Kombëtarja e Kosovës - Dardanët

Kombëtarja e Kosovës - Dardanët

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Kombëtarja e Kosovës - Dardanët, Sports Team, Rruga.Rinia, Pristina.

Photos from Kombëtarja e Kosovës - Dardanët's post 27/09/2022

Kosova shkëlqen ndaj Qipros!
Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me shkëlqim ciklin e sivjetmë të Ligës së Kombeve. Dardanët, në ndeshjen e fundit të Grupit 2 në Ligën C, e kanë mposhtur Qipron, me rezultat bindës 5:1, duke çuar në delir tifozët e pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kësisoj, Kosova e mbylli këtë fushatë në pozitën e dytë, me 9 pikë, duke qëndruar dhe në ciklin e ardhshëm në Ligën C.

🇽🇰

27/09/2022

Përfundon ndeshja në Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë!

Kosova 5-1 Qipro

27/09/2022

Formacioni zyrtarë i Kosovës ndaj Qipros!

🇽🇰

27/09/2022

"Për Kosovë, jetën dojmë me dhanë"!

🇽🇰

Photos from Kombëtarja e Kosovës - Dardanët's post 26/09/2022

Kosova synon fitoren kundër Qipros!
Kombëtarja e Kosovës synon fitoren në ndeshjen e nesërme kundër Qipros, e cila zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në orën 20:45. Fitorja do t’ia mundësonte Dardanëve ta mbajnë pozitën e dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, teksa me barazim nuk do të rrezikonte rënien në Ligën D.

🇽🇰

26/09/2022

Nesër kundër Qipros dëshirojmë ta ruajmë mbijetesën në Ligën C dhe vetë nderin tonë. Për t’i arritur këtë të dyja, kemi nevojë për ndihmën e çdo tifozi. Kemi nevojë që thirrjes për të ardhë në stadium dhe për ta përkrahur Kosovën, t’i përgjigjen të gjithë anëtarët e tifogrupit tonë – sepse në të kundërtën do të ketë pasoja, që nënkupton shqyrtim të anëtarësisë.

Secili që do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” duhet të rreshtohet me zemër në përkrahje të Kombëtares së Kosovës për një ndeshje kaq jetike.

Bëjmë thirrje për mobilizim. Kërkojmë bashkim. Nuk duam përçarje!
Të gjithë i duam në stadium: -edhe ata që pajtohemi, por edhe ata që pajtohemi më pak. Kosova është e të gjithë ne. Njëherë e mirë t’i lëmë anash dasitë dhe t’i dalim zot vendin tonë.

Koha të mos i nënshtrohemi debateve virtuale, por t’i japim jehonë një atmosfere çfarë i ka hije popullit të Kosovës.

Anëtarët e Dardanëve luten të konsultohen dhe kontaktojnë përfaqësuesit e qyteteve respektive për t’u pajisur me bileta. Bëjmë thirrje për shkallë të ndërgjeshmërisë. Nuk do të tolerohet nga kryesia e Dardanëve asnjë abuzim me shpërndarjen e biletave.

Besa, besë!

🇽🇰

24/09/2022

Përfundon ndeshja!

Irlanda e Veriut 2-1 Kosova
Golashënues Vedat Muriqi!

🇽🇰

24/09/2022

Formacioni zyrtarë i Kosovës ndaj Irlandës së Veriut!

🇽🇰

24/09/2022

Sot, jemi sa në Belfast, sa në Prishtinë, por me mendje të gjithë bashkërisht te Kosova jemi të gjithë!

Në ditën e ndeshjes, kur Kosova do të luajë ndaj Irlandës Veriore në udhëtim, ne si tifogrup paralajmërojmë se jemi të shpërndarë qoftë në Belfast, ashtu edhe në Prishtinë, ku do të organizohemi.

Pra, të gjithë ata që kanë bileta për të hyrë në stadium, ju ftojmë që të takohemi pak para fillimit të ndeshjes, në (Trademarket 14 dublin road Belfast BT2 7hn).

Ndërkaq, për të gjithë të tjerët që janë në Kosovë, ju njoftojmë se nga ora 17:00 të gjithë anëtarët e Dardanëve që nuk kemi shkuar në Belfast, do të mblidhemi së bashku për ta shikuar ndeshjen në fan club’in tonë zyrtar.

Nga të gjitha anët, kudo, ju ftojmë që t’i përkrahim djelmoshat tonë, nga të cilët presim angazhim maksimal dhe që të dalin me pikë të plota, për ta rikthyer edhe emocionin e fitores.
Për fitore. Për Kosovën.

Besa, besë!

🇽🇰

Photos from Kombëtarja e Kosovës - Dardanët's post 23/09/2022

Dardanët kryejnë stërvitjen në Belfast, Amir Rrahmani mungon kundër Irlandës së Veriut!
Kombëtarja e Kosovës pasditen e sotme e ka mbajtur stërvitjen e fundit në Belfast para ndeshjes së nesërme kundër Irlandës së Veriut. Atmosfera dhe motivi për fitore tek Dardanët është në nivel të lartë, por brengosëse për përzgjedhësin Giresse është konfirmimi i mungesës së kapitenit Amir Rrahmani për këtë duel.

🇽🇰

Photos from Kombëtarja e Kosovës - Dardanët's post 23/09/2022

Dardanët nisen për në Belfast!

Kombëtarja e Kosovës është nisur sot paradite për në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, ku të shtunën, do ta zhvillojë ndeshjen e parafundit në kuadër të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Dardanët nën drejtimin e përzgjedhësit Alain Giresse janë përgatitur për këtë ndeshje që nga dita e hënë, teksa sot pasdite në orën 17.30 sipas kohës lokale në Belfast do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes.

Photos from Kombëtarja e Kosovës - Dardanët's post 22/09/2022

Dardanët mbajtën stërvitjen e fundit para udhëtimit në Belfast!
Kombëtarja e Kosovës sot paradite e ka mbajtur stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali para udhëtimit për në Belfast, për ndeshjen kundër Irlandës së Veriut, në kuadër të Ligës së Kombeve, që zhvillohet, të shtunën, në orën 18:00. Seanca e sotme stërvitore nuk ka qenë aq e ngarkuar, ngase përzgjedhësi Giresse ka punuar kryesisht në aspektin taktik dhe në rreshtimin e ekipit për ndeshjen kundër irlandezo-veriorëve. Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në formë të mirë dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin e tyre për këtë duel.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Rruga.Rinia
Pristina
10000