12/10/2026
Kenaqesi e vecante takimi me Presidentin e Federates Nderkombetare te Padelit, z. Luigi Carraro, si dhe me CEO e Premier Padel, z. David Sugden, i cili njekohesisht eshte edhe Sekretar i Pergjithshem i Qatar Sports Investments.
Gjate Asamblese se Pergjithshme te Padel FIP, zhvilluam takime me perfaqesues te federatave nga e gjithe bota, me fokus te vecante bashkepunimin me federatat e shteteve te vogla evropiane dhe atyre te rajonit te Ballkanit.
Nje nder zhvillimet me te rendesishme ishte pranimi i 15 federatave te reja, duke e cuar numrin e federatave anetare te FIP-it ne 115 shtete. Ky zgjerim deshmon se padeli vazhdon te rritet cdo vit dhe se endrra olimpike po afrohet gjithnje e me shume.
Gjithashtu, u prezantua Raporti Boteror i Padelit, i cili konfirmon rritjen e jashtezakonshme te ketij sporti ne nivel global. Sipas te dhenave te prezantuara, padeli luhet ne 191 shtete, me rreth 40 milione lojtare, mbi 1 milion prej te cileve ne nivel profesional, si dhe afersisht 100,000 fusha ne mbare boten. Vecanerisht inkurajuese eshte pjesemarrja e femrave, e cila perben rreth 47% te komunitetit te padelit.
Keto zhvillime konfirmojne potencialin e madh te padelit dhe rendesine e vazhdimit te punes per zhvillimin e tij edhe ne Kosove, me synimin per ta forcuar pranine tone ne arenen nderkombetare.
•••
[email protected]
www.padelkosova.com
+383 45 462 111
©️Kosovo Padel Federation