05/09/2026
💙 VETËM KATËR VJEÇE E GJYSMË, POR ME NJË ËNDËRR TË MADHE! ⚽️✨
Vesa Bacaj është anëtarja më e re e familjes sonë! Me buzëqeshjen e saj të ëmbël dhe dashurinë e parë për topin, ajo i bashkohet ekipit të bambinave të KFV Prishtinës.
Ende pa mbushur pesë vjet, Vesa po hedh hapin e saj të parë në një rrugëtim ku do të luajë, do të mësojë, do të krijojë shoqëri dhe do të rritet duke besuar në veten e saj.
Në ditën e saj të parë, Vesa u prit ngrohtësisht nga bashkëlojtarja e saj, Aela, e cila i tregoi se në KFV Prishtina çdo vajzë e re gjen menjëherë një shoqe dhe një familje që e mbështet. 💙
Sepse ëndrrat e mëdha nuk presin që të rritemi, ato fillojnë që në hapat tanë të parë! 💙🤍
Mirë se erdhe në familjen e KFV Prishtinës, Vesa! ⚽️🥹
03/09/2026
🔥 LIZA VAZHDON ME KFV PRISHTINA! 🔥
Viti i tretë. E njëjta fanellë. I njëjti përkushtim. Edhe më shumë zjarr! 💙🤍
KFV Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e kontratës me Liza Hoxhën edhe për sezonin 2026/2027!
Në edicionin e kaluar të Superligës, Liza ishte një nga shtyllat kryesore të skuadrës sonë. Ajo luajti në çdo ndeshje duke arritur maksimumin e minutave të mundshme dhe duke dëshmuar formë të jashtëzakonshme fizike, qëndrueshmëri, disiplinë dhe përgjegjësi të madhe ndaj fanellës.
Nga minuta e parë deri në të fundit, Liza luftoi për çdo top, fitoi duele dhe nuk u tërhoq asnjëherë. Me energjinë, karakterin dhe paraqitjet e saj të jashtëzakonshme, ajo tregoi se është një futbolliste te e cila skuadra mund të mbështetet në çdo moment.
Tashmë në vitin e saj të tretë me ne, Liza nuk është vetëm pjesë e ekipit, ajo është bërë pjesë e pandashme e identitetit dhe familjes së KFV Prishtinës.
Udhëtimi ynë i përbashkët vazhdon. Sfida të reja na presin, por Liza është gati: me të njëjtën forcë, me të njëjtën zemër dhe me edhe më shumë uri për fitore!
03/09/2026
THE ROAD IS SET. 🗺️⚽️
Shorti i Superligës së Kosovës u hodh sot dhe tashmë e dimë rrugëtimin tonë në pesë xhirot e para të sezonit 2026/27.
E nisim me dy ndeshje në udhëtim, ndaj Kosovës VR dhe Mitrovicës. Në xhiron e tretë luajmë në shtëpi kundër Malishevës, më pas udhëtojmë për t’u përballur me Feronikelin, ndërsa pesëshen e parë e mbyllim në shtëpi ndaj Dukagjinit.
01 — Kosova VR ✈️
02 — Mitrovica ✈️
03 — Malisheva 🏠
04 — Feronikeli ✈️
05 — Dukagjini 🏠
Pesë sfida të ndryshme.
Një fanellë. Një ekip. Një Prishtinë. 💙🤍
Vajzat janë gati.
See you on the pitch. ✌️🔥
01/09/2026
💙 NGA BANKAT E SHKOLLËS NË FUSHËN E ËNDRRAVE ⚽️📚
Me fillimin e vitit të ri shkollor, të gjitha vajzave të KFV Prishtinës, e veçanërisht bambinave tona që këtë vit ulen për herë të parë në bankat shkollore, ju dëshirojmë shumë suksese! 💙
Në KFV Prishtina, shkolla do të jetë gjithmonë në plan të parë. Futbolli nuk e zëvendëson edukimin, e plotëson atë.
Na mëson disiplinën, punën në ekip, komunikimin, respektin, guximin për të provuar dhe forcën për t’u ngritur pas çdo gabimi.
Në klasë mësojmë për jetën.
Në fushë mësojmë si ta jetojmë atë së bashku.
Mësoni. Luani. Ëndërroni. Rrituni! 💙🤍⚽️📚
Dhe një ditë, kur të jeni rritur, ndoshta nuk do t’i mbani mend të gjitha notat, golat apo rezultatet. Por do ta mbani mend vajzën që ish*t, shoqet që ju qëndruan pranë dhe ëndrrat që nisët t’i ndërtonit së bashku.
Sepse para se të bëheni futbolliste të mira, ne duam t’ju shohim të bëheni vajza të arsimuara, të guximshme dhe të zonja për ta zgjedhur vetë rrugën tuaj.
