Federata Shqiptare e Qitjes Sportive

Call Directions Website Contact the business

Federata Shqiptare e Qitjes Sportive Albanian Shooting Sport Federation

🏅 **Edukimi antidoping – në mbështetje të sportit të pastër!**Më datë **21 nëntor 2026, në Tiranë**, NADO Albania organi...
26/11/2026

🏅 **Edukimi antidoping – në mbështetje të sportit të pastër!**

Më datë **21 nëntor 2026, në Tiranë**, NADO Albania organizoi një trajnim edukues me sportistët dhe trajnerët e Federatës Shqiptare të Qitjes, në kuadër të promovimit dhe ndërgjegjësimit për rëndësinë e sportit të pastër.

Gjatë trajnimit u trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me rregullat antidoping, substancat dhe metodat e ndaluara, përgjegjësitë e sportistëve dhe trajnerëve, si dhe rëndësia e parandalimit të shkeljeve antidoping.

Për sportin e qitjes, ku përqendrimi, disiplina dhe përgjegjësia janë elementë thelbësorë, edukimi antidoping është pjesë e rëndësishme e përgatitjes sportive dhe respektimit të parimeve të Fair Play.

Federata Shqiptare e Qitjes vlerëson këtë nismë dhe bashkëpunimin me NADO Albania për të forcuar kulturën e integritetit, përgjegjësisë dhe respektit ndaj vlerave të sportit.

**Sport i pastër, garë e ndershme!** 🎯

\

Atmosferë e zjarrtë dhe emocione të forta sot në Poligonin "Rexhep Rama" në Tiranë! Përgjatë edicionit të sivjetmë të "K...
21/11/2026

Atmosferë e zjarrtë dhe emocione të forta sot në Poligonin "Rexhep Rama" në Tiranë! Përgjatë edicionit të sivjetmë të "Kupës së Pavarësisë", sportistët më të mirë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi dhuruan spektakël tensioni dhe saktësie.
Në total, 28 garues, 14 femra dhe 14 meshkuj, konkurruan me përkushtim maksimal.
Kupa e Pavarësisë u mbyll me triumfin e Malit të Zi, ndërsa atmosfera u bë edhe më solemne me pjesëmarrjen e Presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, zotit Fidel Ylli, i cili përshëndeti garuesit drejtpërdrejt në poligon. Kjo shtoi peshë dhe mbështetje institucionale për këtë event të rëndësishëm rajonal.

20/11/2026
🎯 **12 SPORTISTËT MË TË MIRË TË VITIT – FEDERATA SHQIPTARE E QITJES**Më 31 tetor, Federata Shqiptare e Qitjes organizoi ...
01/11/2026

🎯 **12 SPORTISTËT MË TË MIRË TË VITIT – FEDERATA SHQIPTARE E QITJES**

Më 31 tetor, Federata Shqiptare e Qitjes organizoi aktivitetin me 12 sportistët më të mirë të vitit, ku morën pjesë 6 djem dhe 6 vajza, duke sjellë në qendër të vëmendjes talentin, përkushtimin dhe rezultatet me te mira te sportive dhe renditjen e 12 sportisteve me te mire te vitit 2026. Nje aktivitet gjate te cilit sportitstet tregojn dhe marrin frutet e punes se tyre nje vjecare dhe ne perfundim te te cilit u vendosen dhe dy rekorde te reja nga sportistet e rinj te Ekipit Flamurtarit Najka Mustafa dhe Dejsi Gjeci ne pushke.

Në kuadër të projektit ** **, ky aktivitet përcolli një mesazh të rëndësishëm për promovimin e **barazisë gjinore në sport**, duke dëshmuar se vajzat dhe djemtë kanë mundësi të barabarta për të zhvilluar talentin, për të konkurruar dhe për të arritur rezultate të larta.

Aktiviteti u bë gjithashtu pjesë e fushatës **Tetori Rozë**, ku vajzat e qitjes u bashkuan duke mbajtur simbolin e fjongos rozë. Përmes këtij simboli, ato përcollën mesazhin e ndërgjegjësimit për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit, parandalimit dhe kontrolleve të rregullta, si dhe të një stili jetese të shëndetshëm, ku sporti dhe aktiviteti fizik luajnë një rol të rëndësishëm.

💗 **Sporti na bashkon, na fuqizon dhe na mëson të kujdesemi për veten!**

\

🔟 Tetor , ne poligonin e klubit student në 📍Tirane, Federata Shqiptare e Qitjes zhvilloi aktivitetin “Kupa e Klubeve” ne...
10/10/2026

🔟 Tetor , ne poligonin e klubit student në 📍Tirane, Federata Shqiptare e Qitjes zhvilloi aktivitetin “Kupa e Klubeve” ne garen ekipore.Fitues i kupës u shpall 🏆ekipi i Flamurtarit, i cili pati tre ekipe në vendet e te dyte. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “BeActive”, dedikuar 🎗️Tetorit Roze dhe promovimit të barazisë gjinore, me pjesëmarrjen e rreth 38 sportistëve, ku gjysma ishin femra. Ky aktivitet theksoi pjesëmarrjen aktive të grave si trajnere, si gjyqtare, ashtu edhe si lidere në zhvillimin e sportit të qitjes. Federata Shqiptare e Qitjes vlerëson të gjithë sportistet dhe trajnerët pjesëmarrës për kontributin në suksesin e këtij aktiviteti.

Writing🎯 **BEACTIVE – MIX TEAM | FEDERATA SHQIPTARE E QITJES**Më **19–20 shtator 2026**, në Poligonin e Qitjes në qyteti...
22/09/2026

Writing

🎯 **BEACTIVE – MIX TEAM | FEDERATA SHQIPTARE E QITJES**

Më **19–20 shtator 2026**, në Poligonin e Qitjes në qytetin e Durrësit, Federata Shqiptare e Qitjes organizoi aktivitetin **Mix Team**,

Në këtë garë dyshe, e cila promovon **barazinë gjinore dhe pjesëmarrjen e përbashkët të vajzave dhe djemve në sport**, morën pjesë **15 çifte qitësish**, të cilët garuan në disiplinat e pistoletës dhe pushkës.

Pjesë e aktivitetit u bënë edhe sportistët e ekipit të basketbollit **Teuta**, të cilët iu bashkuan qitësve në një seancë të përbashkët qitjeje, duke sjellë një përvojë të veçantë sportive dhe shkëmbim mes disiplinave të ndryshme.

💚 **BeActive – Bashkojmë sportin, promovojmë barazinë dhe frymëzojmë një jetë aktive!**

Address

Liman Kaba, Parku Olimpik
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Federata Shqiptare e Qitjes Sportive posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Federata Shqiptare e Qitjes Sportive:

Shortcuts

Share

Category

Nearby gyms & sports facilities