Hiking 4 Ever

Hiking 4 Ever

Share

We hike every weekend, we hold nature series events for the public, we camp, we backpack, we occasionally travel to exotic places for visits and hikes.

04/06/2026

Përshëndetje miq të natyrës!
Këtë të dielë, më 7 Qershor 2026 do të bëjmë një kalim spektakolar Prevallë - Liqeni i Lumbardhit- Maja e Bistrës 2, Peskovit - Liqeni i Jazhnicës që shtrihet në lartësinë 2180m, vargmalet e Sharrit, Kosovë.
Karakteristikat:
Nisja si gjithmonë pranë Fakultetit Juridik, ora 06:00, më 7 Qershor 2026
Niveli i guidës: mesatar
Disniveli: 750 metra
Distanca: 22 kilometra
Liqeni akullnajor i Jazhincës ka një panoramë mbreslënëse, njihet si liqeni i Zemrës.
Ecja fillon nga Prevalla mes pyjeve të ahut e të pishave, përrenjve e larmisë së luleve të stinës.
Ky aktivitet është i përshtatshëm për të gjithë personat. Ecja do të bëhet kryesisht midis pyjeve të ahut, të pishave, pllajave e lëndinave plot lule. Shtegu është i përshtatshëm për të gjithë dhe nuk ka vështirësi teknike.
Disniveli rreth 700 metra. E gjithë ecja zgjat afërsisht 8 orë me distancë 21 km si kalim.
Përgjatë marshimit drejt liqenit të Jazhnicës ofrohen pamje të papërshkrueshme me fjalë si: Prevalla, Pashtriku, Koritniku, malet e Sharrit, etj.
Për sfiduesit e maleve, një grup do të tentojë tre majat përqark liqenit të Jazhnicës: Bistra2 (2644m), Peskovin(2651m maja e 3 më e lartë e Kosovës). Më pas do të zbresim në liqenin e Jazhnicës.
Pasi të kthehemi do të ndalojmë në qytetin e bukur të Prizrenit.
Çmimi për këtë aktivitet është 2700 lekë.
Të përfshira në këtë çmim janë:
Transporti Tiranë - Prevallë - Prizren - Tiranë.
Guida shoqëruese
Foto gjatë aktivitetit
Çfarë duhet të keni me vete:
Këpucë të përshtatshme për në mal.
Veshje termike, bluza rezervë dhe një xhup mali. Koha pritet të jetë me diell me temperatura derin në 20 gradë.
Ushqime si: sanduiç, fruta të thata, çokollatë e zezë etj.
Ujë 1.5 litra
Të interesuarit të na telefonojnë në numrat e telefonit: 0693515444 ose 0692242541
Jeni të mirëpritur!

Photos from Hiking 4 Ever's post 04/06/2026

03/06/2026

Përshëndetje miq të malit!
Këto janë shumë pak nga momentet e papërsëritshme gjatë ngjitjes së Etnës, të dielën e 24 majit 2026.
Të dukej sikur ngjiteshe në një planet tjetër.
Faleminderit pafund të gjithë miqve që na u bashkuan në këtë aventurë të mrekullueshme!

