24/12/2025
ORTEK Martial ARTS Academy
ORTEK eshte ekip profesional i Taekwondo me baze ne Tirane, Albania . Trainer Julian C**a.
24/12/2025
24/12/2025
NJOFITM ZYRTAR
Të dashur sportistë dhe prindër,
Me rastin e festave të fundvitit, ju informojmë se aktiviteti stërvitor i klubit do të hyjë në një periudhë pushimi, për t’u dhënë mundësi sportistëve të çlodhen, të kalojnë kohë me familjen dhe të rikthehen me energji të reja.
📅 Pushimet e fundvitit fillojnë më datë 28 Dhjetor
📅 Stërvitjet rifillojnë normalisht më datë 5 Janar 2026
Kjo është një kohë e mirë për rikuperim fizik dhe mendor, por edhe për reflektim mbi punën dhe arritjet e këtij viti. Ju inkurajojmë që gjatë pushimeve të qëndroni aktivë në mënyrë të lehtë dhe të ruani frymën sportive.
Ju falënderojmë sinqerisht për besimin, bashkëpunimin dhe përkushtimin që tregoni çdo ditë. Ju urojmë gëzuar festat e fundvitit, shëndet, qetësi dhe shumë suksese në vitin e ri.
Me respekt dhe mirënjohje,
Trajneri Julian C**a 🥋
16/12/2025
𝗘𝗻𝗹𝘂𝗶𝗱𝗮 𝗔𝗷𝗱𝗶𝗻𝗶 garoi në kampionatin 𝙍𝙞𝙨𝙞𝙣𝙜 𝗦𝘁𝗮𝗿𝘀 2 në Maltë 🇲🇹-13/12/2025
Ky aktivitet grupoi ekipe nga Malta, Italia, Libia dhe Shqipëria duke i dhënë sportistes tonë një eksperiencë ndërkombëtare!
Falenderojmë përzemërsisht organizatorët
.taekwondo.league për këtë aktivitet plot emocione!
Si dhe , e cila ishte në krah të sportistëve!
𝒀𝒐𝒖'𝒓𝒆 𝒂 𝒔𝒉𝒊𝒏𝒊𝒏𝒈 𝒔𝒕𝒂𝒓, 𝒌𝒆𝒆𝒑 𝒐𝒏 𝒔𝒉𝒊𝒏𝒊𝒏𝒈!
01/10/2025
TAEKWONDO – MË SHUMË SE SPORT, NJË STIL JETE! 🥋
Taekwondo nuk është thjesht një art luftarak – është një rrugëtim personal që zhvillon trupin, mendjen dhe shpirtin. Përmes çdo brezi të fituar, ju sportistë provoni jo vetëm përparimin në teknikë, por edhe rritjen tuaj si individë më të disiplinuar, më të qëndrueshëm dhe më të guximshëm.
🗣 Për të gjithë ju që keni dhënë maksimumin tuaj – mos ndalni këtu!
Rruga e kampionëve ndërtohet me djersë, këmbëngulje dhe dashuri për sportin. Çdo brez i ri është një hap më afër ëndrrës, një dëshmi që mund të arrini çdo objektiv kur nuk dorëzoheni.
🏆 Jeni frymëzim për brezat që vijnë!
🔜 Vazhdoni të stërviteni, të ëndërroni dhe të luftoni – sepse rruga juaj ka ende shumë majat për të arritur!
Taekwondo – më shumë se një sport. Një mision për jetën. 💥
22/08/2025
22/08/2025
28/07/2025
11th ASTAKOS CAMP
Dear Jorgo and Andrea,
I want to thank you from the bottom of my heart for an experience I’ll never forget. 🌟
This wasn’t just an event – it was a thoughtfully crafted journey that combined professionalism with the true spirit of friendship.
From high-level training sessions with top coaches to magical excursions in breathtaking places, every detail felt intentional and full of heart.
What stood out the most was the atmosphere – everything around us radiated positivity, connection, and genuine care. It was a rare balance of discipline and joy, where everyone felt part of a family.
Thank you for creating a space where we could grow, learn, explore, and above all – connect as human beings. 🙏
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Telephone
Address
No Limits, Rruga Irfan Tomini 26
Tirana
1060
Opening Hours
| Monday | 15:30 - 22:00 |
| Tuesday | 15:30 - 22:00 |
| Wednesday | 15:30 - 22:00 |
| Thursday | 15:30 - 22:00 |
| Friday | 15:30 - 22:00 |
| Saturday | 09:30 - 12:00 |
| 15:30 - 21:00 |