Albanian Tennis Federation

Albanian Tennis Federation Federata Shqiptare e Tenisit

🎾🌍🇦🇱 Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2026” - 14&U, Category 3 🇦🇱🌍🎾Federata Shqiptare e Tenisit vijon kalendarin e ak...
07/09/2026

🎾🌍🇦🇱 Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2026” - 14&U, Category 3 🇦🇱🌍🎾

Federata Shqiptare e Tenisit vijon kalendarin e aktiviteteve ndërkombëtare në Shqipëri me “NSP Open 2026”, turne i nivelit Tennis Europe Junior Tour, 14&U - Category 3, i cili po zhvillohet gjatë datave 7-13 Shtator 2026.

🔸 Turneu zhvillohet për grupmoshën U14 dhe mbledh në Tiranë tenistë të rinj nga vende të ndryshme, të cilët do të garojnë në një prej aktiviteteve ndërkombëtare të Tennis Europe.

🔸 “NSP Open 2026” zhvillohet në kuadër të kalendarit të Tennis Europe Junior Tour dhe përbën një mundësi të rëndësishme për sportistët e rinj për të fituar eksperiencë ndërkombëtare, për të përballuar kundërshtarë të niveleve të ndryshme dhe për të zhvilluar më tej potencialin e tyre sportiv.

🎾🇦🇱 Organizimi i këtij turneu në Shqipëri kontribuon në promovimin dhe zhvillimin e tenisit të të rinjve, duke e kthyer Tiranën dhe Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në një pikë takimi për talentet e reja të tenisit europian.

🏆 I urojmë shumë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe një turne sa më të mbarë e emocionues!

Tirana Albania 🎾🇦🇱

🎾🏆 KORÇA JUNIOR I 2026 🏆🎾Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Korça Club, ka kënaqësinë të njoftojë or...
07/09/2026

🎾🏆 KORÇA JUNIOR I 2026 🏆🎾

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Korça Club, ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e turneut “KORÇA JUNIOR I 2026 ”, i cili do të zhvillohet më 12-13 Shtator 2026 në Qendrën Sportive të qytetit të Korçës.

Turneu do të organizohet për kategoritë ROG dhe U18, për meshkuj dhe femra, duke mbledhur tenistë të rinj nga e gjithë Shqipëria.

📍 Vendi i zhvillimit: Qendra Sportive, Korçë
📅 Datat: 12-13 Shtator 2026
👦👧 Kategoritë: ROG & U18 Meshkuj/Femra

📝 Regjistrimet janë të hapura dhe do të pranohen deri të premten në orën 17:59.

👉🏻Nxitoni të regjistroheni në linkun: https://albaniantennis.clubspark.net/AlbanianTennisFederation/Tournaments/Overview/A74BE409-4B0B-4BA7-8709-F2404DBDAAD4

Male WTN 1 - 40, age 7 - 8 - Green (Djem RED)
Male WTN 1 - 40, age 8 - 9 - Green (Djem ORANGE)
Male WTN 1 - 40, age 9 - 10 - Green (Djem GREEN)
Male WTN 1 - 40, age 16 - 18 (Djem U18)

Female WTN 1 - 40, age 7 - 8 - Green (Vajza RED)
Female WTN 1 - 40, age 8 - 9 - Green (Vajza ORANGE)
Female WTN 1 - 40, age 9 - 10 - Green (Vajza GREEN)
Female WTN 1 - 40, age 16 - 18 (Vajza U18)

📞 Për më shumë informacion kontaktoni në numrin: 069 218 2552

Ju mirëpresim në Korçë për një tjetër festë të tenisit shqiptar! 🎾🇦🇱

🎾ADRIATIC TENNIS CUP II- U12 & U16 🎾Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Shkodra Tennis Club, gjatë datave 12-...
06/09/2026

🎾ADRIATIC TENNIS CUP II- U12 & U16 🎾

Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Shkodra Tennis Club, gjatë datave 12-13 Shtator organizojnë turneun “Adriatic Tennis Cup II 2026” për kategoritë U12 & U16 Djem dhe Vajza në Adriatic Tennis Park në Shkodër.

