Roma Club Albania

Directions Website Contact the business

Roma Club Albania Komuniteti më i madh i tifozëve të AS Romës në hapësirën shqipfolëse. Aktiv që prej vitit 2010, me kontakte dhe bashkëpunime me klubin.

🇫🇷 FRANCA, MANU KONÉ JASHTË LISTËS SË ZIDANE!Mesfushori i Romës, Manu Koné, nuk është grumbulluar nga trajneri Zinedine ...
06/11/2026

🇫🇷 FRANCA, MANU KONÉ JASHTË LISTËS SË ZIDANE!

Mesfushori i Romës, Manu Koné, nuk është grumbulluar nga trajneri Zinedine Zidane për dy sfidat e ardhshme të Francës ndaj Italisë dhe Turqisë.

Mungesa e mesfushorit lidhet me dëmtimin muskulor që pësoi në kofshën e djathtë. Koné po vijon procesin e rikuperimit, ndërsa stafi i Romës nuk dëshiron të rrezikojë një rikthim të parakohshëm.

Një lajm që i jep lojtarit më shumë kohë për t’u rikuperuar plotësisht dhe për t’u rikthyer sa më shpejt në dispozicion të Gasperinit.

🐺 Forza Roma!

🟡🔴  Lajm i bujshëm për Romën: Liverpool kërkon të transferojë Svilarin! 🐺🔥💰 78 milionë euro në merkaton e janarit!Një of...
05/11/2026

🟡🔴 Lajm i bujshëm për Romën: Liverpool kërkon të transferojë Svilarin! 🐺🔥

💰 78 milionë euro në merkaton e janarit!
Një ofertë marramendëse mund të vijë nga Anglia. Liverpooli është i gatshëm të ofrojë 78 milionë euro për të rrëmbyer Mile Svilarin nga Roma që në merkaton e janarit
!
🟡🔴 Por Roma kërkon 100 milionë euro!

Klubi verdhekuq e vlerëson portierin e tij me plot 100 milionë euro dhe nuk ka ndërmend të bëjë ulje në çmim.

💬 Po ju, sa mendoni se vlen realisht Mile Svilar? A do ta shisnit për 78 milionë euro apo Roma duhet të këmbëngulë te 100 milionët? 👇🐺

Dy nga gazetat më të mëdha sportive italiane kanë publikuar vlerësimin për arbitrin e ndeshjes së djeshme. Një notë e pr...
04/11/2026

Dy nga gazetat më të mëdha sportive italiane kanë publikuar vlerësimin për arbitrin e ndeshjes së djeshme. Një notë e pritshme, duke parë episodet e diskutueshme gjatë takimit.

Pas finales së humbur të Europa League, ku gjykimi i Taylor u bë objekt i shumë diskutimeve, Roma duket se përballet sërish me vendime arbitrale që ndikojnë në ecurinë e ndeshjes.

Në këtë nivel futbolli, arbitrat duhet të jenë në të njëjtin standard performance me lojtarët, duke garantuar drejtësi dhe saktësi në çdo vendim. Gabime të tilla nuk duhet të kenë vend në ndeshje të këtij niveli.

Shpresojmë që UEFA ta shqyrtojë seriozisht paraqitjen e Gil Manzanos dhe të marrë masat përkatëse.

La Gazzetta dello Sport: 4

Manzano gabon në gjithçka gjatë pjesës së dytë. Penalltia e akorduar Manchester United ishte shumë bujare, për të mos thënë më shumë, ndërsa arbitri nuk i dha kartonin e dytë të verdhë Maguire për një faull të pastër ndaj Castro.

E drejtë penalltia e akorduar Romës për prekje me dorë. Në minutën e 76-të, Wesley rrezikoi shumë pas një ndërhyrjeje rrëshqitëse brenda zonës ndaj Lacey.

E saktë ishte edhe përjashtimi i Cunha-s me karton të dytë të verdhë.

