Fit Mom with Dina

Fit Mom with Dina Prenatal and postpartum programs
Programi 8 javor “Fit Mom”

08/09/2026

Kur nuk ke shumë kohë, por dëshiron një vakt të shpejtë, të freskët dhe ushqyes. 🥗

Rudina përgatit një sallatë ideale për ditët e ngarkuara të çdo mami. 🤍

Ruaje recetën për më vonë!

06/09/2026

Pyetje reale nga mamat, përgjigje që na vlejnë të gjithave. 🤍

Ke një dilemë për ushqimin, stërvitjen apo rutinën? Na shkruaj — mund të jetë tema e radhës në FitMom. ✨

Pse barku vazhdon të duket ndryshe edhe pas lindjes? 🤔Gjatë shtatzënisë, muskujt e barkut zgjaten dhe largohen nga njëri...
04/09/2026

Pse barku vazhdon të duket ndryshe edhe pas lindjes? 🤔

Gjatë shtatzënisë, muskujt e barkut zgjaten dhe largohen nga njëri-tjetri për t’i krijuar hapësirë bebit. Kjo gjendje quhet diastazë abdominale dhe është shumë më e zakonshme nga sa mendohet.

Me ushtrimet e duhura, diastaza mund të përmirësohet, por fokusi nuk duhet të jetë vetëm te pamja apo ngushtimi i hapësirës. Synimi kryesor është rikthimi i forcës, tensionit dhe funksionit të duhur të muskujve të barkut.

Nëse dyshon se ke diastazë pas lindjes, rekomandohet një vlerësim nga një fizioterapist i specializuar në shëndetin e dyshemesë pelvike.

Ruaje këtë postim dhe dërgoja një mami që duhet ta dijë. 💗

02/09/2026

Stërvitja juaj për barkun është këtu dhe zgjat vetëm 2 minuta!
Pa pajisje. E shpejtë, e thjeshtë dhe e fokusuar te muskujt e thellë të barkut.

Këto ushtrime me intensitet të ulët janë më të përshtatshme pas C-section duke ju ndihmuar të riaktivizoni core-in dhe të punoni pjesën e poshtme të barkut.

4 ushtrime
20 sekonda secili
Përsëritini për 3 raunde

30/08/2026

Nuk është normale të kesh rrjedhje të urinës kur kollitesh apo teshtin.

Shumë gra përjetojnë rrjedhje urinare, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, ndjesi presioni në pjesën e poshtme ose vërejnë se barku shtyhet përpara kur ngrenë diçka.

Dhe shpesh dëgjojnë: “Kështu është shtatzënia” ose “Është normale pas lindjes.”

Por e vërteta është ndryshe.

Këto mund të jenë shenja që muskujt e core-it dhe dyshemesë pelvike nuk po funksionojnë në koordinim me njëri-tjetrin.

Dhe po, funksioni i tyre mund të rehabilitohet — dhe nuk është kurrë vonë për të filluar.

Kur mëson si të menaxhosh presionin, si të aktivizosh muskujt e thellë të core-it dhe si t’i koordinosh ata me dyshemenë pelvike, simptomat mund të fillojnë të përmirësohen.

28/08/2026

Shtatzënia nuk do të thotë të ndalosh së lëvizuri. 🤰🏻

Aktiviteti fizik gjatë shtatzënisë, kur është i përshtatshëm dhe i sigurt për nënën, sjell përfitime që shkojnë përtej të ndjerit më aktive apo ruajtjes së formës fizike.

Studimet sugjerojnë se aktiviteti i nënës mund të lidhet edhe me ndryshime në rregullimin e shprehjes së gjeneve te fëmija, përmes mekanizmave epigjenetikë.
Pra, nuk po flasim për ndryshimin e ADN-së së bebit, por për mënyrën se si disa gjene mund të aktivizohen ose të shprehen.

Për nënën, lëvizja e rregullt mund të ndihmojë gjithashtu në ruajtjen e forcës, përmirësimin e humorit, menaxhimin e shtimit në peshë dhe përgatitjen e trupit për lindjen. 🧘🏻‍♀️

Çdo shtatzëni është e ndryshme, ndaj intensiteti dhe lloji i ushtrimeve duhet të përshtaten individualisht dhe sipas këshillës së mjekut.

Sepse kur kujdesesh për veten gjatë këtyre 9 muajve, po investon edhe në një fillim sa më të mirë për bebin tënd. 🤍

25/08/2026

Nëse barku yt ende duket sikur je 6 muajshe shtatzënë… por fëmija yt është 2 vjeç?

Ndoshta nuk është thjesht një bark i fryrë. Dhe ndoshta ushtrimet që po bën nuk po ndihmojnë aq sa mendon…

Ka një arsye që shumë mama e vënë re këtë ndryshim edhe vite pas lindjes — dhe quhet diastazis rekti.

Si ta kuptosh nëse e ke, çfarë po ndodh me muskujt e barkut dhe çfarë duhet të bësh ndryshe?
Rudina e shpjegon në video. 👆

Ruaje këtë video — mund të jetë pikërisht informacioni që të ka munguar. 🤍

PasLindjes

NE🥰 paçim sa me shume dite te tilla ku qendrimi me njeri-tjetrin te jete gjeja me e rendesishme.      🇬🇷
24/08/2026

NE🥰 paçim sa me shume dite te tilla ku qendrimi me njeri-tjetrin te jete gjeja me e rendesishme.
🇬🇷

Dhimbja e legenit gjatë shtatzënisë nuk është diçka që duhet thjesht ta durosh. 🤰🏻Nëse të dhemb kur kthehesh në shtrat, ...
23/08/2026

Dhimbja e legenit gjatë shtatzënisë nuk është diçka që duhet thjesht ta durosh. 🤰🏻

Nëse të dhemb kur kthehesh në shtrat, ngjit shkallët, ecën për një kohë të gjatë apo qëndron në njërën këmbë, mund të lidhet me dhimbjen e brezit pelvik (PGP), që mund të përfshijë edhe zonën e simfizës pubike.

Lajmi i mirë? Me lëvizjen e duhur, forcimin dhe menaxhimin e ngarkesës, simptomat shpesh mund të lehtësohen. 💗

👉 Lexo carousel-in dhe mëso të dallosh sinjalet që të jep trupi yt.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fit Mom with Dina posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Fit Mom with Dina:

Shortcuts

Share

Category