🚨Afati për regjistrim në turne deri më 11 Shtator 2026 në ora 17:59.

👉🏻Nxitoni të regjistroheni në linkun: https://albaniantennis.clubspark.net/AlbanianTennisFederation/Tournaments/Overview/A79A2FBD-EC69-47AF-B935-80151477AE8B

Male WTN 1 - 40, age 10 - 12 (Djem U12)
Male WTN 1 - 40, age 14 - 16 (Djem U16)

Female WTN 1 - 40, age 10 - 12 (Vajza U12)
Female WTN 1 - 40, age 14 - 16 (Vajza U16)

📲Për informacione shtesë kontaktoni në numrin e telefonit: +355699698593

Ju mirëpresim në këtë turne të bukur në Shkodër!🤗

🏆🎾 Jonis Gaba, fitues në përballjet Doubles dhe Finalist në Singles. 🏆🇦🇱Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis ...
05/09/2026

🏆🎾 Jonis Gaba, fitues në përballjet Doubles dhe Finalist në Singles. 🏆🇦🇱
Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “National Sport Park Open 2026” U12, Category 2, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, i cili u zhvillua gjatë datave 31 Gusht - 5 Shtator 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. 🎾🌍🇦🇱

🔸 Në këtë turne të nivelit ndërkombëtar morën pjesë tenistë të rinj nga vende të ndryshme, duke sjellë në Tiranë një javë të mbushur me konkurrencë, emocione dhe ndeshje të nivelit të lartë në kategorinë U12.

🔸 Një paraqitje shumë të mirë zhvilluan edhe tenistët shqiptarë, me Jonis Gabën që arriti finalen në Singles dhe u shpall kampion në Doubles, së bashku me Andreas Gregoriou nga Qipro.

🏆 Fituesit dhe finalistët e turneut:

Djem Singles
🥇 Fitues: Andreas Gregoriou 🇨🇾
🥈 Finalist: Jonis Gaba 🇦🇱

Vajza Singles
🥇 Fituese: Mariya Akatova 🇰🇿
🥈 Finaliste: Alisa Larin-Skorobogatov 🇬🇧

Djem Doubles
🥇 Fitues: Jonis Gaba 🇦🇱 & Andreas Gregoriou 🇨🇾
🥈 Finalistë: Arseniy Gorbach 🇰🇿 & Rassul Tleof 🇰🇿

Vajza Doubles
🥇 Fituese: Aizara Abayeva 🇰🇿 & Mariya Akatova 🇰🇿
🥈 Finaliste: Oyku Buyukaslan 🇹🇷 & Alisa Larin-Skorobogatov 🇬🇧

🔸 Falënderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës, trajnerët, prindërit, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti të rëndësishëm të Tennis Europe në Shqipëri.

🎾🌍 Urime të gjithë fituesve dhe suksese në vazhdim! 🇦🇱🏆

🇦🇱Jonis Gaba kualifikohet në gjysmëfinalen e Boys Singles U12 dhe finalen e Boys Doubles në turneun prestigjioz ndërkomb...
03/09/2026

🇦🇱Jonis Gaba kualifikohet në gjysmëfinalen e Boys Singles U12 dhe finalen e Boys Doubles në turneun prestigjioz ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “National Sport Park Open 2026” – Category 2, që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë.

Tenisti i ri shqiptar siguroi vendin në gjysmëfinale pas një çerekfinaleje spektakolare, ku mposhti kazakun Arseniy Gorbach me rezultatin: 6-7, 7-6, 12-10.

🏆 Ndeshja e gjysmëfinales do të zhvillohet nesër ndaj italianit Vito Castellano, ku Jonis Gaba do të kërkojë një tjetër fitore për të siguruar një vend në finalen e turneut.

👏 Një paraqitje fantastike deri tani për Jonis Gabën, i cili ka siguruar finalen edhe në përballjet Doubles, ku luan së bashku me lojtarin Andreas Gregoriou nga Qipro.

