FC Dinamo City

FC Dinamo City Mirësevini në faqen zyrtare të FC Dinamo. Klubi Legjendar i Futbollit Shqiptar. F.K. Po ashtu, Dinamo ka fituar edhe 15 trofe të tjerë më pak të rëndësishëm.

Dinamo Tirana - Official page * DINAMO - Klubi Legjendar i Futbollit Shqiptar. 18 Kampionate, e 13 Kupa të fituara, që nga viti i themelimit 1950. Dinamo (më parë quhej KS Dinamo), është klubi fubollistik shqiptar nga Tirana, që u themelua në vitin 1950. Futboll Klub Dinamo, është 18 herë kampion i Shqipërisë, në sezonet: 1950, 1951, 1952, 1953, 1955, 1956, 1960, 1966-67, 1972-73, 1974-75

, 1975-76, 1976-77, 1979-80, 1985-86, 1989-90, 2001-02, 2007-08 dhe 2009-10;

ka fituar 13 herë Kupën e Shqipërisë, në sezonet: 1950, 1951, 1952, 1953, 1954, 1960, 1970-71, 1973-74, 1977-78, 1981-82, 1988-89, 1989-90, 2002-03;

si dhe ka fituar 2 herë të tjera Superkupën e Shqipërisë, në vitet: 1989, 2008. Dinamo ka marrë pjesë në secilin prej kompeticioneve europiane të futbollit; Ligën e Kampioneve, Ligën e Europës (Kupën Uefa, Kupën e Kupave), duke kaluar 3 herë një raund kualifikues. Dinamo ka marrë pjesë dhe 5 herë në Kupën Ballkanike, ku është shpallur nënkampione e Ballkanit në vitin 1969, duke qenë e para skuadër shqiptare që arriti një vend të tillë në atë kompeticion. Futboll Klub Dinamo, njihet për:
- lojën kombinative e spektakolare, dhe nxjerrjen e qindra talenteve ndër vite, çka ka shërbyer për t'iu atribuar klubit Dinamo, cilësimi: "Shkolla e Futbollit Shqiptar";
- shtrirjen e tifozërisë në mbarë Shqipërinë e jashtë saj;
- si dhe për kulturën Fair-Play, brenda dhe jashtë fushës së lojës. Futboll Klub Dinamo, është një prej klubeve të futbollit më të rëndësishëm të Shqipërisë që ka dominuar në vijimësi futbollin shqiptar dhe që prej vitit të themelimit 1950, është klubi më i suksesshëm i vendit, me 31 kompeticione kombëtare të fituara (18 Kampionate + 13 Kupa të Shqipërisë). Pas viteve '90, periudhë gjatë së cilës vendi kaloi një tranzicion të thellë, përfshirë sportin, Futboll Klub Dinamo u rikthye si ekip i suksseshëm në Shqipëri, duke fituar kampionatin e sezonit 2001-02, me një rekord prej 22 rezultatesh pozitive rradhazi. Dinamo po ashtu, i shtoi librit të artë të sukseseve të saj, edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë, të sezonit 2002-03. Pasi kryesoi pothuajse gjatë gjithë sezonit Superligën shqiptare 2007-08, Dinamo fitoi me meritë kampionatin për të 17-ën herë, brenda 58 vitesh të ekzistencës si klub. Më 17 gusht 2008, me rezultatin 2-0 ndaj Vllaznisë së Shkodrës, Dinamo fitoi gjithashtu edhe Superkupën e Shqipërisë 2007-08. Duke udhëhequr bindshëm që prej fillimit Kategorinë Superiore 2009-10, më 21 prill 2010, Dinamo fitoi zyrtarisht Titullin e 18-të kampion, në historinë e lavdishme 60 vjeçare të klubit. Në sezonin 2011-12, pas sulmeve dhe padrejtësive disa vjeçare e të pashembullta, Dinamo u detyrua që të rrëzohet në Kategorinë e Parë, për herë të parë në historinë e saj. Pas 9 sezoneve me ulje-ngritje në këtë kategori, blutë e kryeqytetit rikthehen sërish në elitën e futbollit shqiptar për sezonin 2021-22 dhe në vazhdim.

⏭️ 𝑷𝒓𝒂𝒈 𝑷𝒂𝒓𝒕𝒊𝒛𝒂𝒏𝒊 | 📸ℹ️ Skuadra vazhdon përgatitjet intensive në prag të përballjes me Partizanin, e vlefshme për javën ...
10/09/2026

⏭️ 𝑷𝒓𝒂𝒈 𝑷𝒂𝒓𝒕𝒊𝒛𝒂𝒏𝒊 | 📸

ℹ️ Skuadra vazhdon përgatitjet intensive në prag të përballjes me Partizanin, e vlefshme për javën e katërt të Abissnet Superiore.