22/05/2026

Përshëndetje miq të grupit!
Grupi për në UJËVARËn e PESHTURËS Progonat, Kurvelesh- Kanioni Bënçës, të dielën, më 24 Maj 2026 është i konfirmuar. Për të interesuarit ka ende 5 vemde të lira.
Jeni të mirëpritur!
Përshkrimin e gjeni më poshtë:
Përshëndetje miq të malit. Të dielën, më 24 Maj do të vizitojmë Ujëvarat e Peshturës dhe Kaniinet e Nivicës.
Nisja në orën 06:00 pranë Fakultetit Juridik.
Kthimi rreth orës 20:30 - 21:00.
Kategoria: hiking eksplorim, shumë e lehtë.
E përshtatshme për të gjitha grupmoshat.
Krahina e Kurvelesh*t ka sipërfaqe të përgjithshme prej afro 700 km². Është zonë malore, e ndërtuar kryesisht nga shkëmbinj gëlqerorë të kretakut e pjesërisht nga flishi, me reliev të lartë e të ashpër në pjesën më të madhe të tij, që në Kurveleshin e Sipërm merr karakterin e një rrafshnalte shumë të copëtuar nga përrenjtë me shtretër të thellë e gryka të ngushta në trajtë kanionesh (deri 150 m të thella), rrëpirash e humnerash (si në Nivicë, Lekdush etj.). Janë të përhapura shumë dukuritë dhe format karstike si : gropa, puse, galeri, shpella si dhe mjaft fusha karstike (fusha e Progonatit, e Golemit etj.), ku janë përqendruar edhe qendrat kryesore të banimit dhe tokat bujqësore. Ujërat e shirave e të borës së shumtë, nëpërmjet hinkave, puseve e të çarave të tjera karstike, depërtojnë shpejt në thellësi të tokës. Kjo bën që, sidomos Kurveleshi i Sipërm, të ketë burime të kufizuara uji. Më e pasur është zona barishtore me kullota të shumta, ku gjenden shumë bimë mjekësore, mjaltesa e aromatike (çaji, salepi, trëndelina etj.), duke e bërë Kurveleshin një vend të përshtatshëm për zhvillimin e blegtorisë, sidomos asaj të imët (deles, dhisë etj.)
Çmimi për këtë aktivitet është 2500 lekë
Të përfshira janë:
Transporti vajtje-ardhje:
Guida shoqëruese:
Foto gjatë aktivitetit.
Për rezervime na kontaktoni në numrat e telefonit: 0693515444 ose 069 224 2541
Jeni të mirëpritur!
Faleminderit.

Photos from Hiking 4 Ever's post 19/05/2026

UJËVARA e PESHTURËS Progonat, Kurvelesh- Kanioni Bënçës, të dielën, më 24 Maj 2026.

Nisja në orën 06:00 pranë Fakultetit Juridik.
Kthimi rreth orës 20:30.

Kategoria: hiking eksplorim.
E përshtatshme për të gjitha grupmoshat.
Krahina e Kurvelesh*t ka sipërfaqe të përgjithshme prej afro 700 km². Është zonë malore, e ndërtuar kryesisht nga shkëmbinj gëlqerorë të kretakut e pjesërisht nga flishi, me reliev të lartë e të ashpër në pjesën më të madhe të tij, që në Kurveleshin e Sipërm merr karakterin e një rrafshnalte shumë të copëtuar nga përrenjtë me shtretër të thellë e gryka të ngushta në trajtë kanionesh (deri 150 m të thella), rrëpirash e humnerash (si në Nivicë, Lekdush etj.). Janë të përhapura shumë dukuritë dhe format karstike si : gropa, puse, galeri, shpella si dhe mjaft fusha karstike (fusha e Progonatit, e Golemit etj.), ku janë përqendruar edhe qendrat kryesore të banimit dhe tokat bujqësore. Ujërat e shirave e të borës së shumtë, nëpërmjet hinkave, puseve e të çarave të tjera karstike, depërtojnë shpejt në thellësi të tokës. Kjo bën që, sidomos Kurveleshi i Sipërm, të ketë burime të kufizuara uji. Më e pasur është zona barishtore me kullota të shumta, ku gjenden shumë bimë mjekësore, mjaltesa e aromatike (çaji, salepi, trëndelina etj.), duke e bërë Kurveleshin një vend të përshtatshëm për zhvillimin e blegtorisë, sidomos asaj të imët (deles, dhisë etj.)
Çmimi për këtë aktivitet është 2500 lekë
Të përfshira janë:
Transporti vajtje-ardhje:
Guida shoqëruese:
Foto gjatë aktivitetit.
Për rezervime na kontaktoni në numrat e telefonit: 0693515444 ose 069 224 2541
Jeni të mirëpritur!
Faleminderit.

Photos from Hiking 4 Ever's post 14/05/2026

Të dashur miq të maleve,
Të dielën, më 17 Maj 2026 do të ngjitemi në majën e Oshllakut, Prevallë, Kosovë.
Maja e Oshlakut 2212m, njihet si kurrizorja më të gjata në Ballkan me pamje mbreslënëse në të dy anët e saj.
Ecja zgjat 6-7 orë në varësi të grupit me disnivel rreth 700 metra.
Niveli i vështirësisë: mesatar
Nisja do të bëhet në orën 06:00 pranë Fakultetit Juridik, Tiranë
Çfarë duhet të keni me vete
Çantë alpine, rroba për erën,
pantallona , kapele, syze dielli, këpucë të përshtatshme për ecje në mal, xhupi i lehtë, shkopinj dhe mushama shiu për çdo rast.
Ushqime si: sanduiç, fruta të thata, çokollata, etj.
Ujë: 1.5 litra
Për rezervime ju mund të telefononi në numrat 069 351 5444 ose 069 224 2541
Çmimi i këtij udhëtimi është 3000 lekë.
Të përfshira në këtë çmim janë:
Transporti vajtje-ardhje,
Guida shoqëruese dhe fotot.
Jeni të mirëpritur!

