30/08/2026
🎯 🥉 ETIEN QOSHJA NGJITET NË PODIUM — PRISHTINA OPEN 2026
Pas suksesit të veteranëve tanë, radha i vjen brezit të ri!
Lojtari ynë garoi në kategorinë Junior U17 të turneut ndërkombëtar Prishtina Open Table Tennis International Tournament 2026, përballë një konkurrence tepër të lartë me lojtarë nga disa shtete, shumë prej tyre me përvojë në turne evropiane dhe u ngjit në vendin e tretë! 🥉
Në një kategori ku çdo ndeshje kërkon maksimumin, Etieni tregoi përqendrim, guxim dhe mbi të gjitha vendosmëri për të luftuar deri në pikën e fundit. Nuk u dorëzua në asnjë moment dhe pikërisht ky është karakteri që ndërton kampionë.
🔥 Krenarë me ty, Etien! 🤍💙