06/11/2026
🎾 FUQIZIMI NËPËRMJET SPORTIT! 💪👧👩
Tenisi për vajzat dhe gratë – një hap drejt përfshirjes sociale dhe barazisë gjinore! 💚💙
Sporti është më shumë se një lojë! Është një mundësi për të ndërtuar vetëbesim, për të zhvilluar aftësi, për të krijuar miqësi dhe për të thyer stereotipet gjinore.
Përmes projektit “Fuqizimi nëpërmjet Sportit – Tenis për vajzat dhe gratë”, synojmë të promovojmë:
🎾 Pjesëmarrjen aktive të vajzave dhe grave në sport.
🤝 Përfshirjen sociale dhe mundësitë e barabarta për të gjithë.
⚖️ Barazinë gjinore dhe luftën kundër stereotipeve.
💪 Fuqizimin e vajzave dhe grave përmes aktivitetit fizik, bashkëpunimit dhe vetëbesimit.
🌟 Sepse talenti nuk ka gjini dhe sporti është për të gjithë!
📍 Adriatic Tennis Park, Shkodër
📅 Kohëzgjatja e projektit: 01.11.2026 – 30.04.2027
🇪🇺 Projekti zhvillohet në kuadër të AGREE – Action for Girls’ Rights to Equality and Empowerment, IPA III / 2024 / 459-906, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.
💚 Së bashku, për më shumë vajza dhe gra në fushën e tenisit!