05/09/2026
🇽🇰 10 VITE NGA FILLIMI I NJË HISTORIE!
5 shtator 2016. Një datë që do të mbetet përgjithmonë në historinë e futbollit të Kosovës.
Në Turku të Finlandës, Dardanët zbritën në fushë për herë të parë në një ndeshje zyrtare të eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”. Një fillim i ri, një ëndërr e madhe dhe një kapitull që sapo kishte nisur. 🇽🇰
🇫🇮 Finlanda 1-1 Kosova 🇽🇰
Ishte kapiteni Valon Berisha ai që shkroi emrin e tij në historinë e përfaqësueses, duke shënuar gol nga pika e bardhë për barazimin e Kosovës.
⚽️ Goli i parë i Kosovës në eliminatoret e një Kampionati Botëror.
Sot bëhen 10 vite nga ajo mbrëmje në Turku. Dhjetë vite histori, emocione, sakrificë dhe krenari.
Nga Turku i Finlandës… deri te stadiumet më të mëdha të Evropës. 🇽🇰❤️
Historia e Dardanëve vazhdon.🇽🇰
04/09/2026
Mirë se vjen Erblin!
Forca Kosovë🇽🇰💙
11/05/2026
🇽🇰 Ndeshjet miqësore të Kombëtares së Kosovës ⚽
🆚 🇨🇿Çekia
📅 31 Maj 2026
🏟️ Stadiumi “Epet Arena”, Pragë
🆚 🇦🇩Andorra
📅 7 Qershor 2026
🏟️ Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë
🇽🇰
01/05/2026
Kombëtarja vishet me adidas!
🇽🇰Kombëtarja e Kosovës do të vishet me fanellat e brendit të njohur adidas për ciklin e ri të garave evropiane, në kuadër të Skemës së Asistencës për Veshje të UEFA-s. Përmes kësaj skeme, Federata e Futbollit e Kosovës përfiton nga furnizimi me veshje cilësore për ndeshje dhe stërvitje, të dizajnuara në mënyrë të personalizuar dhe në përputhje me identitetin e ekipit.
⚽️E themeluar në vitin 2007, skema e UEFA-s synon të mbështesë federatat kombëtare duke u ofruar atyre fanella dhe pajisje sportive të standardeve të larta. Në këtë cikël të ri, adidas është përzgjedhur si furnizues zyrtar pas një procesi tenderimi që ka vlerësuar cilësinë, përballueshmërinë dhe përvojën në projekte të ngjashme.
💙Për dy sezonet e ardhshme, dhjetë kombëtare evropiane, përfshirë Kosovën, do të paraqiten me dizajne unike të adidas, të zhvilluara në bashkëpunim të ngushtë me federatat përkatëse.
🔐Për më tepër, Federata e Futbollit e Kosovës do të ketë qasje në shërbimin ekskluziv “Locker Room” të adidas, i cili mundëson dizajnimin dhe porositjen e veshjeve të personalizuara për ekipet, duke garantuar standarde të larta performance dhe prezantim dinjitoz në arenën ndërkombëtare.
🇽🇰
31/03/2026
Ngriteni kokën lart djem, pasi bëtë zemrat mal të një populli të tërë shqiptar me paraqitjen në fushë. Ditët më të mira për neve akoma kanë për të ardhur. Përfunduam me humbje të dhimbshme e me lot, por ishin lot krenarie. Besa-besë, deri sa të kemi jetë, gjithmonë në përkrahje të juve. 🇽🇰
🇽🇰
31/03/2026
🔥11 gladiatorët e Kosovës për finalen e madhe
🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰
🇽🇰
31/03/2026
Urime ditëlindjen, Edon Zhegrova! 🎂
Plani ishte ta prisnim tortën në drekë... por e lamë për "desert" pas ndeshjes. Sepse festa e vërtetë fillon atëherë! 🥳🥳
Po a paramendojmë se e dini cila ishte dëshira e Edonit kur i fryu qirinjtë? 🕯️
E thjeshtë, por e madhe: Kupa e Botës 2026! 🇽🇰🏆
🇽🇰