Corriere dello Sport: 4

Arbitri Gil Manzano rihap ndeshjen duke akorduar një penallti shumë të lehtë për një kontakt mes Mancinit dhe Cunha-s.
Mungoi përjashtimi i Maguire me karton të kuq. E drejtë penalltia e akorduar Romës, si dhe përjashtimi i numrit 10 të Manchester United.

GASPERINI: HUMBJA NDAJ UNITED-IT NA MËSON MË SHUMË SE AJO NDAJ REAL MADRIDITPas përfundimit të ndeshjes Manchester Unite...
03/11/2026

GASPERINI: HUMBJA NDAJ UNITED-IT NA MËSON MË SHUMË SE AJO NDAJ REAL MADRIDIT

Pas përfundimit të ndeshjes Manchester United – Roma, Gian Piero Gasperini foli për paraqitjen e skuadrës, duke u ndalur te momentet vendimtare të takimit dhe mënyra se si erdhën golat e pësuar.

Trajneri verdhekuq theksoi se penalltia i dha një shtysë të madhe Manchester United-it, ndërsa golat erdhën nga tre situata të ndryshme krahasuar me ato në ndeshjen ndaj Real Madridit.

Megjithatë, Gasperini mendon se kjo humbje duhet të shërbejë si një mësim i rëndësishëm për skuadrën. Sipas tij, ndeshja ndaj anglezëve nxori në pah disa elemente që Roma duhet t'i përmirësojë, veçanërisht në menaxhimin e momenteve të vështira dhe reagimin pas pësimit të golave.

Mesazhi i Gasperinit është i qartë: Roma duhet të mësojë nga gabimet, të rritet si skuadër dhe të mos humbasë besimin te puna që po bëhet.

Forza Roma! 🐺

Ky është futbolli! Mbyllet ndeshja me rezultatin 3-2.Megjithatë, nuk mund të kalohen pa u përmendur gabimi i arbitrit te...
03/11/2026

Ky është futbolli!

Mbyllet ndeshja me rezultatin 3-2.
Megjithatë, nuk mund të kalohen pa u përmendur gabimi i arbitrit te penalltia dhe kartoni i kuq i munguar për Maguire.

Në pjesën e dytë i lamë shumë terren kundërshtarit, duke humbur kontrollin e lojës dhe duke e komplikuar vetë një ndeshje që mund ta menaxhonim më mirë.

Forza Roma! ❤️💛🐺

03/11/2026

Gafë e pa falshme e Balerdit
Manchester United 2-2 Roma

💛❤️

Mbyllet pjesa e parë: 0-2! 🟡🔴Një 45-minutësh shumë pozitiv nga Roma! Qarkullim i mirë i topit, lojë e organizuar dhe god...
03/11/2026

Mbyllet pjesa e parë: 0-2! 🟡🔴

Një 45-minutësh shumë pozitiv nga Roma! Qarkullim i mirë i topit, lojë e organizuar dhe goditje në momentet e duhura. Djemtë po tregojnë karakter dhe vendosmëri në fushë.

Shpresojmë që skuadra të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në pjesën e dytë!

Mora dhe Wesley, dy lojtarët më të mirë të kësaj pjese të parë! 👏

Forza Roma! ❤️💛

GOOOOL I PERHERSHMI MALEN 💛❤️Shenon nga penalltiaManchester United 0-2 Roma🐺
03/11/2026

GOOOOL I PERHERSHMI MALEN 💛❤️

Shenon nga penalltia
Manchester United 0-2 Roma🐺

GOOOOOOL Shenon Soule 💛Asist Mora❤️Manchester United 0 - 1 Roma🐺
03/11/2026

GOOOOOOL
Shenon Soule 💛
Asist Mora❤️

Manchester United 0 - 1 Roma🐺

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Roma Club Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Roma Club Albania:

Shortcuts

Share

Category