𝐉𝐚𝐯𝐚 4️⃣ | 𝐏𝐚𝐫𝐭𝐢𝐳𝐚𝐧𝐢 🆚️ 𝐃𝐢𝐧𝐚𝐦𝐨 🏟 Stadiumi Vora 🗓 12 shtator 2026⏰️ 16:00
09/09/2026

𝐉𝐚𝐯𝐚 4️⃣ | 𝐏𝐚𝐫𝐭𝐢𝐳𝐚𝐧𝐢 🆚️ 𝐃𝐢𝐧𝐚𝐦𝐨

🏟 Stadiumi Vora
🗓 12 shtator 2026
⏰️ 16:00

𝑬𝒚𝒆𝒔 𝒐𝒏 𝒕𝒉𝒆 𝒘𝒆𝒆𝒌𝒆𝒏𝒅 👀Dinamo ka nisur javën përgatitore në prag të ndeshjes së ditës së shtunë ndaj Partizanit. Blutë jan...
08/09/2026

𝑬𝒚𝒆𝒔 𝒐𝒏 𝒕𝒉𝒆 𝒘𝒆𝒆𝒌𝒆𝒏𝒅 👀

Dinamo ka nisur javën përgatitore në prag të ndeshjes së ditës së shtunë ndaj Partizanit. Blutë janë rikthyer në fushën stërvitore, duke vendosur menjëherë fokusin te përballja e radhës në kampionat.

Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, skuadra ka zhvilluar seancën e parë të javës, ndërsa lajme pozitive vijnë edhe nga infermieria. Kapiteni Bruno Dita dhe Loran janë rikthyer në stërvitje me grupin, pas përfundimit të fazës së rikuperimit nga dëmtimet.

𝐖𝐞𝐥𝐜𝐨𝐦𝐞 𝐉𝐨𝐧𝐚𝐭𝐡𝐚𝐧 🇳🇬Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me Jonathan Ochiche.Qendërmbrojtësi 20-vjeça...
08/09/2026

𝐖𝐞𝐥𝐜𝐨𝐦𝐞 𝐉𝐨𝐧𝐚𝐭𝐡𝐚𝐧 🇳🇬

Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me Jonathan Ochiche.

Qendërmbrojtësi 20-vjeçar nigerian i bashkohet skuadrës sonë nga Ikon Allah Academy, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij me fanellën blu.

Klubi i uron Jonathan mirëseardhjen dhe shumë suksese në familjen dinamovite!💙

𝑳𝒂𝒔𝒕 𝒏𝒊𝒈𝒉𝒕 𝒊𝒏 𝒇𝒓𝒂𝒎𝒆𝒔  📸💙
07/09/2026

𝑳𝒂𝒔𝒕 𝒏𝒊𝒈𝒉𝒕 𝒊𝒏 𝒇𝒓𝒂𝒎𝒆𝒔 📸💙

07/09/2026

LORENCO VILA ➕️3️⃣ 💙

07/09/2026

𝑯𝒆𝒌𝒖𝒓𝒂𝒏 𝑩𝒆𝒓𝒊𝒔𝒉𝒂 💪 𝑩𝒂𝒄𝒌 𝒊𝒏 𝒕𝒉𝒆 𝒈𝒂𝒎𝒆 🎯🔵

06/09/2026

Smile, you’re the Man of the Match. 😎📸🏆

𝐅𝐓 | 𝐌𝐛𝐲𝐥𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐟𝐢𝐭𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐄𝐥𝐛𝐚𝐬𝐚𝐧𝐢𝐭 ⚽️ Berisha 36' ⚽️ Vila 65'
06/09/2026

𝐅𝐓 | 𝐌𝐛𝐲𝐥𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐟𝐢𝐭𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐄𝐥𝐛𝐚𝐬𝐚𝐧𝐢𝐭

⚽️ Berisha 36'

⚽️ Vila 65'

𝑯𝒂𝒍𝒇 𝑻𝒊𝒎𝒆 | 𝑫𝒊𝒏𝒂𝒎𝒐 𝟏-𝟏 𝑬𝒍𝒃𝒂𝒔𝒂𝒏𝒊 ⚽️ Berisha 36'
06/09/2026

𝑯𝒂𝒍𝒇 𝑻𝒊𝒎𝒆 | 𝑫𝒊𝒏𝒂𝒎𝒐 𝟏-𝟏 𝑬𝒍𝒃𝒂𝒔𝒂𝒏𝒊

⚽️ Berisha 36'

Address

Kompleksi "Dinamo", Arbana
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when FC Dinamo City posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to FC Dinamo City:

Shortcuts

Share

Category