🇦🇱 Federata Shqiptare e Tenisit i uron Jonisit shumë sukses në gjysmëfinale dhe e përgëzon për këtë paraqitje të jashtëzakonshme në një prej turneve të rëndësishëm të Tennis Europe për grupmoshën U12.

🎾🔥 Suksese në vijim Jonis! 🇦🇱🏆

🎾🏆 KORÇA JUNIOR I 2026 🏆🎾Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Korça Club, ka kënaqësinë të njoftojë or...
01/09/2026

🎾🏆 KORÇA JUNIOR I 2026 🏆🎾

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Korça Club, ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e turneut “KORÇA JUNIOR I 2026 ”, i cili do të zhvillohet më 5-6 Shtator 2026 në Qendrën Sportive të qytetit të Korçës.

Turneu do të organizohet për kategoritë ROG dhe U18, për meshkuj dhe femra, duke mbledhur tenistë të rinj nga e gjithë Shqipëria.

📍 Vendi i zhvillimit: Qendra Sportive, Korçë
📅 Datat: 5-6 Shtator 2026
👦👧 Kategoritë: ROG & U18 Meshkuj/Femra

📝 Regjistrimet janë të hapura dhe do të pranohen deri të premten në orën 17:59.

👉🏻Nxitoni të regjistroheni në linkun: https://clubspark.net//AlbanianTennisFederation/Tournaments/Overview/92FC402E-AAAA-424A-996B-4363E8D47FB7

Male WTN 1 - 40, age 7 - 8 - Green (Djem RED)
Male WTN 1 - 40, age 8 - 9 - Green (Djem ORANGE)
Male WTN 1 - 40, age 9 - 10 - Green (Djem GREEN)
Male WTN 1 - 40, age 16 - 18 (Djem U18)

Female WTN 1 - 40, age 7 - 8 - Green (Vajza RED)
Female WTN 1 - 40, age 8 - 9 - Green (Vajza ORANGE)
Female WTN 1 - 40, age 9 - 10 - Green (Vajza GREEN)
Female WTN 1 - 40, age 16 - 18 (Vajza U18)

📞 Për më shumë informacion kontaktoni në numrin: 069 218 2552

Ju mirëpresim në Korçë për një tjetër festë të tenisit shqiptar! 🎾🇦🇱🏆

🎾Festivali i Tenisit 2026 sjell sportin e tenisit në qendër të Elbasanit🎾Gjatë fundjavës u organizua “Festivali i Tenisi...
01/09/2026

🎾Festivali i Tenisit 2026 sjell sportin e tenisit në qendër të Elbasanit🎾

Gjatë fundjavës u organizua “Festivali i Tenisit 2026” në qytetin e Elbasanit, në sheshin “Gensher”, në kuadër të një bashkëpunimi mes Federatës Shqiptare të Tenisit, Bashkisë Elbasan dhe Klubit të Tenisit Korça.

Në këtë aktivitet morën pjesë fëmijë të moshave të ndryshme, për shumë prej të cilëve ky ishte kontakti i parë me sportin e bukur të tenisit. Aktiviteti solli një atmosferë të veçantë sportive në qendër të qytetit, duke i afruar më shumë fëmijët dhe qytetarët me këtë sport.

Të pranishëm në aktivitet ishin edhe drejtues të Bashkisë Elbasan, përfaqësues të Klubit të Tenisit Korça, trajnerë, lojtarë dhe dashamirës të tenisit.

Bashkia Elbasan bëri të ditur se, duke qenë një nga qytetet më të mëdha të Shqipërisë, shumë shpejt edhe Elbasani pritet të ketë fusha tenisi, falë iniciativës së bashkisë për ndërtimin e tyre.

Gjithashtu, ky aktivitet shërbeu si pikënisje për procesin e implementimit të tenisit në shkolla, në kuadër të “Klasave Sportive në Elbasan”, duke synuar promovimin dhe zhvillimin e këtij sporti tek fëmijët dhe të rinjtë.

