08/03/2021
Nje jete kushtuar nenes, gruas ,motres e jo nje dite. Bota disi keshtu ndahet ne kete dite qe cdohere sjell viti. Te bukura, inteligjente, rebele, pasionante, luftarake, mekatare, jane disa lavde qe perkedhelin siluetat e brishta femerore , i japin fryme botes , ushqejne historine dhe rrenjet e njerezimit , sepse femra i mbart dhe i zgjidh enigmat e medyshjet ekzistenciale.Eshte nje utopi te kerkosh te shpalosesh pafundesine. Femrat ia dolen. Ato u enden midis dy boteve si qenie njerezore , si nimfa te mbinatyrshme , te prekshme dhe hyjnore , si gladiatore te identitetit te perbashket njerezor. Ne nuk qendruam indolente as perballe kesaj dite. Merreni si te doni, ky tempull I bukurise qe dikush diku I dha emrin ,Armine’ sot e shenon kete dite me modestine me te larte. U zgjuam ne mengjese dhe po I thurrim disa rreshta, lulet zbukurojne cdo cep te kesaj hapsire ku lartesohet veshja. Po, sot do I dhurojme ato, do ua falim dashurine qe ju na falni cdo dite. Do I pranoni nga duart e njoma te nje ekipi vajzash te cilat si ne korre do ju thone : ,Urime 8 Marsi’- nena, bashkeshorte e motra te lumtura te ketij nenqielli.