Photos from Hiking 4 Ever's post 14/05/2026

Të dashur miq të maleve,
Të dielën, më 15 Maj 2026 do të ngjitemi në majën e Oshllakut, Prevallë, Kosovë.
Maja e Oshlakut 2212m, njihet si kurrizorja më të gjata në Ballkan me pamje mbreslënëse në të dy anët e saj.
Ecja zgjat 6-7 orë në varësi të grupit me disnivel rreth 700 metra.
Niveli i vështirësisë: mesatar
Nisja do të bëhet në orën 06:00 pranë Fakultetit Juridik, Tiranë
Çfarë duhet të keni me vete
Çantë alpine, rroba për erën,
pantallona , kapele, syze dielli, këpucë të përshtatshme për ecje në mal, xhupi i lehtë, shkopinj dhe musha shiu për çdo rast.
Ushqime si: sanduiç, fruta të thata, çokollata, etj.
Ujë: 1.5 litra
Për rezervime ju mund të telefononi në numrat 069 351 5444 ose 069 224 2541
Çmimi i këtij udhëtimi është 3000 lekë.
Të përfshira në këtë çmim janë:
Transporti vajtje-ardhje,
Guida shoqëruese dhe fotot.
Jeni të mirëpritur!

08/05/2026

Përshëndetje miq të malit!
Për shkak të reshjeve të dendura të pritshme, ngjitja e nesërme në Livadhet e Ketit është anulluar, ndërsa ngjitja e së dirlës është e konfirmuar se koha pritet shumë e mirë.
Duke ju kërkuar ndjesë për anullimin e nesërm ju urojmë fundjavë të bukur!
Faleminderit për mirëkuptimin!

08/05/2026

Përshëndetje miq të malit!
Grupi për ngjitjen e së djelës, më 10 Maj 2026 në majën e Arithit është i konfirmuar.
Për të interesuarit ka ende 3 vende.
Jeni të mirëpritur!
Përshëndetje miq të malit!
Këtë të diel, më 10 Maj 2026 do të ngjitemi në Majën e Arithit 1986 metra.
Nisja ora 06:00, pranë Fakultetit Juridik, Tiranë.
Ngjitja fillon nga fshati Dushaj në Fushë - Bulqizë. I gjithë shtegu ngjitje-zbritje zgjat afërsisht 7-8 orë, varësisht grupit, duke përfshirë pushimet me 16 km dhe disnivel rreth 1300 metra.
Maja e Arithit ka një shteg të sigurt, me vështirësi mesatare, madje ecja është shumë e përshtatshme për këdo që ka përvoja të ngjitjes në mal dhe ofron peizazhe të paharrueshme. Koha pritet shumë e bukur, e kthjellët dhe me temperatura rreth 12-13 gradë në majë. Sa më shumë ngjitesh, aq më shumë hapet pamja mbi luginat dhe malet përreth. Nga maja e malit shihen malet të të cilat i kemi ngjitur me grupin tonë si: mali i Velivarit, i Rudinës, i Kërcinit, Korabi, mali i Dejës, i Gramës dhe qershia mbi tortë maja e Korabit.
Çfarë duhet të kemi me vete:
Këpucë me qafa për ecje malore, shkopinj,
Ujë 1-1.5L
Fruta të thata, çokollata dhe ushqime sipas dëshirës.
Veshje sportive (dhe veshje rezervë), gatersa, mushama kundra shiut dhe doreza, syze dhe krem dielli.
Çmimi: 2000 lekë
Të përfshira në çmim:
Transporti vajtje - ardhje.
Guida shoqëruese.
Foto gjatë aktivitetit.
Për informacione të mëtejshme dhe rezervime ju lutemi na telefononi në numrat: 069 351 5444 ose 069 224 2541
Jeni të mirëpritur!
Faleminderit!

05/05/2026

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address

"Perlat Rexhepi"
Tirana