Falënderojmë Bashkinë Elbasan, Klubin e Tenisit Korça dhe të gjitha subjektet që u përfshinë dhe kontribuuan në organizimin e këtij aktiviteti të bukur sportiv. 👏🏻

🎾🇦🇱 Përfundon Tennis Europe 14&U Training Camp në Chisinau!🌍🎾Ka përfunduar në Chisinau, Moldavi “Tennis Europe 14&U Trai...
26/07/2026

🎾🇦🇱 Përfundon Tennis Europe 14&U Training Camp në Chisinau!🌍🎾

Ka përfunduar në Chisinau, Moldavi “Tennis Europe 14&U Training Camp”, ku Shqipëria u përfaqësua nga tenistja Nergis Nikprelaj, tenisti Martin Bushati dhe trajnerja Anatereza Guli.

Gjatë datave 19-26 korrik 2026, lojtarët e rinj nga vende të ndryshme evropiane patën mundësinë të zhvillojnë një javë intensive stërvitore, në një ambient ndërkombëtar dhe nën drejtimin e stafit teknik të kampit.

Nergis Nikprelaj dhe Martin Bushati përfituan nga një eksperiencë e rëndësishme sportive, duke u stërvitur së bashku me lojtarë të tjerë të talentuar të grupmoshës 14&U nga vende të ndryshme të Evropës.

Pjesë aktive e stafit teknik të kampit ishte edhe trajnerja shqiptare Anatereza Guli, e cila punoi në fushë me lojtarët shqiptarë dhe pjesëmarrësit e tjerë të kampit.

🇦🇱 Urime Nergis, Martin dhe Anatereza për këtë eksperiencë të rëndësishme ndërkombëtare! 🎾

🎾Tenistja shqiptare Nergis Nikprelaj, tenisti Martin Bushati dhe trajnerja Anatereza Guli po përfaqësojnë Shqipërinë në ...
21/07/2026

🎾Tenistja shqiptare Nergis Nikprelaj, tenisti Martin Bushati dhe trajnerja Anatereza Guli po përfaqësojnë Shqipërinë në Tennis Europe Training Camp, që po zhvillohet në Chisinau, Moldavi, në datat 19-26 korrik 2026.🇦🇱🎾🌍

Kampi, i organizuar nga Tennis Europe, ka mbledhur talente të reja nga vende të ndryshme evropiane dhe zhvillohet në kuadër të programit për zhvillimin e tenistëve të rinj U14.

Kampi stërvitor drejtohet nga trajneri kryesor Aleksander Jurgens, me mbështetjen e trajnerëve kombëtarë të vendeve pjesëmarrëse, ku bën pjesë edhe trjnerja shqiptare Anatereza Guli.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet përbën një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të lojtarëve të rinj shqiptarë dhe për përfaqësimin e Shqipërisë në aktivitetet ndërkombëtare të Tennis Europe.

🇦🇱 Suksese skuadrës shqiptare!💪🏻

🇦🇱Tre teniste shqiptare në “Dubrovnik Dub Bowl 2026”🎾Tenistet shqiptare Noemi Zyli, Siara Tola dhe Helia Hysaj po marrin...
07/07/2026

🇦🇱Tre teniste shqiptare në “Dubrovnik Dub Bowl 2026”🎾

Tenistet shqiptare Noemi Zyli, Siara Tola dhe Helia Hysaj po marrin pjesë në turneun prestigjioz ndërkombëtar për moshat e vogla, Dubrovnik Dub Bowl 2026, i cili zhvillohet nga 6 deri më 12 korrik në Dubrovnik, Kroaci.

Ky turne konsiderohet një aktivitetet i rëndësishëm që mbledh çdo vit talentet më premtuese nga shumë vende të botës. Pjesëmarrja në një event të këtij niveli u ofron sportisteve shqiptare një mundësi të vlefshme për të fituar eksperiencë ndërkombëtare dhe për të konkurruar me bashkëmoshataret më të mira.

Federata Shqiptare e Tenisit u uron Noemit, Siarës dhe Helias shumë suksese në këtë turne.🌍🎾

Address

Qendra Kombëtare E Tenisit, Rr. Dine Hoxha, National Sport Park, Tiranë
Tirana
1057

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albanian Tennis Federation posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Albanian Tennis Federation:

Shortcuts

Share

Category