Boks :
- amator & profesionist
- meshkuj & femra
- femije & te rritur
- ne grup & trajner personal Kontakte
Per me shume informacione na kontaktoni ne nr.
Arena Boxing Club & Fitness ka hapur dyert e saj per te gjithe te interesuarit per:
- Boks profesional per gara
- Kurse boksi aerobik per femra dhe meshkuj
- Kurse teknikash te boksit dhe te vetembrojtjes
- Kurse boksi per femije
- Kurse per Cross Fit
- Fitness
- Aerobi
- Squat
- Pilates
- Personal training etj. Stafi i trajnereve
Fatjon Sorra - 2 here kampion kombetar per te rritur, 1 here kam
pion kombetar per te rinj dhe 2 here kampion kombetar per para te rinj. Fatjoni eshte shpallur shume here fitues edhe ne shume turne nderkombetare dhe eshte i njohur si per guximin dhe vendosmerine e tij brenda ringut, por edhe per ngrohtesine, elokuencen dhe metodologjine e tij per te gjithe kursantet. Pasi vendosi te mbylle karrieren e tij si boksier, Fatjoni shquhet ne rrethin e sportisteve per punen e tij te palodhur dhe kujdesin deri ne detaje ne programin stervitor te gjithsecilit. Nga ai do te degjoni rralle here fjalen "Bravo" dhe vetem atehere kur vertet do e meritoni. Perfeksionizmi i tij mund te duket i lodhshem per fillimin, por pas disa muajsh trajnimi nen kujdesin e tij do e kuptoni qe hapat e bere ne kuader te pergatitjes fizike, teknike dhe psikologjike kane qene madhore. Jo me kot Arena Boxing Club & Fitness numeron kaq shume kampione kombetare. Fatjoni eshte diplomuar edhe ne shume programe trajnimi nderkombetare dhe sot eshte padyshim nje nder trajneret me te mire Shqiptare jo vetem ne fushen e boksit, por edhe persa i perket pergatitjes fizike dhe psikologjike te atleteve. Jashte ringut, Fatjoni eshte i diplomuar ne Ekonomi Agrare, ku ka marre edhe Graden Shkencore Master dhe gjithashtu eshte diplomuar per Jurisprudence. Aktualisht vazhdon studimet e larta ne Universitetin e Sporteve te Tiranes, ku vazhdon te shkelqeje ne rezultate. Albi Sorra - Boksier profesionist 7-0-0, 3 here kampion kombetar per te rritur, 2 here kampion kombetar per te rinj, 1 here kampion kombetar per para te rinj, medalje bronzi ne kampionatin boteror per para te rinj, si edhe medalje bronzi ne kampionatin Europian per para te rinj. Albi vazhdon karrieren e tij si boksier dhe eshte kampioni kombetar ne fuqi per peshat 69 kg. Pervec karrieres si boksier, Albi eshte edhe ndihmesi i Fatjonit ne pergatitjen e atleteve brenda palestres. Albi eshte diplomuar me rezultate te shkelqyera ne Rusi per degen Kulture Fizike dhe ka marre edhe Graden Shkencore Master. Ai shquhet per tekniken dhe shpejtesine e rralle brenda ringut, si edhe per mesimin e teknikave me te avancuara te shkolles Ruse te sportit. Padyshim qe ka luajtur nje rol kyc ne suksesin e te gjithe atleteve te palestres. Humori dhe durimi i tij e bejne stervitjen e lehte dhe minutat kalojne pa u ndjere. Marina Tasho - Ka mbaruar studimet e larta dhe ka marre titullin master shkencor tek Universiteti i Sporteve ne tirane. Marina ka eksperience me shume se 6 vjet ne sferen e fitness (aerobi, pilates, aquagym, squat, personal training etj.). Ajo ka qene ish basketbolliste e Skenderbeut per 9 vite dhe njekohesisht edhe fituese e medaljes se argjendit ne Universiaden Mbarekombetare ne vitin 2014 ne disiplinen e skive. Prej 4 vitesh Marinen e gjeni duke ushtruar edhe profesionin e instruktores se skive gjate sezonit dimeror. Marinen e njohin te gjithe si vajzen e qeshur dhe energjike te palestrave, me nje pasion te rralle per sportin. Marina i eshte bashkuar stafit te palestres prej disa muajsh, si rrjedhoje e rezultateve te larta te arritura ne palestra te tjera te mirenjohura te vendit dhe per t'i dhene nje shtyse me te madhe pergatitjes fizike brenda palestres, jashte sportit te boksit. Me Marinen do te ndiqni kurset me teknikat me te avancuara te pergatitjes fizike ne salla te mbyllura si Aerobi, Squat, Pilates, Yoga etj. Historiku
