05/06/2026
Ekipi i CRCA Shqipëri përfundon me sukses Trajnimin Europian të Trajnerëve në Irlandë në kuadër të projektit WEC
Women Empowered in Construction
Ekipi i CRCA Shqipëri përfundon me sukses Trajnimin Europian të Trajnerëve në Irlandë në kuadër të projektit WEC
Sligo, Irlandë – 30 Maj 2026 – Një Ekipi i CRCA Shqipëri mori pjesë në Trajnimin Europian të Trajnerëve (Learning, Teaching and Training Activity – LTTA), organizuar në Sligo, Irlandë, në kuadër të projektit Gra dhe Vajza të Fuqizuara në Industrinë e Ndërtimit (WEC), një nism....
04/06/2026
Mbrojtja e fëmijëve dhe adoleshentëve në hapësirën kibernetike është prioritet kombëtar. Ndaj edhe bashkëpunimi midis autoriteteve të pavarura dhe shoqërisë civile fuqizon edhe më tej mbrojtjen e tyre.
Sot drejtuesit e AKEP, Gentian Sala dhe CRCA Shqipëri, Altin Hazizaj, zhvilluan një takim për të diskutuar në lidhje me nevojën për forcimin e ndërhyrjeve të përbashkëta për ta bërë mjedisin dixhital shqip-folës sa më të sigurt për këdo. Në këtë kuadër diskutimi dhe miratimi i Aktit të Shërbimeve Dixhitale është një domosdoshmëri për Shqipërinë.
Po ashtu diskutuam mbi nevojën e bashkëpunimit dhe përgjegjësisë që mban industria e komunikimit dhe internetit për mbrojtjen e fëmijëve.
03/06/2026
Me iSIGURT.al nuk je asnjëherë vetëm në internet!
Kur përballesh me rrezik, shqetësim, ngacmim apo situata të pasigurta në internet, është e rëndësishme të flasësh dhe të kërkosh ndihmë.
iSIGURT.al është këtu për të mbështetur fëmijët dhe adoleshentët në çdo hap: për të folur, raportuar dhe kërkuar ndihmë në mënyrë të sigurt.
Fol me ne. Raporto. Kërko ndihmë.�🌐 www.iSIGURT.al
01/06/2026
DEKLARATË PUBLIKE: Fëmijët duhet të jenë prioriteti i Shqipërisë europiane
Organizatat kryesore të shoqërisë civile bëhen së bashku për të kërkuar më shumë investime dhe masa urgjente për eliminimin e varfërisë tek fëmijët!
DEKLARATË PUBLIKE: Fëmijët duhet të jenë prioriteti i Shqipërisë europiane
Në këtë 1 Qershor, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, organizatat nënshkruese të kësaj deklarate publike i bëjnë thirrje Qeverisë Shqiptare, Kuvendit të Shqipërisë dhe të gjitha institucioneve publike që të vendosin fëmijët në qendër të reformave për anëtarësimin në Bashk...
01/06/2026
Gëzuar 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve!🎈
Sot festojmë gëzimin, ëndrrat dhe zërin e çdo fëmije, por njëkohësisht kujtojmë përgjegjësinë tonë të përbashkët për t’i mbrojtur, dëgjuar dhe mbështetur ata çdo ditë.
Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet i sigurt, i dashur, i respektuar dhe i lirë për të ndërtuar të ardhmen që meriton.
CRCA/ECPAT Shqipëri, së bashku me iSIGURT.al dhe ALO 116-111 mbetet e angazhuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe për krijimin e një shoqërie ku çdo fëmijë ndihet i sigurt, i barabartë dhe i vlerësuar.
