04/07/2020
Mountain Bike Kosova
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Mountain Bike Kosova, Professional Sports Team, Pristina.
04/07/2020
09/09/2019
Dje antarët tanë larguan një dru të rrëzuar i cili rrezikonte çiklistët tash e një muaj në shtegun Butovc-Gërmi.
25/08/2019
Foto nga grupi Marakli t'Biciklave ne eventin e organizuar sot për tek Liqeni i Badovcit.
26/06/2019
Eshtë mjaft e rëndsishme ne si çiklist ta dimë se çfarë është dehidratimi ?
Dehidratimi ndodh kur sasia e ujit që largohet nga trupi është më e madhe sesa sasia që futet në të. Trupi është shumë dinamik dhe në ndryshim të vazhdueshëm. Ne humbasim ujë automatikisht kur:
• marrim frymë dhe uji largohet nga trupi ynë;
• djersijmë për të ftohur trupin; dhe
• urinojmë apo nxjerrim mbeturinat ushqimore nga organizmi.
Në një ditë normale, një person duhet të pijë një sasi të konsiderueshme uji për ta zëvendësuar këtë humbje rutinore.
Djegiet
Lëkura ka një rol të rëndësishëm në rregullimin e lëngjeve në trup dhe në rregullimin e temperaturës së trupit. Nëse një pjesë e mirë e lëkurës dëmtohet, dëmtohet edhe aftësia e trupit për të ruajtur kontrollin. Viktimat e djegura dehidratohen, pasi uji rrjedh nga lëkura e dëmtuar. Humbjet e ujit shoqërohen edhe me sëmundje të tjera inflamatore.
Për të qenë të hidratuar duhen konsumuar mesatarisht 2 litër ujë në ditë. Me ngritjen e temperaturave, në mënyrë të veçantë duhet të bëjnë kujdes fëmijët dhe të moshuarit, të cilët kanë tendencën të mos konsumojnë sasi të mjaftueshme uji.
Andaj qendroni te hidratuar duke konsumuar sa më shumë uje dhe lëngje teksa ngisni biçikletën dhe bëni ndonjë aktivitet tjetër.
25/06/2019
Këto fotografi tregojnë më së miri rëndsin që ka helmeta në sportin e çiklizmit.
Andaj mos e neglizhoni asnjëherë vendosjen e helmetës para qdo rrugëtimi që merni me biçikletën tuaj.
24/06/2019
Dobitë e çiklizmit për shëndetin e njeriut.
Dobitë e biçikletës janë të shumta, sidomos ato psikologjike. Është kënaqësi e madhe t’i japësh biçikletës në ajër të pastër, duke shmangur gjithmonë zonat me trafik. Biçikleta duhet të përdoret nga të gjithë, sidomos nga gratë, sepse ndihmon në uljen e nivelit të akumuluar të stresit. Veç të tjerash, vozitja e biçikletës është një lloj sporti që ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Çiklizmi, edhe në nivel amatorial, ka një funksion të dyfishtë. Nga njëra anë ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare tek ata persona që e kanë trashëgimi familjare, ose te gratë duhanpirëse. Ndërsa, nga ana tjetër, përdoret si një terapi e vërtetë rehabilituese për personat që kanë pasur probleme kardiake.
Ai është një sport rezistence. Duke pedaluar ndihmon forcimin gradual të zemrës, përmirëson frymëmarrjen dhe metabolizmin muskulor. Natyrisht të gjitha këto dobi nuk arrihen menjëherë, por dalëngadalë me kalimin e kohës dhe pa e tepruar, sidomos kur nuk jemi të rinj.
Çfarë duhet bërë para nisjes së aktivitetit fizik?
Gjithmonë këshillohet një vizitë te mjeku specialist, sepse shpeshherë një stërvitje me biçikletë mund të shndërrohet si pa e kuptuar në një sport gjithnjë e më angazhues. Kështu për të shmangur rreziqet e mundshme, duhet të bëni ndonjë analizë për të parë gjendjen shëndetësore. Do të mjaftonte të paktën një elektrokardiogramë.
Dobitë
Tonifikohen të gjithë muskujt dhe silueta. Rezultatet janë më të mëdha te të ndenjurat, kofshët dhe pulpat e këmbëve. Por nuk mbeten pas edhe muskujt e shpinës. Përveç të tjerash duke i dhënë biçikletës digjni shumë yndyrat.
Çfarë duhet ngrënë para pedalimit
Në përgjithësi rekomandohen karbohidratet, sepse digjen shpejt dhe japin fuqi. Ushqimi duhet konsumuar jo një orë para ekskursionit, por dy ose tre orë minimumi para nisjes. E rëndësishme është që ta hidratoni trupin dhe të mbani me vete një shishe me ujë që ju nevojitet.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Pristina
10000