Paçi një vit të mbarë shkollor, vajzat tona!
E ardhmja është e juaja💙
01/09/2026
Ndiqni vajzat e KFV “Prishtina” në Koha.net ❤️
Sara, Dua, Amina dhe Dea💙💙💙💙
Rrugëtimi historik KFV Prishtina – Klubi që po fuqizon rreth 200 vajza përmes futbollit | SOT KTV
| KTV© KOHA. All rights reserved.
29/08/2026
Thank you Telegrafi.com ❤️
KFV Prishtina nënshkruan marrëveshje me Webster University Geneva Campus, siguron bursa për vajzat në menaxhim sportiv
Bashkëpunimi mes KFV Prishtina dhe Webster University Geneva Campus u krijon vajzave mundësinë që futbollin ta shohin jo vetëm si karrierë sportive, por edhe si një rrugë drejt menaxhimit dhe udhëheqjes së sportit. Vajzat e klubit që zgjedhin të studiojnë Administrim Biznesi me fokus n....
29/08/2026
Thank you RTV21💙⚽️👩🎓
KFV Prishtina nënshkruan marrëveshje me Webster University Geneva Campus, siguron bursa për vajzat në menaxhim sportiv · RTV21
Bashkëpunimi mes KFV Prishtina dhe Webster University Geneva Campus u krijon vajzave mundësinë që futbollin ta shohin jo vetëm si karrierë sportive, por edhe si një rrugë drejt menaxhimit dhe udhëheqjes së sportit. Vajzat e klubit që zgjedhin të studiojnë Administrim Biznesi me fokus n....
26/08/2026
🎓⚽ FROM THE FOOTBALL PITCH TO THE UNIVERSITY CAMPUS
KFV Prishtina is proud to announce a new collaboration with Webster Geneva Campis aimed at creating scholarship opportunities for girls who dream of building their future in Sports Management.
We want our girls to imagine themselves not only as players, but as the future managers, executives, administrators, strategists and decision-makers of international sport.
And there are few places in Europe more inspiring to begin that journey than Switzerland.
Studying in Geneva places our girls within reach of an extraordinary international sports ecosystem: UEFA’s headquarters in Nyon, UEFA's Foundation HQ, and the International Olympic Committee in Lausanne, alongside the many international organisations, federations and institutions that make Switzerland one of the world’s most important centres for sports governance.
Through this collaboration, talented and ambitious girls at KFV Prishtina will have the opportunity to explore pathways to study Sports Management at Webster Geneva Campus in Geneva, combining their passion for football with an international university education.
This is also a natural continuation of the journey KFV Prishtina began with the support of the UEFA Foundation for Children, using football as a platform for education, empowerment, leadership and equal opportunities for girls.
Today she may wear the KFV Prishtina jersey.
Tomorrow, she could be sitting in a classroom studying Sports Management.
And one day, she could be walking through the doors of UEFA, FIFA, the IOC or another major international sports organisation, not as a visitor, but as a professional and a leader.
From Prishtina to Geneva.
From players to future leaders.
From opportunity to possibility.
⚽ 🎓 🇽🇰 🇨🇭
Prishtina Women's Football Club x Webster Geneva Campus
Because the future of football needs women not only on the pitch, but wherever decisions are made.
22/08/2026
🔵⚪️ EMA MALIQI NËNSHKRUAN KONTRATËN E PARË PROFESIONALE! ✍️⚽️
Një ditë për t’u mbajtur mend për Ema Maliqin! 💙
Ema iu bashkua ekipit tonë para dy vitesh, si pjesë e grupmoshës U17. Vitin që lamë pas, ajo debutoi në Superligën e Kosovës, duke u bërë futbollistja më e re e ekipit tonë në futbollin elitar.
Pak para nisjes drejt Italisë për të përfaqësuar Kosovën në Lojërat Mesdhetare, Ema, e shoqëruar nga prindi i saj Arben Maliqi, nënshkroi kontratën e saj të parë profesionale me KFV Prishtina, duke u bërë pjesë e skuadrës sonë në Superligën e Kosovës.
Nga një vajzë me ëndrra të mëdha, në futbolliste profesioniste dhe përfaqësuese e Kosovës. Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi që premton shumë. 🇽🇰✨
Në këtë rrugëtim, Ema vazhdon të ketë mbështetjen e Groupe Orllati SA, donatorit kyç të KFV Prishtina, i cili përmes programit të bursave po investon drejtpërdrejt në zhvillimin dhe të ardhmen e vajzave tona.
Urime, Ema!
✍️Kontrata e parë.
🏆Superliga.
🇽🇰Kosova.
Tani, drejt Italisë! 🇮🇹🇽🇰
Krenarë me ty! 🔵⚪️