25/07/2026
Të dashur adhurues të çiklizmit.
Klubi ynë mbështet eventin e çiklizmit që do organizohet në fshatin Debresh në përkujtim të njeriut që kishte pasion çiklizmin dhe adhurues i flakt i këtij sporti.
Nexhbedin Nexho Memedi humbi jetën tragjikisht në Qershor të këtij viti.
Eventi është i përshtatshëm për të gjith grupmoshat dhe çiklohet reth e mreth fshatit Debresh.
Jeni të gjith të mirseardhur.
25/06/2026
🚴♂️❤️ Cycling Club Eagles në mbështetje të “Cycle Kosovo for Children 2026” ❤️🚴♂️
Me krenari të veçantë, Cycling Club Eagles ishte një ndër mbështetësit kryesorë të eventit humanitar Cycle Kosovo for Children 2026 (CKC 2026). Falë angazhimit dhe zemërgjerësisë së anëtarëve tanë, si në mënyrë direkte ashtu edhe indirekte, arritëm të kontribuojmë me 3,000 € donacione, të cilat do të shërbejnë për përmirësimin e kushteve për foshnjat dhe nënat në spitalet e Kosovës, si dhe për mbështetjen e reparteve të pediatrisë dhe neonatologjisë.
Ky mision humanitar u përfaqësua denjësisht nga 13 çiklistë të klubit tonë, të cilët përshkuan rreth 460 kilometra nëpër Kosovë gjatë 4 ditëve të eventit, duke përballuar mbi 5,000 metra ngjitje. Përkushtimi, sakrifica dhe fryma e solidaritetit që treguan ata janë shembull i vlerave që përfaqëson klubi ynë.
Pjesëmarrësit e Cycling Club Eagles në CKC 2026 ishin:
• Arif Shurdhani
• Agim Amiti
• Ragmi Hajredini
• Isuf Ramadani
• Orhan Morina
• Skender Sejdiu
• Refik Ramadani
• Bujamin Ahmeti
• Blerim Hajdini
• Senad Mamudi
• Fatmir Fetinci
• Suat Iseni
• Sabri Berbatovci
Një mirënjohje e veçantë shkon për çiklistin tonë Sabri Berbatovci, i cili tejkaloi çdo pritshmëri. Ai udhëtoi me biçikletë nga Zürich-i deri në vendlindje, duke përshkuar rrugën për 6 ditë, dhe më pas iu bashkua menjëherë edhe eventit humanitar 4-ditor të CKC 2026. Një dëshmi e jashtëzakonshme e përkushtimit, vullnetit dhe zemrës së madhe për kauzën.
Jemi krenarë që, përmes sportit, mund të japim kontributin tonë për një kauzë kaq të rëndësishme. Falënderojmë të gjithë donatorët, mbështetësit dhe çiklistët që u bënë pjesë e këtij misioni humanitar. Çdo kilometër i përshkuar dhe çdo euro e dhuruar është një hap më shumë drejt kushteve më të mira për fëmijët, foshnjat dhe nënat në Kosovë.
Së bashku pedaluam për një qëllim më të madh se vetja jonë. 💙🚴♂️
18/06/2026
Sot nisë festivali më i bukur i Çiklizmit : Cycling Kosovo for Children, falemnderojmë përzermërsisht firmën Uni Project për Shërbimin e logjistikës të klubit EAGELS.
07/03/2026
Dje, më 6 Mars, zhvilluam iftarin e përbashkët me anëtarët e klubit të çiklizmit EAGLES në Zvicër.
Ky është një iftar tradicional që organizohet çdo vit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, duke na bashkuar si komunitet dhe duke forcuar miqësinë mes anëtarëve të klubit.
Ju urojmë të gjithëve agjërim të lehtë, shëndet dhe mirësi në këtë muaj të bekuar.
Njëkohësisht, ju dëshirojmë një sezon të mbarë çiklistik! 🦅🚴♂️🇦🇱🇨🇭
07/12/2025
6 Dhjetor 2025.
Dje festuam një moment të veçantë për komunitetin tonë sportiv, 5 vjetorin e themelimit të Cycling Club Eagles, klubit të vetëm shqiptar të çiklizmit në Zvicër.
Një rrugëtim që nisi me pasion dhe përkushtim, sot është shndërruar në një familje të vërtetë çiklistësh, që mbledh së bashku shqiptarë nga e gjithë Zvicra.
Në këtë mbrëmje të paharrueshme, e cila përkoi edhe me darkën tradicionale të fundvitit, festuam jo vetëm arritjet e klubit, por edhe frymën e bashkëpunimit, miqësisë dhe sportit që na bashkon. Çdo kilometër i përshkuar, çdo sfidë e kapërcyer dhe çdo aktivitet i organizuar prej nesh ka qenë i mundur falë energjisë dhe pjesëmarrjes së secilit prej jush.
Falënderojmë të gjithë anëtarët, mbështetësit dhe miqtë e klubit që e bëjnë “Cycling Club Eagles” një histori suksesi dhe uniteti.
Le të vazhdojmë së bashku këtë rrugëtim të bukur, me synime edhe më të larta dhe me po të njëjtin shpirt sportiv që na karakterizon.
Gëzuar përvjetorin dhe gëzuar festat!
Cycling Club Eagles, bashkë më të fortë, në rrugë e jashtë saj.
Me Respekt
Kryesia e CCE