Arena Boxing Club & Fitness ka nje eksperience disa vjecare ne pergatitjen e atleteve ne boksin garues. Kjo palester ne keto vite ka pergatitur 7 kampione e nenkampione kombetare. Perqindja e suksesit per arritjen deri ne finalen e kampionatit kombetar per atletet e ekipit ne cdo vit ka qene 1 ne 2 atlete, nje perqindje kjo qe nuk eshte arritur nga asnje ekip ne Shqiperi. Tashme kjo palester ka synimin, por ndjen edhe detyrimin moral per t'i cuar te gjithe atletet e saj ne suksese jo vetem kombetare, por edhe nderkombetare dhe po punon cdo dite pa u lodhur ne kete drejtim. Te rejat ne Arena Boxing Club & Fitness
Pas nje historie suksesi ne trajnimin e boksiereve profesioniste, por kryesisht per te kenaqur kerkesat e shumta nga dashamiresit dhe miqte e palestres, Arena Boxing Club & Fitness vendosi qe pervec boksit garues, te sjelle per publikun edhe boksin aerobik per femra dhe meshkuj, kurse teknikash te boksit dhe te vetembrojtjes per femije e te rritur, si edhe disiplinat me te mira te pergatitjes fizike ne salla te mbyllura, per nje trup sa me te shendetshem dhe te bukur. Kjo fushe e re u eksperimentua vitin e kaluar me disa sportiste femra dhe meshkuj dhe rezultatet ishin mbreselenese. Per kete arsye u vendos qe kjo eksperience te ndahej me nje publik akoma edhe me te gjere, ne menyre qe familja Arena te zgjerohet akoma me shume me femije, vajza e djem te rinj, te pergatitur psikologjikisht dhe fizikisht, me vetebesim te larte si brenda palestres, por edhe jashte saj ne jeten e perditshme. Risia me e madhe qe sjell Arena Boxing Club & Fitness dhe per te cilen kjo palester eshte unike ne Shqiperi eshte ndertimi i nje programi individual per cdo anetar te familjes, i pershtatur me kushtet fizike dhe jeten profesionale te gjithsecilit. Synimi i palestres eshte transformimi trupor brenda 3 muajsh, me foto perpara dhe pas ndjekjes se programit, si deshmia me e mire e punes se kualifikuar dhe plot dashuri. Sqarime per kursantet
Sqarojme se pervec kurseve te boksit garues, te ushtruar nga profesioniste, ne kurset e tjera te boksit per femije, qellime aerobike, vetembrojtjeje, apo mesimi teknikash, kontakti fizik midis kursanteve eshte i ndaluar. Qellimi i palestres per amatoret eshte mesimi i boksit si kulture, ne kuader te pergatitjes se mrekullueshme fizike dhe psikologjike qe jep ky sport. Ne cdo rast stervitja kryhet nen survejimin e stafit trajnues, me kujdesin maksimal qe te evitohet cdo demtim muskular, apo i natyres traumatike. e telefonit +355 692237527, apo faqen tone ne instagram @arenafitbox
Adresa: Rr. Stavri Themeli, prane Qendres Globe, tek ish Parku i Autobuzeve. Ju ftojme te beheni sa me shpejt pjese e familjes tone te madhe!
19/05/2026
Si të ruajmë ekuilibrin kur ekzekutojmë Power Punches?
16/05/2026
Si të realizojmë goditjet e forta ose Power Punches në boks?!
Teknikat për të realizuar goditje të fortë me të dyja duart dhe për të ruajtur ekuilibrin!
Bëhu pjesë e .
14/05/2026
Boksieri ynë do të debutoi në boksin profesionist në Greqi. 🥊
📍Chanja, Kretë, Greqi.
🗓 6 qershor, ora 19:00
Gati për të rrëmbyer fitoren e parë! 💪💪
12/05/2026
Train hard. Box harder 🥊
06/05/2026
Besoji procesit😅🥊
03/05/2026
Asnjë moment pushimi🥊
30/04/2026
Jemi shumë pranë sezonit të verës. ⚡️
Nëse po kërkon trainerin që nuk të lë të dorëzohesh dhe stërvitjen që të jep barkun e ëndrrave, je në vendin e duhur!
27/04/2026
Nuk kemi nevojë për lule, kemi nevojë për sparing🥊 torollari