me respect.
Kosova Wildlife Care
06/08/2021
Zjarri ne aktivitete natyrore ?.
Dashamir të natyrës? të gjithë e dimë që pjesa më e bukur e çdo aktiviteti në natyrë çoftë kamping, hiking apo piknik është zjarri. Fundja çdo pushim në natyrë thujajse nuk imagjinohet pa zjarr.Të gjithë e dijmë që zjarri ofron ngrohtësi, komoditet, dritë, mundësi për përgaditjen e ushqimit etj.
Por,a keni menduar ndonjëherë për rrezikun që bart mbi vete ndezja e zjarrit!?,A e dini që mbi 90% e zjarreve të shkaktuar në natyrë është shkakatar njeriu!?, A e dini që nga një zjarr i vogël pikniku,ose nga një pakujdesi çoftë edhe hudhja e cigarës në natyrë mund të ndizet një zjarr masiv dhe të del çdo gjë jashtë kontrollit, dhe që mund të kaploj me qindra dhe mijëra hektarë pyje duke vrarë dhe djegur çdo krijesë që gjindet aty!?.Atehere,ne me duart tona shkatruam atë që natyrës ju desht qindra vite ta ndertoj.
Pra, duke e ditur bukurin dhe rëndësinë e pyjeve tona të bukura dhe duke llogaritur që malet tona janë pasuri kombëtare, le të edukohemi dhe të këshillohemi që t’i duam dhe t’i mbrojmë pyjet tona.
Ne si OJQ, por edhe si dashamir të natyrës do mundohemi se pari duke këshilluar veten mandej edhe të gjithë për rrezikun e zjarrit kemi bërë një përmbledhje të shkurtër me disa këshilla që edhe vet nga pervoja jonë në kampingje i kemi mësuar dhe praktikuar.
Me poshtë do përmbledhim disa pika:
• Sigurohuni që ndezja e zjarrit është e lejuar në ate pjesë.
• Mos ndezni zjarr në pyje ku ka gjethe të rëna dhe të thata (Dushk).
• Mos ndezni zjarr në pyje halor(Pisha), ku ka gjethe halor të rëna në tokë dhe të thata.
• Me një fjalë zgjedheni lokacionin me kujdes dhe sigurohuni te jetë larg gjërav që përmendëm më lartë.
• Ndërtoni një bazë nga gurët (forme rrethore) si mburojë nga erërat dhe mos përhapja e zjarrit. Nëse nuk gjenden gurët atëhere bëjeni një gropë në tokë mjaftueshem të thellë aq sa mos të rrezikohet përhapja e zjarrit.
• Mos ndezni zjarre nëse ka ërëra të forta.
• Asnjëherë mos e leni zjarrin të vetëm pa prezencën e ndokujt afër.
• Dhe në fund të aktivitetit në natyrë, zjarri patjeter duhet të shuhet (duke mos lën mbrapa as edhe një gacë ndezur).
Pra keto janë disa këshilla që besoj që do i mësojmë dhe praktikojmë.
Ta duam ,ta ruajmë Natyren ,ajo është shtepia jonë.
Kosova Wildlife Care.