Sepse fëmijët nuk janë vetëm e ardhmja, ata janë e tashmja jonë më e çmuar💙
28/05/2026
Sot për ekipin e CRCA Shqipëri ishte dita e katërt e trainimit në Sligo, Irlandë, ku fokusi kryesor është si ta bëjmë industrinë e ndërtimit më të hapur dhe më respektuese për punësimin e grave dhe vajzave. Sot ekspertët irlandezë na prezantuan me metodat dhe teknologjitë e reja në ndërtim. Ishte surprizë e bukur që trainimi u mirëprit në shtëpinë e nobelistit dhe poetit W. B. Yeates.
26/05/2026
🇮🇪 🇦🇱 The CRCA Albania team is currently in Sligo, Ireland, taking part in a 7-day Training of Trainers programme under the Women Empowered in Construction (WEC) initiative.
During the week, participants are working together with partners and experts to strengthen capacities on gender equality, inclusive workplace culture, professional competences, and women’s participation in the construction sector. The training is also an important opportunity to exchange experiences, learn from different European contexts, and further develop the new WEC curricula that aim to help change the face of the construction industry.
From Sligo to the Western Balkans, we continue working towards a construction sector that is more inclusive, equal, and open to everyone. 👷♀️🏗️✨
Women Empowered in Construction
25/05/2026
Sot është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Humbur, ndaj ne i kërkuam Kryeministrisë, që për të gjithë fëmijët, sot të ngjyrosej me ngjyrën blu, që është ngjyra globale për të kujtuar ditën e tyre! Sot e gjithë Shqipëria kujton fëmijët e humbur? Ku janë ata? Ku është Bleona? Po Mateo? Po 10 fëmijë të tjerë?
🔹️Një fëmijë i humbur është një fëmijë që nuk ndodhet pranë familjes së tij. Por, përtej kësaj, një fëmijë i humbur është gjithnjë një fëmijë i rrezikuar! Ndaj CRCA / ECPAT Shqipëri dhe Linja Kombetare e Ndihmes per Femijet ne Shqiperi - ALO 116 janë të vetmet organizata që çdo vit përkujtojnë fëmijët që sot nuk janë midis nesh, e mbi të gjitha pranë familjes së tyre.
🔺️ Që prej vitit 1990 e deri më sot 12 fëmijë kanë humbur. Të paktën 120 fëmijë humbasin në Shqipëri çdo vit, por fatmirësisht të gjithë gjenden. Familjet e fëmijëve që nuk janë gjetur ende ë presin në heshtje që një ditë të marrin vesh se ku ndodhet fëmija i tyre! Ndaj ne asnjëherë nuk duhet t'i harrojmë ata!
Bëhuni pjesë e kësaj dite! Ndaj postimin! Kujto një fëmijë të humbur!
22/05/2026
Mesazhi është i qartë: fëmijët meritojnë një botë digjitale ku mund të rriten të lirë, të sigurt dhe të mbrojtur.
Nga përmbajtjet e dëmshme dhe bullizmi kibernetik, deri te dizajnet online që krijojnë varësi, shqetësimet për rreziqet me të cilat përballen fëmijët në internet po rriten në të gjithë Europën.
Ofruesit e teknologjisë janë përgjegjës për sigurinë e produkteve të tyre dhe përdorimin e tyre të sigurt. Le t’ua kthejmë fëmijërinë fëmijëve tanë.
Ky është parimi i Europës; ky është themeli i rregullave teknologjike të BE-së.
22/05/2026
17 Maj 2014: Marshimi i Krenarisë që ndryshoi historinë e Shqipërisë
Ende sot e kujtoj shiun, tensionin, emocionet dhe ndjesinë se çdo hap që hidhnim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kishte rëndësi. Ajo ditë nuk ishte thjesht një marshim. Ishte dukshmëri në një shoqëri që përmbi 60 vjet a më shumë kishte heshtur.
17 Maj 2014: Marshimi i Krenarisë që ndryshoi historinë e Shqipërisë
Dymbëdhjetë vite më parë, në një 17 Maj të ftohtë dhe nën një shi të rrëmbyeshëm, diçka historike ndodhi në Shqipëri